Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Elbasan/Prokuroria vë në sitë familjet e mëdha, dyshohen për pastrim parash

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Elbasan/Prokuroria vë në sitë familjet e mëdha, dyshohen për pastrim parash

Prokuroria e Elbasanit ka nisur një hetim ndaj bizneseve të të gjitha familjeve të mëdha të këtij qyteti, përfshi edhe atë të kryebashkiakut, Qazim Sejdini. Nën hetim janë pronarë të bizneseve të shumta  me xhiro dhe fitime në miliona euro xhiro.

Në kërkesën zyrtare të Prokurorisë së Elbasanit, theksohet se Drejtoria rajonale e tatimeve duhet të japë informacion për 66 persona, nëse janë të regjistruar si subjekte, a i kanë paguar detyrimet dhe çfarë fitimi kanë pasur ndër vite.

 “Shtetasit e mëposhtëm janë të regjistruar si subjekt tatimpagues dhe nëse po, të na dërgoni informacion të detajuar në lidhje me objektin e veprimtarisë, vendin e ushtrimit, statusin, faktin nëse është debitor në pagesat e detyrimeve fiskale, masat administrative te marra, sa aktivitete janë të regjistruar në emër të tyre, fitimet që kanë realizuar ndër vite”, shkruhet në shkresën e prokurorisë së Elbasanit dhe të siguruar nga Vizion Plus.

Shefi i prokurorisë së Elbasanit Dritan Gina, ka deleguar drejtuesin e seksionit Erida Kokonozi, për të ndjekur dosjen voluminoze. Kërkesa për drejtorinë tatimore mban datën 27 tetor 2017 dhe ajo vjen pas regjistrimit të procedimit penal me nr 1542 për veprën penale te “pastrimit te produkteve te veprës penale dhe veprimtarisë kriminale” te parashikuar nga neni 287 i kodit penal.

Sipas burimeve të Prokurorisë së Përgjithshme theksohet se ky  hetim lidhet edhe me ngjarjen e mesit të muajit shtator në qytetin e Elbasanit, kur një makinë “Audi” goditi mjetin e policisë gjatë një aksioni pranë tregut të qytetit.

Nën hetim për pastrim parash janë edhe persona që kanë qendra tregtare, kompani ndërtimi, kompani transporti, lokale e biznese nga më të ndryshmet. Bie në sy fakti se shumë prej emrave përbëjnë familje të tëra. Prokuroria dyshon se pronat janë transferuar mes anëtarëve të të njëjtës familje me qëllim fshehjen e te ardhurave. Ky hetim që prej elitën ekonomikë të Elbasanit vjen në kohën kur procesi i vetingut në drejtësi sapo ka nisur por ai do të përfshijë sigurisht edhe lidhjet e biznesit dhe krimin dhe drejtuesit politike në nivel lokal dhe qe qendror.

Tags: 66 personadyshohenElbasanparashpastrimProkuroriasitë

TË LIDHURA

CNN: Tensione në Shqipëri pas akuzave ndaj Ballukut
Aktualitet

CNN: Tensione në Shqipëri pas akuzave ndaj Ballukut

22:08 | 23/12/2025
Aksident në aksin Vrion-Krane, automjeti përmbyset në kthesën e Finiqit
Aktualitet

Aksident në aksin Vrion-Krane, automjeti përmbyset në kthesën e Finiqit

21:12 | 23/12/2025
Emrat/ Rrëmbyen dy persona në vitin 2023, dërgohen në gjykim tre të dyshuarit
Aktualitet

Emrat/ Rrëmbyen dy persona në vitin 2023, dërgohen në gjykim tre të dyshuarit

20:25 | 23/12/2025
Next Post
Ndeshja e 600 e Messit, përballë viktimës së preferuar

Ndeshja e 600 e Messit, përballë viktimës së preferuar

Netflix përjashton Spacey-n pas akuzave për ngacmime seksuale

Netflix përjashton Spacey-n pas akuzave për ngacmime seksuale

Policia merr zvarrë tifozët e Tiranës

Policia merr zvarrë tifozët e Tiranës







JU REKOMANDOJMË

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025
Ilir Meta dëshmon në SPAK, : më informuan se protesta do të ishte e dhunshme, do mbyllej me vrasje

Ilir Meta dëshmon në SPAK, : më informuan se protesta do të ishte e dhunshme, do mbyllej me vrasje

15:18 | 18/12/2025




TË FUNDIT

Mekanizëm i ri nominimesh, cilët banorë shkuan në televotimin e parë të e Big Brother VIP 5
Showbizz

Mekanizëm i ri nominimesh, cilët banorë shkuan në televotimin e parë të e Big Brother VIP 5

by mirseda
00:44 | 24/12/2025
0

Një mekanizëm i ri nominimesh është shfaqur në edicionin e pestë të Big Brother VIP. Katër banorët...

Surprizat nuk kanë fund, kush është banorja e radhës që i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP 5

Surprizat nuk kanë fund, kush është banorja e radhës që i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP 5

00:06 | 24/12/2025
Nga Portokallia në Big Brother, ‘gjyshja’ 75-vjeçare futet në shtëpi

Nga Portokallia në Big Brother, ‘gjyshja’ 75-vjeçare futet në shtëpi

23:57 | 23/12/2025
Për herë të dytë në Big Brother/ Kush është banorja më e re që bëhet pjesë e shtëpisë

Për herë të dytë në Big Brother/ Kush është banorja më e re që bëhet pjesë e shtëpisë

23:18 | 23/12/2025
Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova mirëpresin bebin nr. 4!

Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova mirëpresin bebin nr. 4!

22:48 | 23/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com