Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Ekzekutoi Elton Çiçon, burg përjetë ndaj Jani Aliajt

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Ekzekutoi Elton Çiçon, burg përjetë ndaj Jani Aliajt

Gjykata e Tiranës ka vendosur burg përjetë  në mungesë ndaj  Jani Aliajt, i akuzuar si i dyshuar për ekzekutimin e Elton Çiços. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 1 majit të vitit 2016  në një lokal në Tiranë, ku Çico u qellua për vdekje teksa ndodhej në një nga tavolinat e lokalit. Pas hetimeve të bëra, në akuzë  për vrasjen u vu shtetasi Jani Alia, i cili akuzohet edhe për “Mbajtja pa leje e armeve, municionit luftarak, bombave apo minave”.

Dosja

Në dosjen e plotë të prokurorisë, theksohet se Jani Aliaj dhe Renato Milloshi janë zyrtarisht dy personat e shpallur në kërkim për vrasjen e Elton Çiçës, i ekzekutuar mbrëmjen e 1 majit në një lokal në qendër të Tiranës.

Policia nuk ka mundur të arrestojë ende të dyshuarit ndaj të cilëve ka një urdhër-arrest të lëshuar nga Gjykata e Tiranës. Elton Çiça sipas prokurorisë dyshohet se ka qenë autori apo porositësi i disa ngjarjeve në shenjë hakmarrje për dhunimin dhe grabitjen e prindërve të tij në qytetin e Tepelenës.

Kjo është arsyeja përse ai u ekzekutua me plumb në kokë në një nga zonat më të populluara të Tiranës teksa ishte në shoqërinë e një oficeri policie, një gazetari dhe një mjeku. Për fshehjen e armës së viktimës policia arrestoi oficerin e policisë dhe mjekun, por ata u lanë të lirë nga gjykata pak kohë më parë.

Prokuroria thotë se ka zbardhur tërësisht këtë ngjarjen, madje disa nga provat e krimit sipas prokurorisë janë gjetur në një automjet tip “BMË X6” që përdorte Jani Aliaj dhe në shtëpinë me qira të të dashurës së tij në Tiranë. Sipas dosjes së prokurorisë rezulton se 36-vjeçari nga Tepelena është ekzekutuar me dy plumba ndërsa lidhur me personalitetin e tij prokuroria e dyshohen atë si autor ose porositës i një sërë ngjarjesh të rënda kriminale.

Zanafilla e këtyre ngjarjeve është dhunimi dhe grabitja e prindërve të Çiçës në Tepelenë më 30 mars të vitit 2015. Disa persona të maskuar kanë hyrë në banesën e prindërve të shtetasit Elton Çiça dhe pasi kanë ushtruar dhunë ndaj tyre u kanë vjedhur një sasi prej 5000 Eurosh dhe janë larguar. Gjatë hetimeve në lidhje me këtë ngjarje janë identifikuar autorët e kësaj ngjarje të cilët kanë rezultuar të jenë shtetasit Ervis Imeri, Robert Rama, Sokol dhe Arben Jella.

Pas kësaj ngjarje dyshohet se shtetasi Elton Çiça ka nisur të hakmerret ndaj personave që dhunuan dhe grabitën prindërit e tij. Më 08.06.2015, rreth orës 20:00, në lagjen nr.17/1 të qytetit të Durrësit është vrarë me armë zjarri Robert Rama. Më 12.07.2015, në automjetin e markës “Fiat”, model Cinquecento, me targa “AA 021 HD”, në përdorim të shtetasit Ervis Imeri është vendosur një sasi prej 600 gr lëndë eksplozive (tritol) e lidhur me një telefon, e gatshme për t’u shpërthyer. Aktivizimi i lëndës plasëse nuk është kryer sepse Ervisi Imeri e ka diktuar lëndën shpërthyese.

Më 07.12.2015, në Kombinat, si pasojë e shpërthimit të një lënde eksplozive është shkatërruar automjeti i markës “Ëolksvagen”, model “Golf”, me targa “AA 880 BX”, ku brenda ishte pronari, Elton Imeri, vëlla i Ervis Imerit. Si pasojë e shpërthimit Elton Ymeri është gjymtuar duke humbur një nga këmbët.

 

Sipas prokurorisë dyshohet që këto ngjarje të rënda kriminale e kanë pikënisjen nga ngjarja e datës 30.03.2015 e ndodhur në qytetin e Tepelenës, dhe se sipas tyre është hakmarrja e Elton Çiçës. Në vijim të hetimeve policia ka njoftuar që viktima ka pasur një konflikt serioz me shtetasin Jani Aliaj, i plagosur me thikë në një burg në Greqi nga Çiça.

Jani Aliaj është tentuar të vritet rreth një javë para vrasjes së Elton Çiços, ngjarje e ndodhur në Gjirokastër. Sipas informacionit të policisë autori i vrasjes së Elton Çiçës, ka zbritur nga një automjet Ford Focus, ngjyrë e errët, me targa të palexueshme. Në parkingun e kompleksit të pallateve te ish-Parku është konstatuar e braktisur autovetura Ford Focus me targa AA560NX, për të cilën nuk interesohet njeri.

Mjeti është në pronësi të shtetasit Renato Milloshit, person i cili ka transportuar autorin e vrasjes së Çiçës. Këto prova janë konfirmuar edhe nga analizat e AND-së së një bishti cigareje të gjetur pranë vendit të ngjarjes si dhe nga qelizat e antenave telefonike. Por pavarësisht prove, policia nuk ka mundur të gjejë ende autorët e dyshuar të vrasjes se Elton Çiçës.

 

Tags: AliajtburgekzekutoiElton ÇiçonJanijetendaj

TË LIDHURA

Mbi 500 të infektuar me Covid çdo javë, shumica nuk kryejnë më teste
Aktualitet

Mbi 500 të infektuar me Covid çdo javë, shumica nuk kryejnë më teste

21:33 | 30/09/2025
“Ai mbante maskë anticovid dhe armë të gjatë, deshi të më qëllojë”, shoku i fëmijërisë rrëfen momentet e fundit të Elis Rroshkodolit
Aktualitet

“Ai mbante maskë anticovid dhe armë të gjatë, deshi të më qëllojë”, shoku i fëmijërisë rrëfen momentet e fundit të Elis Rroshkodolit

20:50 | 30/09/2025
Rama: Qendra e Mirëseardhjes në Sarandë, pika e parë e kontaktit për mijëra vizitorë
Politikë

Rama: Qendra e Mirëseardhjes në Sarandë, pika e parë e kontaktit për mijëra vizitorë

19:06 | 30/09/2025
Next Post
Video/Zbulohet laboratori i drogës në Fier, gjendet edhe një gomone

Video/Zbulohet laboratori i drogës në Fier, gjendet edhe një gomone

Shkarkohet pedagogu i Tiranës, ja për çfarë akuzohet

Shkarkohet pedagogu i Tiranës, ja për çfarë akuzohet

Zbulohet emri i ish-ministrit të LSI-së që lidhi Metën me oligarkun rus

Shkarkimi i Hajdarmatajt, befason Meta: S’kam komente për Prokurorinë, po merrem me...

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

Zelensky lëshon alarmin: Situata në termocentralin bërthamor të Zaporizhias është kritike
Bota

Zelensky lëshon alarmin: Situata në termocentralin bërthamor të Zaporizhias është kritike

by mirseda
22:35 | 30/09/2025
0

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të martën se situata në centralin bërthamor Zaporizhia të pushtuar nga Rusia...

Panik në Ibiza të Spanjës, shirat e rrëmbyeshëm bënë që të mbyllen plazhet dhe shkollat

Panik në Ibiza të Spanjës, shirat e rrëmbyeshëm bënë që të mbyllen plazhet dhe shkollat

22:11 | 30/09/2025
Meloni: Rrezikon planin e Trump për dhënien fund të luftës, karvani i anijeve për në Gaza duhet të ndalet

Meloni: Rrezikon planin e Trump për dhënien fund të luftës, karvani i anijeve për në Gaza duhet të ndalet

21:45 | 30/09/2025
Mbi 500 të infektuar me Covid çdo javë, shumica nuk kryejnë më teste

Mbi 500 të infektuar me Covid çdo javë, shumica nuk kryejnë më teste

21:33 | 30/09/2025
Parashqevi Simaku reagon pas deklaratës së Shqipe Hysenajt: Sot dua t’ju them vetëm kaq: Mua nuk më bëni dot asgjë!

Parashqevi Simaku reagon pas deklaratës së Shqipe Hysenajt: Sot dua t’ju them vetëm kaq: Mua nuk më bëni dot asgjë!

21:14 | 30/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com