Ish-kryeministri Berisha ka dhënë një koment në emisionin “Fakt”, në lidhje me audio-përgjimin të Agron Xhafajt.
Sipas tij, përgjigjja është absolute si drita-dritë.
“Përgjigjja është në mënyrë absolute si drita-dritë. Ai është i Geron Xhafës dhe s’më intereson fare asnjë përgjigje, se Albert Veliu ishte në një detyrë që e kreu në një mënyrë të përsosur.
Ai bëri Edmond Dantesin ndaj Geron Xhafës. Nëse do shkruajnë shkrimtarët, atë do ta marrin si personazh”, tha Berisha.