Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Ekskluzive/Qytetari denoncon gjyqtarin Miri: Mori ryshfet nga grabitësit e pronës sime

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Të Gjitha
Ekskluzive/Qytetari denoncon gjyqtarin Miri: Mori ryshfet nga grabitësit e pronës sime

Gati pesë ditë pas arrestimit të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit në Tiranë, Shkëlqim Miri, me akuzën e korrupsionit, një qytetar nga Kruja ka bërë një denoncim publik ndaj gjyqtarit ku është shprehur se ka bashkëpunuar me grabitësit e pronës së tij.

Në denoncimin e tij shtetasi Kadri Voga, ka ngritur akuzat e tij se Miri ka shkelur ligjin në një proces gjyqësor ku vetë ai ka qenë palë e interesuar. Gjithçka, sipas tij, nis që nga fshehja e datës së zhvillimit të seancës gjyqësore dhe deri te vendimi final që rrëzon atë që kishte vendosur Gjykata e Shkallës së Parë Krujë.

60- vjeçari, është shprehur se, pavarësisht se prokurori dhe përmbaruesja kishin falsifikuar dokumentet për t’i marrë restorantin bashkë me truallin, Gjykata e Krujës kishte vendosur në favor të tij duke i hequr të drejtën e profesionit përmbarueses, Joana Konomi, për shpërdorim detyre. Sipas tij kjo e fundit në bashkëpunim me Arjan Ndojn kanë marrë tokën në të cilën ai e disponon me dokumente ku në të ka të ndërtuar dhe shtëpinë. 

“Kam hapur kompjuterin dhe kam parë që gjyqi do të mbahej me datë 1, se unë i di këtë poshtërsia se më kanë ndodhur dhe në Krujë. Duke ditur rrezikun kam shkuar disa ditë. Dhe atë ditë me datë 18 që është bërë gjyqi kam qenë aty kam pyetur sekretaren dhe më ka thënë që do të zhvillohet me datë 1. Por, në atë kohë po zhvillohej gjyqi dhe unë isha aty bashkë me çunin. Unë nuk isha në dijeni fare sepse me tha që mbahet me datë 1. Kur kam shkuar pas një jave më tha se gjyqi është zhvilluar. Pyeta sekretaren mos është ndryshuar data e gjyqit, jo më tha gjyqi është bërë. E pyeta-si është bërë? Kur është bërë? Ti me the me datën 1? Eh po më thotë që e ka vendosur Shkëlqim Miri për ta bërë gjyqin. Pra unë e akuzoj drejtpërdrejt se ai ka marrë lek more zotëri. Nuk e di që është i arrestuara nuk e kam marrë vesh. Por, unë jam ankuar kam bërë këtë letër për Shkëlqim Mirin. Jam ankuar dhe të Presidenti, kam bërë letër nuk e di nëse i ka rënë në dorë apo jo. Jam ankuar tek Prokuroria e Përgjithshme, të Këshilli i Lartë i Drejtësisë tek Ministria e Drejtësisë, dhe i kam shkruar dhe Ambasadës Amerikane për këtë person”, thekson në denoncimin e tij qytetari Kadri Voga nga Kruja.  (Ahmet Zani/ TIRANA TODAY)

Denoncimi:  

“Unë do të denoncoj publikisht shqetësimin që kam ndaj drejtësisë shqiptare, kryesisht ndaj gjyqësorit, për Gjykatën dhe Prokurorinë e Rrethit Krujë. Por kryesish do të ngre akuzat e mija për një gjyqtar të Apelit i quajtur Shkëlqim Miri. Problemi im qëndron këtu. Prej 8 viteve apo më gjatë jam në proces gjyqësor apo më gjatë për një pronë të cilën ma ka vjedhur, grabitur dhe poshtëruar Arian Ndoj së bashku me një të padenjë e quajtur Joana Konomi, të cilët duke bashkëpunuar fuqishëm me gjyqtarin e Apelit Shkëlqim miri, unë po përballem me drejtësinë dhe nuk po gjej drejtësi të plotë për të drejtën time. Kam dy probleme të shumta se po të vazhdosh janë shumë gjatë se kam një sërë dokumentesh.

Prokuroria e Krujës bashkë me Gjykatën e Krujës kanë dhënë një vendim për Joana Konomin për heqjen e të drejtës së profesionit pasi ajo është në ndjekje penale për shpërdorim detyre. Në këtë moment bëhet ankimim në Apel, dhe del e arshivuar data e gjyqit e cila thotë se me datën me 1 nëntor 2017 ora 12:00 bëhet gjyqi ndaj Joana Konomit për heqje e të drejtës së ushtrimit të profesionit. Ne paraqitemi në Gjykatë të Apelit për të vazhduar gjyqin. Në atë moment marrim vesh nga gjyqtarja se me porosi të kryetarit të seancës Shkëlqim Miri seanca avancon. Qëllimi i Shkëlqim Mirit është që të më humbasë të drejtën mua dhe për ti dhënë të drejtë hajdutëve, Joana Konomit dhe Arian Ndojt me të cilët ka bashkëpunuar, ka 8 vjet me to.

Kam hapur kompjuterin dhe kam parë që gjyqi do të mbahej me datë 1, se unë i di këtë poshtërsia se më kanë ndodhur dhe në Krujë. Duke ditur rrezikun kam shkuar disa ditë. Dhe atë ditë me datë 18 që është bërë gjyqi kam qenë aty kam pyetur sekretaren dhe më ka thënë që do të zhvillohet me datë 1. Por, në atë kohë po zhvillohej gjyqi dhe unë isha aty bashkë me çunin. Unë nuk isha në dijeni fare sepse me tha që mbahet me datë 1. Kur kam shkuar pas një jave më tha se gjyqi është zhvilluar. Pyeta sekretaren mos është ndryshuar data e gjyqit, jo më tha gjyqi është bërë.

E pyeta-si është bërë? Kur është bërë? Ti me the me datën 1? Eh po më thotë që e ka vendosur Shkëlqim Miri për ta bërë gjyqin. Pra unë e akuzoj drejtpërdrejt se ai ka marrë lek more zotëri. Nuk e di që është i arrestuara nuk e kam marrë vesh. Por, unë jam ankuar kam bërë këtë letër për Shkëlqim Mirin. Jam ankuar dhe të Presidenti, kam bërë letër nuk e di nëse i ka rënë në dorë apo jo. Jam ankuar tek Prokuroria e Përgjithshme, të Këshilli i Lartë i Drejtësisë tek Ministria e Drejtësisë, dhe i kam shkruar dhe Ambasadës Amerikane për këtë person.

Por, të gjithë janë të lidhur si mishi me thoin gërshetojnë veprimet dhe nuk çahen. Unë disponoj të gjitha dokumentacionet, nga 8 vjet e deri më sot. Dhe unë nuk kam gjetur dot drejtësi. Unë kam denoncuar penalisht Arian Ndojn në Krujë dhe e ka pushuar çështjen prokurorja Anisa Qilimi, sepse ata hanë bashkë dhe vjedhin bashkë. Kur jam interesuar se kur ka filluar ndeshje, më kanë dhënë përgjigjej që është pushur çështje. Mua nuk më njoftuan. I thashë se do të ankohem në Prokurori të Përgjithshme. Unë dua të denoncoj publikisht, dhe me qenë se po më thoni se është i arrestuar, mua më kanë shkatërruar familjen dhe më kanë marrë pronë familjare. Ma kanë marrë me trull dhe me ndërtesë dhe ia kanë kaluar Arian Ndojt. Mua më kanë poshtëruar”, tha Kadri Voga.(Tirana Today)

 

Tags: denonconekskluzivegjyqtaringrabiturmiripronënqytetariryshfet

TË LIDHURA

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët
Aktualitet

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Kriza e mbetjeve në Elbasan, zjarr, plehra dhe korrupsion
Aktualitet

Kriza e mbetjeve në Elbasan, zjarr, plehra dhe korrupsion

21:40 | 10/11/2025
Shqipëria, një nga korridoret kryesore të kontrabandës në Evropë
Aktualitet

Shqipëria, një nga korridoret kryesore të kontrabandës në Evropë

21:37 | 10/11/2025
Next Post
Studimet e fundit, pirja e kafesë përmirëson punën e zemrës

Studimet e fundit, pirja e kafesë përmirëson punën e zemrës

Ish-komandanti: Koreja e Veriut mund të godasë Britaninë brenda 20-muajsh

Ish-komandanti: Koreja e Veriut mund të godasë Britaninë brenda 20-muajsh

Ulen dënimet e grupit “Xibraka”, ja sa vite burg do të bëjë Ermal Hoxha

Ulen dënimet e grupit "Xibraka", ja sa vite burg do të bëjë Ermal Hoxha







JU REKOMANDOJMË

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025




TË FUNDIT

Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!
Showbizz

Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

by mirseda
22:36 | 10/11/2025
0

Elton Ilirjani ka ngritur shqetësimin për gjendjen e këngëtares Parashqevi Simaku, duke deklaruar se ajo rrezikon të...

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Kriza e mbetjeve në Elbasan, zjarr, plehra dhe korrupsion

Kriza e mbetjeve në Elbasan, zjarr, plehra dhe korrupsion

21:40 | 10/11/2025
Shqipëria, një nga korridoret kryesore të kontrabandës në Evropë

Shqipëria, një nga korridoret kryesore të kontrabandës në Evropë

21:37 | 10/11/2025
Larje hesapesh? Përl*shje mes bandave shqiptare, tre persona të lënduar

Larje hesapesh? Përl*shje mes bandave shqiptare, tre persona të lënduar

20:58 | 10/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com