Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Ekzekutohet barbarisht biznesmeni “Leku” në mes të plazhit të Strugës

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Ekzekutohet barbarisht biznesmeni “Leku” në mes të plazhit të Strugës

Një shqiptar i Maqedonisë është vrarë ditën e sotme në lokalin e tij.

Bëhet fjalë për Dilaver Bojku, i njohur me nofkën Leku, i cili ka lindur në vitin 1959 në Veleshtë të Strugës.

Dilaver Bojku është vrarë me një plumb në kokë në plazhin e Strugës, bëjnë me dije mediet maqedonase. Ai është vrarë para lokalit të tij, Aqua Blue.

Vrasja ka ndodhur diku rreth orës 17 të pasdites, në sy të plazhistëve.

Pasi ka punuar në Zvicër mësohet  se Bojku ka hapur klube nate, ku janë ofruar edhe shërbime joligjore pothuajse në të gjitha qytetet më të mëdha, si në Shkup, Ohër, Strugë, Gostivar, Manastir, si dhe në disa fshatra. Leku është një person jo pak i njohur për policinë, në rradhë të parë për tregtinë me femra.

Kush është Dilaver Bojku

Dilaver Bojku, i njohur me nofkën Leku, personi që u vra pasditen e sotme në Strugë, ka lindur në vitin 1959 në Veleshtë të Strugës. Ai u be i njohur, në radhë të parë për policinë e Maqedonisë, e më vonë edhe për Interpolin dhe FBI-në amerikane, si dhe për publikun më të gjerë, për aktivitet e tij të shumta kriminale, në radhë të parë për prostitucion.

Si i ri, pas një qëndrimi në Zvicër, ku punon në ndërtim, në vitet ’80 kthehet në Maqedoni.

Atje hap klube nate, ku ofrohej nder te tjera prostitucion dhe droge.

Deri ne vitin 2000, ai  ka operuar në linjën Ballkan-Evropë, duke sjellë prostituta nga shtetet e ish-Jugosllavisë, Ukraina, Molldavia dhe duke çuar si klandestine në vendet e Bashkimit Evropian shqiptarë, kurdë, pakistanezë dhe afgane.

Me punë operative dhe me bashkëpunim të FBI-së (dega Budapest) me policitë evropiane, Bojku identifikohet, grumbullohen dëshmi për punët kriminale dhe shpallet fletarrest ndërkombëtar, shkruan Express-i.

Në shkurt të vitit 2003 arrestohet nga policia e Maqedonisë, me ç’rast në klubet e tij zbulohen dhjetra vajza që kanë qëndruar ilegalisht në vend. Gjykata e Strugës e dënon me 6 muaj burg për mbajtje të një femre pa dëshirën e saj, gjë që në opinion pritet me habi të madhe, për shkak të dënimit të butë që i është shqiptuar. Pas ankesës së prokurorisë dënimi i rritet në 3 vjet.

Më 20 qershor 2003, derisa transportohej nga burgu me siguri të ulët, i ik policisë. Marshallët amerikanë madje shpallin shpërblim prej 10.000 dollarë për atë që do të ndihmojë në zënien e Bojkut.

Për arratisjen e tij nga burgu, së shkruan Expressi, kanë shkruar edhe mediat botërore, si The Neë York Times, Guardian etj.

Rreth dy javë pasi ik nga burgu i Strugës, arrestohet në Ulqin të Malit të Zi, prej nga kishte planifikuar të braktiset, fillimisht për Itali, e më pas për Brazil.

Sidoqoftë, Bojku kthehet në Maqedoni ku e vuan dënimin, ndërsa pas daljes nga burgu humb edhe nga fokusi i publikut dhe medieve dhe për të dihet se i është rrekur biznesit me hotelieri dhe turizëm.

Leku, u vra sot me armë zjarri në në plazhin e Strugës që ishte në pronësi të tij. Sulmi ndodhi në rreth orës 16:45 në kafiterinë “Aqua Bluesky” që ishte gjithashtu pronë e Bojkut. Sipas raporteve të medies, një person i panjohur deri në këto momente, i është afruar Bojkut përderisa ai ka qenë në plazhin e tij Akua Blu, në bregun e liqenit rreth orës 16:45, dhe ka shkrepur disa plumba në drejtim të tij. Sipas dëshmitarëve okularë, sulmuesi me shpejtësi është larguar nga vendi me motoçikletë.

Nga policia deri më tani nuk japin detaje, ndërsa në proces është formimi i ekipit hetues policor që do të punojë në zbulimin e rastit.

 

Tags: biznesmeniekzekutohetlekuStrugës

TË LIDHURA

Aksident në galerinë e kromit “Klosi” në Bulqizë, firma mban të fshehur rastin
Aktualitet

Aksident në galerinë e kromit “Klosi” në Bulqizë, firma mban të fshehur rastin

18:59 | 11/03/2026
Protesta e PD-së para Kuvendit, Ambasada Amerikane: Shmangni zonat e përplasjeve
Aktualitet

Protesta e PD-së para Kuvendit, Ambasada Amerikane: Shmangni zonat e përplasjeve

17:37 | 11/03/2026
Pas shkarkimit të Ilir Prodës, dalin kandidatët për kreun e Policisë së Shtetit
Aktualitet

Pas shkarkimit të Ilir Prodës, dalin kandidatët për kreun e Policisë së Shtetit

17:03 | 11/03/2026
Next Post
Faktet që mund të mos i dini mbi psikologjinë e njeriut

Faktet që mund të mos i dini mbi psikologjinë e njeriut

Mbytjet në det, Berisha: U shënua viktima e 21-të e këtij sezoni, katër herë më shumë se në të gjithë Evropën

Mbytjet në det, Berisha: U shënua viktima e 21-të e këtij sezoni, katër herë më shumë se në të gjithë Evropën

Ja si patatja “ushqeu” rritjen e kapitalizmit liberal

Ja si patatja “ushqeu” rritjen e kapitalizmit liberal







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit
Bota

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit

by mirseda
22:46 | 11/03/2026
0

Izraeli njoftoi këtë të mërkurë në mbrëmje se ka filluar një valë sulmesh në shkallë të gjerë...

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

22:17 | 11/03/2026
Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

22:05 | 11/03/2026
BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

22:05 | 11/03/2026
Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

21:57 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com