Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Eksportet rriten lehtë, ja çfarë shesim jashtë

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Eksportet rriten lehtë, ja çfarë shesim jashtë

Eksportet kanë vijuar të ngadalësojnë ritmet e rritjes edhe për 7-mujorin, duke reflektuar ecurinë e dobët të grupit të “mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë”, ndërsa sektori që po performon më mirë është ai i “materialeve të ndërtimit dhe metaleve”. Për periudhën janar-gusht, shitjet e produkteve shqiptare jashtë vendit u rritën me 12.8% me bazë vjetore, duke ngadalësuar lehtë ritmet e rritjes, teksa për 5-mujorin, zgjerimi ishte gati 17% (për 6-mujorin 13.4% dhe 7 mujorin 12.9%), sipas statistikave të publikuara nga INSTAT.

Grupi më i madh i eksportuar vijuan të mbeten tekstilet dhe këpucët, që për 8-mujorin u rritën me 8.6%, në 77 miliardë lekë, duke përbërë 43% të totalit të eksporteve. Pesha e këtij grupi është rritur sërish, duke treguar varësinë e eksporteve tona nga shitja e krahut të lirë të fuqisë punëtore, që është edhe avantazhi kryesor konkurrues i vendit. Eksportuesit kanë kaluar një vit të mirë, si rrjedhojë e rritjes së kërkesës nga partnerët italianë, të cilët i janë larguar Kinës dhe Lindjes së Mesme dhe po preferojnë të punojnë me Shqipërinë për shkak të avantazheve që ajo ka, krahas krahut të lirë të fuqisë punëtore, si afërsia me Europën, që mundëson të punohet me porosi të vogla dhe të shpeshta.

Grupi “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”, i është rikthyer rritjes në gusht, pas rënies që shënoi në dy tremujorët e mëparshëm. Destinacioni kryesor i eksporteve nga Bankers Petroleum, një nga eksportuesit më të mëdhenj, është kthyer Spanja, e cila është renditur sërish si një ndër partnerët më të mëdhenj, pas Italisë. Për 8 mujorin, eksportet e këtij grupi u rritën me vetëm 1.6%, në 29.3 miliardë lekë. Ai mbetet grupi i dytë më i madh i eksportuar, por pesha e tij ndaj totalit ka rënë ndjeshëm në vetëm 17%, nga gati 40% që arriti 3-4 vjet më parë, kur zuri peshën kryesore të eksporteve, për shkak të konjukturës së favorshme të çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare.

Në vlerë absolute, rritjen më të lartë të eksporteve ka vijuar ta ketë grupi “Materiale ndërtimi dhe metale”, me një zgjerim prej 8 miliardë lekë me bazë vjetore për 8-mujorin (për tekstilet e këpucët rritja për të njëjtën periudhë ishte 6 miliardë lekë), apo me 42%. Rigjallërimi i aktivitetit të Kurum (përmes kompanisë Albametal) dhe shtimi i eksporteve te materialeve të ndërtimit (çimentos) rezultojnë arsyeja kryesore e këtij zgjerimi. Pesha e këtij grupi po rritet me shpejtësi (16% për 8 mujorin), duke arritur edhe për pak atë të “minerale, lëndë djegëse dhe energji”.

Grupi “Ushqime, pije dhe duhan” është rritur me 18% në 18.1 miliardë lekë, duke përshpejtuar ritmet, në raport me 6 mujorin.

Grupit “Makineri pajisje dhe pjesë këmbimi” i është kthyer sërish ritmeve të larta të rritjes, me 27% për 7 mujorin, por ai mbetet i ulët në vlerë absolute, duke zënë 5.2% të totalit.

Grupet e tjera mbeten ende të papërfillshme përsa i përket eksporteve.

Sipas INSTAT, Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Materiale ndërtimi dhe metale” me +5,1 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë”  me +3,9 pikë përqindje, “Ushqim, pije, duhan” me +1,7 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të eksporteve, nuk ka ndikuar negativisht asnjë grup.

Eksportet në gusht

Sipas INSTAT, Tiranë, më 18 Shtator 2017: Në Gusht 2017 eksportet e mallrave arritën vlerën 18 mld lekë, duke u rritur me 12,0 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u ulur me 25,6 %, në  krahasim me Korrik 2017. Importet e mallrave në Gusht 2017 arritën vlerën 49 mld lekë, duke u rritur me   6,0 %, në krahasim me një vit më parë dhe duke u ulur me 10,1%, në krahasim me Korrik 2017. Deficiti tregtar i këtij muaji është 31 mld lekë, duke u rritur me 2,8 %, krahasuar me Gusht 2016 dhe me 2,5 %, në krahasim me Korrik 2017, shkruan Monitor.

Në tetë muajt e parë eksportet e mallrave arritën vlerën 177 mld lekë, duke u rritur me 12,8 %, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 400 mld lekë, duke u rritur me 6,3 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 223 mld lekë, duke u rritur me 1,6 %, krahasuar me 2016.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve:

Rritja vjetore e eksporteve prej 12,0 %, këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me +6,1 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë”  me +3,3 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan”  me +2,3 pikë përqindje. Grupi që ka ndikuar negativisht në ndryshimin vjetor të eksporteve, është: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -3,1 pikë përqindje.

Tags: eksportetja çfarëjashtëlehtërritenshesim

TË LIDHURA

Shkodër/ Konfirmohet rasti i parë i murtajës së bagëtive të imëta, ja çfarë paralajmërohet
Aktualitet

Shkodër/ Konfirmohet rasti i parë i murtajës së bagëtive të imëta, ja çfarë paralajmërohet

22:13 | 04/06/2025
Fituesit për vilat qeveritare: Vlora luksoze, Velipoja me traditë
Aktualitet

Fituesit për vilat qeveritare: Vlora luksoze, Velipoja me traditë

21:33 | 04/06/2025
Zgjedhjet e 11 majit/ KAS vendos nesër për Kukësin
Politikë

Zgjedhjet e 11 majit/ KAS vendos nesër për Kukësin

21:29 | 04/06/2025
Next Post
Vasili: Shpresoj ti përmbahen pikave të marrëveshjes

Vasili: Fundi i kohës së tangove PS-PD, LSI promotore e reformës zgjedhore

NDROQ/ Ndërtohet ura e re e Mënikut, u vjen në ndihmë 1.200 banorëve

NDROQ/ Ndërtohet ura e re e Mënikut, u vjen në ndihmë 1.200 banorëve

“S’keni parë gjë akoma”/ Jeni pronar toke, do paguani taksë ujitje edhe pa pasur uji

“S’keni parë gjë akoma”/ Jeni pronar toke, do paguani taksë ujitje edhe pa pasur uji

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025




TË FUNDIT

Zelensky i kërkon Putinit armëpushim dhe takim për paqen në Ukrainë
Bota

Zelensky i kërkon Putinit armëpushim dhe takim për paqen në Ukrainë

by mirseda
23:00 | 04/06/2025
0

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka sfiduar homologun e tij rus, Vladimir Putin për të nënshkruar një...

Aksident i rëndë/ Treni përplas një makinën , humb jetën shoferi

Aksident i rëndë/ Treni përplas një makinën , humb jetën shoferi

22:56 | 04/06/2025
Kriza politike në Kosovë, Zeka: Ja çfarë ndodh nëse Kurti nuk formon qeverinë

Kriza politike në Kosovë, Zeka: Ja çfarë ndodh nëse Kurti nuk formon qeverinë

22:34 | 04/06/2025
Ish-banori shpërthen keq ndaj Gjestit dhe Egli Takos

Ish-banori shpërthen keq ndaj Gjestit dhe Egli Takos

22:32 | 04/06/2025
Shkodër/ Konfirmohet rasti i parë i murtajës së bagëtive të imëta, ja çfarë paralajmërohet

Shkodër/ Konfirmohet rasti i parë i murtajës së bagëtive të imëta, ja çfarë paralajmërohet

22:13 | 04/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com