Pjesë nga fjala e Bashës me gratë sipërmarrëse në Elbasan:
“Evazioni fiskal ka arritur kulmin, s’ka raport që nuk e përmend. Pse? Se i rrisin taksat, i trajtojnë 5 biznese si të nënës e 95 si të njerkës dhe pastaj ndërrojnë çdo dy vjet procedurat e fiskalizimit, kasat, e të tjerë, e të tjerë. Prandaj ju garantoj që ky proces të cilin ne e konsiderojmë korruptiv, do të ndalet dhe ju nuk do të paguani. Ata që kanë paguar do të rimbursohen sepse njësoj si gjobat e tjera që ka marr shteti shqiptar për shkak të papërgjegjshmërisë dhe klientelizmit të këtij kryeministri. Fiskalizim i themi ne tani, po është një proces thellësisht korruptiv do të ndalen dhe përgjegjësit do të vihen para ligjit”
“Janë dy gjëra të cilat janë të lidhura me njëra tjetrën (energjia elektrike dhe nafta), plani ynë për ekonominë dhe plani ynë për gruan në shoqëri. Pse kemi një plan të veçantë për gruan? Sepse me të vërtetë është gjysma e shoqërisë por ka dyfishin e ngarkesës dhe merr më pak përkrahje sesa merr gjysma tjetër e shoqërisë. Edhe sikur ta zhveshim këtë nga përditshmëria, ajo që preku Flutura, domethënë sa e vështirë është për një grua të çajë përpara në raport me një burrë në jetën e përditshme si sipërmarrëse, por jo vetëm, në çdo fushë tjetër çdokush e kupton që në qoftë se ke gjysmën e shoqërisë me dyfishin e ngarkesës dhe gjysmën e përkrahjes krahasuar me gjysmën tjetër atëherë ke një defekt të madh në ingranazhin që e çon shoqërinë përpara.”