Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Ekzekutimi i Kasmit, kokainë dhe silenciator në banesë. Autori i dyshuar…

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Ekzekutimi i Kasmit, kokainë dhe silenciator në banesë. Autori i dyshuar…

Zbulohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e djeshme në Tiranë, ku u ekzekutua 41-vjeçari Devi (Dëfrim) Kasmi. Mësohet se policia e ka mbajtur të siguruar vendngjarjen deri në mëngjesin e sotëm, kur është bërë këqyrja me dritë natyrale, ndërsa ka gjetur dhe sekuestruar gjithsej 9 gëzhoja.

Në vendngjarje u gjetën dhe 2 pistoleta, njëra në çantën e supit të viktimës dhe tjetra shumë pranë trupit të tij. Të dy armët kanë qenë me fishekë, ndërsa tashmë janë dërguar në laborator.

Devi Kasmi u ekzekutua sapo doli nga pallati, para të cilit qëndronte motori me 2 persona, njëri prej të cilëve ka qëlluar në drejtim të 41-vjeçarit.

Kasmi rezulton i shpallur në kërkim në vitin 2010 për veprën penale të falsifikimit, pasi ishte dënuar nga gjykata e Pogradecit me 1 vit burg, ndërsa në 2014-ën ai u hoq nga lista e të shpallurve në kërkim.

Pas kontrollit në banesën e viktimës Kasmi, janë gjetur rreth 3 kg kokainë dhe 100 gramë LCD. Po ashtu është gjetur një armë automatike me silenciator.

Kasmi nuk rezulton të jetë marrë me aktivitete të paligjshme në Shqipëri, por në Spanjë ku ka jetuar për shumë vite.

Ka dyshime se ai ka tentuar të vrasë Domart Konjarin në Spanjë. Konjari u plagos me 5 plumba por mbijetoi, shkruan BalkanWeb. Ai ishte dënuar në Francë me 10 vjet burg, por u lirua në Shqipëri për shkelje procedurale dhe dyshohet se është i përfshirë në disa vepra penale, përfshirë vrasje në Shqipëri dhe Francë si dhe trafik droge.

Veprimtaria kriminale e Konjarit shtrihej në disa shtete si në Shqipëri, Francë, Holandë, Belgjikë, Spanjë, Itali dhe Gjermani.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, u rihap procesi ndaj Konjarit. Ky i fundit është në arrati dhe akuzohet për një sërë veprash penale në Francë si, “trafik ndërkombëtar droge” dhe “krijimi i organizatave kriminale”. Në seancën e djeshme, Gjykata i konsideroi të ezauruara procedurat ligjore për njoftimin e të pandehurit në lidhje me procesin.

Që prej vitit të shkuar, seancat ndaj tij shtyheshin. Nga ana tjetër, avokati mbrojtës kërkoi në seancën e djeshme që çështja të transferohej në Francë.

Por Gjykata e Krimeve të Rënda e refuzoi këtë kërkesë, duke vijuar procedimin në Shqipëri në mungesë të të pandehurit. Domart Konjari u arrestua në nëntor të vitit 2015, për llogari të autoriteteve franceze.

Mirëpo, pesë muaj më vonë, Apeli i Krimeve të Rënda zbuti masën e sigurimit ndaj Konjarit, nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitjeje”.

Kjo bëri që Konjari të arratisej dhe të jetë ende në kërkim. Në dosjen që Krimet e Rënda kanë marrë nga autoritetet franceze, renditen me detaje të gjitha veprimtaritë e Konjarit në Shqipëri, Francë, Holandë, Belgjikë, Spanjë, Itali dhe Gjermani.

Konjari dyshohet se drejtonte rrjetin e trafikut të kokainës, pasi mendohet se ka lidhje direkte me burimin e prodhimit të saj në Amerikën e Jugut. Si pasojë e këtij rrjeti, influencës në treg dhe shpërndarjes së drogës në Europë, hetuesit francezë thonë se kanë ndodhur edhe disa vrasje, ku në dy raste, 42-vjeçari Konjari u ka shpëtuar atentateve me armë, shkruan Panorama.

Në dosje, emri i Konjarit përmendet si i përfshirë direkt ose indirekt në disa vrasje për trafikun e drogës. Aty përmendet vrasja e 29 gushtit të vitit 1998, kur është ekzekutuar Gentian Dervishi, i njohur ndryshe me nofkën “Gent Kadaifi”.

Vrasja ndodhi pranë “Shkollës së Kuqe”, në Tiranë. Më pas, emri i Konjarit del në vrasjen e ndodhur në vitin 2003, në qytetin Rene të Francës, ku u vra Erion Murati për një mosmarrëveshje për trafikun e drogës. Lista e atentateve ku dyshohet se ishte përfshirë Konjari, vijon me ngjarjen e 3 gushtit të vitit 2005 në Tiranë, ku u ekzekutua Fatjon Naxhaku.

LIRIMI I KONJARIT

Lirimi i Domart Konjarit nga ana e Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda solli edhe një përplasje mes Shqipërisë dhe Francës. Ambasadori francez në Shqipëri, në atë kohë reagoi ashpër ndaj drejtësisë shqiptare.

Edhe ministri i atëhershëm i Drejtësisë, Ylli Manjani kërkoi ndjesë për vendimin e Apelit, duke nisur një inspektim për mënyrën se si u ndryshua masa e sigurisë ndaj Konjarit. Por megjithatë, Gjykata e Lartë, në maj të vitit 2016, i dha të drejtë Apelit të Krimeve të Rënda duke rrëzuar rekursin e Prokurorisë.

SI U ARRESTUA

Domart Konjari ishte person në kërkim në kohën kur më datë 04.11.2015, rreth orës 17:40, në pikën e kalimit kufitar Kapshticë, Korçë, janë paraqitur në hyrje shtetasit Elton Çela, si drejtues mjeti dhe shtetasi me dokumente me identiteti Arben Lazri, si pasagjer.

Pasi punonjësi i policisë (kontrollori) ka vijuar procedurën e regjistrimit të shtetasve në pikën e kalimit, ka evidentuar se me të njëjtin identitet, Arben Lazri, me numër personal të njëjtë, por me fotografi tjetër, është i regjistruar në TIMS dhe një shtetas tjetër.

Po ashtu, punonjësi i policisë ka evidentuar se po i njëjti i asaj dite, shtetasi Arben Lazri, kishte dalje për në Greqi në orën 17:11. I intervistuar për këtë fakt, shtetasi i paraqitur me identitet Arben Lazri i ka prezantuar faktin se pasi ka dalë në pikën e kalimit në territorin grek, nga punonjësit e kësaj pike është kthyer pas, sepse i kërkonin disa dokumente të tjera.

Në këto rrethana, shtetasi i paraqitur me këtë identitet ka kaluar për një kontroll më të detajuar në vijën e dytë dhe ndërkohë që shoqërohej nga punonjësi i policisë për në zyrën përkatëse, shtetasi i paraqitur si Arben Lazri, i ka premtuar punonjësit të policisë për t’i dhënë 50 euro, me qëllim që të mos e vonin me procedurat e verifikimit, veprim të cilin e ka kundërshtuar punonjësi i policisë dhe e ka bërë prezent si fakt tek eprorët e tij.

Gjatë një verifikimi të hollësishëm të pasaportave lëshuar të njëjtit identitet dhe nga një verifikim i gjurmëve të gishtave të këtij shtetasi, është evidentuar se shtetasi i paraqitur me identitet Arben Lazri ka paraqitur identitet të rremë, pasi ky shtetas i përket identitetit të të pandehurit Domjart (Domart) Konjari, i datëlindjes 11.07.1973.

Tags: detajetDomart Konjariekzekutimine kerkimnë Tiranëshpallet

TË LIDHURA

Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit

21:58 | 23/08/2025
“Prehu në paqe Vëlla!” – Ylli Ndoqi: Artur Zheji, njeriu që jetoi “360 Gradë”, por që “u tradhtua” nga zemra
Aktualitet

“Prehu në paqe Vëlla!” – Ylli Ndoqi: Artur Zheji, njeriu që jetoi “360 Gradë”, por që “u tradhtua” nga zemra

21:40 | 23/08/2025
Zjarrvënia në Fier/ Balluku: Nuk mund të trajtohet si një vepër e lehtë penale, rrezikon jetën e njerëzve
Aktualitet

Zjarrvënia në Fier/ Balluku: Nuk mund të trajtohet si një vepër e lehtë penale, rrezikon jetën e njerëzve

21:21 | 23/08/2025
Next Post
Pse ia vlen të vizitoni Shqipërinë? Vendet që nuk duhet t’i humbisni

Pse ia vlen të vizitoni Shqipërinë? Vendet që nuk duhet t’i humbisni

“Barna onkologjike nuk ka, kryeministri nuk kursen as jetën”

“Barna onkologjike nuk ka, kryeministri nuk kursen as jetën”

Video/Sulmoi seksualisht dy femra, ç’po ndodh me taksistin shqiptar në Kanada

Video/Sulmoi seksualisht dy femra, ç’po ndodh me taksistin shqiptar në Kanada

JU REKOMANDOJMË

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

12:54 | 18/08/2025




TË FUNDIT

Banka zvicerane gjobitet për pastrim parash, vlera e krimit rreth 71 milion franga
Bota

Banka zvicerane gjobitet për pastrim parash, vlera e krimit rreth 71 milion franga

by mirseda
22:50 | 23/08/2025
0

Zyra Federale e Prokurorit të Zvicrës ka gjobitur bankën “Safra Sarasin” me 3.5 milion franga zvicerane (4.34...

Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”, vdes në Venecia ndihmësregjisori Diego Borella

Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”, vdes në Venecia ndihmësregjisori Diego Borella

22:45 | 23/08/2025
U hodhën nga varka në det, zhduken 12 emigrantë në Spanjë

U hodhën nga varka në det, zhduken 12 emigrantë në Spanjë

22:31 | 23/08/2025
“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

22:20 | 23/08/2025
Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit

Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit

21:58 | 23/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com