Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Eksperti amerikan: Si po mundohet Rusia të destabilizojë SHBA-të dhe Evropën

8 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Eksperti amerikan: Si po mundohet Rusia të destabilizojë SHBA-të dhe Evropën

Një nga njohësit më të mirë të gjeopolitikës botërore, George Friedman thekson se Rusia po ndjek praktikat e Luftës së Ftohtë për të destabilizuar vendet e tjera.

Sipas  Friedmanit, për të ruajtur tentakulat që Kremlini ka shtrirë mbi Ukrainë, Rusia po përpiqet fshehurazi për të destabilizuar Evropën dhe vetë SHBA-në.

“Për shembull, marrim Ukrainën. E ballafaquar me një ekonomi të dobësuar dhe rritjen e fuqisë së SHBA-së në perëndim të saj, Rusia s’mund të bëjë vërtetë asgjë për të ndryshuar situatën në Ukrainë. Në vend të kësaj, Kremlini do të duhet të përdorë përpjekjet e fshehta për të destabilizuar Evropën dhe SHBA-në. Njerëzit e KGB-së që tashmë drejtojnë Rusinë, dhe që kanë arritur suksese taktike gjatë Luftës së Ftohtë, janë të kënaqur me këtë lloj taktike. Por ata harrojnë se sukseset e Moskës, qenë në analizë të fundit të parëndësishme dhe të gënjeshtërta. Si një goditje parësore, ato nuk funksionuan kurrë. Moska mund të ngatërrojë dynjanë dhe blejë kohë, por kjo nuk ndryshon realitetet themelore të pushtetit. Në fund, fuqia ushtarake dhe ekonomike, nuk mund të kompensohen nga manipulimi”, shprehet Friedman.

Analiza e plotë e George Friedman në “Geopolitical Futures”

Që prej themelimit të tij, Bashkimi Sovjetik ka zhvilluar fushata të planifikuara për të destabilizuar dhe neutralizuar armiqtë e mundshëm.

Pas Revolucionit rus, Lenini themeloi Internacionalen e Tretë, për të mbështetur partitë komuniste në mbarë botën.

Shërbimi inteligjent sovjetik, zhvilloi fushata dezinformacioni që kishin për synim të minonin qeveritë kombëtare, diskredituar figurat e tyre kryesore etj.

Pas Luftës së Dytë Botërore, fushata të tilla u intensifikuan. Sovjetikët pretenduan se Shtetet e Bashkuara, qenë duke përdorur armët bakteriale gjatë Luftës së Koresë.

Ata e përdorën lëvizjen globale kundër luftës amerikane në Vietnam, për të rekrutuar operativë të mundshëm, për të destabilizuar aleancën e udhëhequr nga Uashingtoni.

Gjatë viteve 1970, Bashkimi Sovjetik mbështeti gjithashtu organizatat terroriste evropiane, si Brigadat e Kuqe në Itali dhe Fraksionin e Ushtrisë së Kuqe në Gjermani, të cilat kryen vrasje, rrëmbime dhe bombardime.

Natyrisht, edhe Shtetet e Bashkuara  zhvilluan fushata e veta, që kishin për qëllim të dobësonin Bashkimin Sovjetik dhe aleatët e saj.

Që nga fillimi i Luftës së Ftohtë, SHBA rekrutoi emigrantë nga blloku sovjetik, në përpjekje për të nxitur kryengritje në Lindje.

Ajo transmetoi propagandë pro-perëndimore në gjuhë të ndryshme të bllokut komunist. Dhe Uashingtoni mbështeti grupe të ndryshme njerëzish (si organizata Solidariteti në Poloni apo hebrenjtë në Bashkimin Sovjetik) që dëshironin të largoheshin nga BRSS.

Pasi përfundoi Lufta e Ftohtë, Uashingtoni mbështeti të drejtat e njeriut dhe lëvizjet demokratike në ish-republikat sovjetike.

Rusët besonin se qëllimi i vërtetë i amerikanëve, ishte instalimi i qeverive pro-amerikane në republikat përreth, dhe për pasojë rrethimi i Rusisë me kombe armiqësore, të armatosur nga Shtetet e Bashkuara dhe të hapura për dislokimin e trupave amerikane.

Për rusët, pika e thyerjes erdhi në vitin 2004 me Revolucionin Portokalli në Ukrainë. Rusët e vlerësonin Ukrainën për rolin e saj si një shtet tampon, dhe në sytë e tyre, interesi i vetëm që mund të kishte SHBA-ja në Ukrainë, ishte ta bënte të papërshtatshëm pozicionin e Moskës.

Taktika të provuara dhe të vërteta

Pra, rusët, tanimë të udhëhequr nga Vladimir Putin dhe shumë të tjerë, që e filluan karrierën në KGB, filluan të shtojnë përpjekjet e tyre për destabilizimin e gjithë botës.

(Vetë Putin ka shërbyer në Gjermaninë Lindore, dhe pati një rol të rëndësishëm tek shumë nga operacionet e Bashkimit Sovjetik në Evropë).

Ata ndërtuan një ideologji të afërt me Krishterimin në vend të marksizmit, dhe e përdorën atë për të forcuar partitë dhe qeveritë e krahut të djathtë kundër Shteteve të Bashkuara.

Ideologjia ishte e re, por strategjia qe ende e bazuar në parimin se sa më të mëdha grindjet në një vend, aq më i dobët do të qe ai…dhe kësisoj aq më e sigurt do të jetë Rusia.

Përpjekja për të formësuar vendet e tjera, duke u fokusuar tek dezinformacionet dhe  ndihma financiare për partitë e krahut të djathtë ishte logjike, veçanërisht pas rënies së çmimeve të naftës dhe rritjes së pasigurisë në Rusi.

Mbjellja e dyshimit qe të paktën po aq e rëndësishme për fushatën ruse, sa edhe  funksionimi i aktivitetit në vetvete.

Duke lejuar rrjedhjen e informacionin se ata qenë të angazhuar në këto aktivitete, rusët e lanë qëllimisht të paqartë se kush ishte nën ndikimin e tyre dhe kush jo.

Kjo ishte një forcë e madhe shumëzuese, qëkur pasiguria i bëri të gjithë të dyshuar, dhe ku të gjitha veprimet shihen përmes lenteve të operacioneve ruse.

Edhe nëse askush në një vend të caktuar, mund të mos jetë nën kontrollin rus, mosbesimi në vetvete ishte një fitore.

Konsideroni shembullin më të famshëm: Në SHBA, Donald Trump mund të ketë pasur ose jo kontakte me rusët, por kjo s’ka rëndësi për qëllimet e Rusisë.

Thjesht të qenit në gjendje për të ngjallur këtë pikëpyetje, ata ia kanë dalë ta destabilizojnë sistemin.

Iluzioni i pushtetit

Problemi me këtë strategji, kur ajo u zbatua nga sovjetikët, ishte se nuk funksionoi kurrë në vetvete, ose më saktë, rezultatet e dëshiruara mund të jenë arritur, por fuqia sovjetike u mbështet vetëm minimalisht tek to, dhe çështjet e mëdha strategjike mbetën të paprekura.

Së pari në Luftën e Dytë Botërore, Hitleri shtypi të gjitha këtij lloj operacionesh në ditët e para të regjimit të tij, dhe së dyti, zbulimi sovjetik nuk arriti dot të parashikojë (ose Stalini refuzoi të kuptojë) se kur do të ndodhte pushtimi.

Gjatë Luftës së Ftohtë, në dritën e suksesit të vërtetë të fushatës së tij destabilizuese, Bashkimi Sovjetik ra … Shtetet e Bashkuara jo. Arsyeja ishte e thjeshtë.

Si tregues të pushtetit të vërtetë, këto taktika mund të jenë të dobishme. Megjithatë si një zëvendësuese të pushtetit të vërtetë, ato janë tërësisht të papërshtatshme.

“Agjitacioni dhe propaganda” sovjetike siç u quajt shpesh, ishin mjaft të suksesshëm para Luftës së Dytë Botërore. Por kjo nuk e pengoi shpërthimin e luftës, dhe as qe e rëndësishme në fitoren e aleatëve, e cila u var nga mjetet më të fuqishme si tanket dhe avionët.

Në mënyrë të ngjashme, në Luftën e Ftohtë, përpjekjet sovjetike për destabilizim rezultuan mjaft të suksesshme, por kjo s’kishte rëndësi. Strategjia e SHBA-së e frenimit, i detyroi vazhdimisht sovjetikët të qëndrojnë strategjikisht në mbrojtje.

Bashkimi Sovjetik u shemb, pasi ekonomia dhe struktura e tij s’mund të mbanin vetveten, dhe nuk kishte sasinë e grupimeve terroriste në Evropë që mund ta ndryshonin atë.

Rusët kanë prirjen për të luftuar përmes operacioneve të fshehta, të planifikuara për të destabilizuar si një zëvendësues të pushtetit të vërtetë, ndërsa Shtetet e Bashkuara e përdorin atë si një zëvendësues ndaj pushtetit.

Ukraina

Për shembull, marrim Ukrainën. E ballafaquar me një ekonomi të dobësuar dhe rritjen e fuqisë së SHBA-së në perëndim të saj, Rusia s’mund të bëjë vërtetë asgjë për të ndryshuar situatën në Ukrainë.

Në vend të kësaj, Kremlini do të duhet të përdorë përpjekjet e fshehta për të destabilizuar Evropën dhe SHBA-në.

Njerëzit e KGB-së që tashmë drejtojnë Rusinë, dhe që kanë arritur suksese taktike gjatë Luftës së Ftohtë, janë të kënaqur me këtë lloj taktike.

Por ata harrojnë se sukseset e Moskës, qenë në analizë të fundit të parëndësishme dhe të gënjeshtërta. Si një goditje parësore, ato nuk funksionuan kurrë.

Moska mund të ngatërrojë dynjanë dhe blejë kohë, por kjo nuk ndryshon realitetet themelore të pushtetit. Në fund, fuqia ushtarake dhe ekonomike, nuk mund të kompensohen nga manipulimi.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: destabilizojëEkspertiEvropënrusiaSHBA-tëSi po kërkon

TË LIDHURA

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren
Aktualitet

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime
Aktualitet

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
Next Post
Irlandë, policia gjen 26 femra duke punuar si prostituta, mes tyre disa shqiptare

Irlandë, policia gjen 26 femra duke punuar si prostituta, mes tyre disa shqiptare

Gjermani, infermierja vret të paktën 84 persona, shkalla e vrasjeve mund të jetë më e madhe

Gjermani, infermierja vret të paktën 84 persona, shkalla e vrasjeve mund të jetë më e madhe

Shqiptarët hapin rrugë të reja drejt Britanisë

Shqiptarët hapin rrugë të reja drejt Britanisë







JU REKOMANDOJMË

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026




TË FUNDIT

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi
Kosovo

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi

by mirseda
22:36 | 09/01/2026
0

Një ngjarje e rëndë rrugore ka tronditur opinionin publik, pasi një familje me origjinë nga Kosova, që...

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

21:53 | 09/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com