Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Ekskluzive/“Doktori i vipave”: Operimi i organeve gjenitale, trend në Shqipëri

7 vjet ago
in Kryesore, Stil, Të Gjitha, TT
Ekskluzive/“Doktori i vipave”: Operimi i organeve gjenitale, trend në Shqipëri

Prej afro 10 vitesh në Shqipëri ndërhyrjet estetike janë në rritje. Vajza dhe djem kërkojnë të ndryshojnë pamjen e tyre. Sipas mjekëve mosha varion nga 18 në 65 vjeç. Skerdi Faria, ose ndryshe i njohur si “doktori i vipave” në një intervistë për Tirana Today thekson se çdo herë e më tepër të rinjtë duan të bëjnë një ndërhyrje estetike.

“Unë mendoj që bukuria është kombinim i përkryer i disa defekteve të vogla. Para pak vitesh femrat e bukura konsideroheshin ato  që ishin të dobëta. Me trup e bel të hollë dhe vithe të vogla. Ndërsa sot, gjërat kanë ndryshuar. Ka dalë në modë që vajzat të jenë më të kolme, më të rrumbullakosura. Nuk është thjesht çështje e pamjes estetike, është diçka shpirtërore e brendshme. Kemi pasur shumë raste kur pacientë të ndryshëm na falënderojnë shumë pas operacionet, duke thënë se tani ndjehen të lumtur.”

Pamja e jashtme është kthyer në një aspekt shumë të rëndësishëm për shumë të rinj. Duke qenë gjithmonë në kërkim të perfeksionit. Dhe shumë herë i drejtohen operacioneve plastike, për t’u ndjerë më mirë me veten. Sipas Dr.Farias kohët e fundit kanë rritje të ndjeshme edhe ndërhyrjet kirurgjikale në organet gjenitale.

“Ne kemi nisur që prej vitit 2011 dhe që prej atëherë kemi bërë mbi 4500 ndërhyrje kirurgjikale estetike. Ka pasur njerëz të cilët mendonin se me një ndërhyrje kirurgjikale mund të zgjidhnin edhe probleme nga më të çuditshme. Me kalimin e kohës njerëzit kanë filluar të ndërgjegjësohen gjithmonë e më tepër, për limitet që ka kirurgjia plastike.

Por, përsëri janë raste të cilat edhe sot e kësaj dite vazhdojnë. Si përshembull, për operacionin e hundës, e cila është edhe ndërhyrja më e kërkuar. Pacientët e duan hundën shumë të vogël, por pa llogaritur që ajo ndikon në tubat e frymëmarrjes. Kërkojnë qiqra në hell, ne i kemi të dyja, por nuk i fusim dot në hell gjithmonë. Dhe në raste ekstreme kur kërkojnë gjëra të ekzagjeruara, i refuzojmë.

Ka disa raste të femrave që duke pasur një parregullsi në organin gjenital e përjetonin keq këtë gjë. Ky lloj operacioni te një femër zgjat më pak dhe kushton 1500€, ndërsa te një mashkull është më kompleks si operacion. Ky i fundit kushton rreth 2500€. Kërkesat për operacione të tilla janë në rritje.”

Kujdes nga ndërhyrjet e paligjshme!

Të joshura nga çmime të ulëta, shpesh vajzat shkojnë në sallone bukurie për të bërë ndërhyrje estetike nga persona të paautorizuar. Gjë e cila mund t’i kushtojë rëndë shëndetit të tyre.

“Nuk ka ndërhyrje kirurgjikale e cila të mos ketë rrezik për komplikime. Por, ato çka janë më të rrezikshme janë ato trajtime të cilat bëhen nga njerëz jo ekspertë që nuk janë mjek. Apo që kryhen nëpër qendra estetike, parukeri ose vende të tjera jo të sigurta dhe në mënyrë ilegale. Kam parë shumë raste të vajzave të cilat kanë bërë psh., buzët me silikon të lëngshëm. Protezat e silikonit janë të autorizuara nga Autoriteti Evropian. Silikoni i lëngshëm ka mbi 20 vjet që është i ndaluar. Kurse këtu ka raste që edhe vazhdojnë.”

“Doktori i vipave” thotë se në ekranet tona ka personazhe publike, pamja e të cilave është e ekzagjeruar, por askush nuk mund të ndërhyjë në zgjedhjen e tyre.

“Sigurisht që vijnë edhe shumë personazhe publike, por nuk mund të them emra. Janë si të gjithë njerëzit e tjerë, me të mirat dhe takat e veta. Ka raste që janë të ekzagjeruara, kryesisht te buzët, gjoksi apo hundën që dikush mund ta ketë bërë shumë të vogël. Por, këto qëndrojnë gjithmonë në shijet e mija. Emri i vetëm që mund të them është i mikeshës sime Kim Kardashian, që i ka bërë të pasmet shumë të mëdha.” TIRANA TODAY

Tags: doktori i vipavendërhyrjet estetikeoperacionet plastikeorganet gjenitaleSkerdi Faria

TË LIDHURA

Qytetarët para Kryeministrisë, thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut
Kryesore

Qytetarët para Kryeministrisë, thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut

17:29 | 10/02/2026
GJKKO dënon dy krerë të trafikut të drogës drejt Zvicrës
Aktualitet

GJKKO dënon dy krerë të trafikut të drogës drejt Zvicrës

16:31 | 10/02/2026
Shtetet evropiane përgatiten të ndalojnë mediat sociale për të miturit
Bota

Shtetet evropiane përgatiten të ndalojnë mediat sociale për të miturit

11:22 | 10/02/2026
Next Post
“Biskota Ronaldo”, anglezët e shfrytëzojnë për biznes përdhunimin

“Biskota Ronaldo”, anglezët e shfrytëzojnë për biznes përdhunimin

Rama i gatshëm për bashkëpunim, Basha reagon: Detyra ime është…

Prokuroria nuk heton Ramën, Basha i irrituar: Kësaj ‘drejtësie’ do ti vijë fundi

Klubi turk gjobit me shifër rekord futbollistin e Barcelonës

Klubi turk gjobit me shifër rekord futbollistin e Barcelonës







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Protesta e opozitës/ Gjekmarkaj: Jemi këtu për të mbrojtur shtetin ligjor
Politikë

Protesta e opozitës/ Gjekmarkaj: Jemi këtu për të mbrojtur shtetin ligjor

by mirseda
17:59 | 10/02/2026
0

Protestën e sotme të opozitës në sheshin para Kryeministrisë e ka hapur drejtuesi politik i PD në...

Berisha lë selinë e PD i shoqëruar nga simpatizantët, i drejtohet sheshit të protestës

Berisha lë selinë e PD i shoqëruar nga simpatizantët, i drejtohet sheshit të protestës

17:43 | 10/02/2026
Qytetarët para Kryeministrisë, thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut

Qytetarët para Kryeministrisë, thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut

17:29 | 10/02/2026
Protesta e opozitës: Policia blindon Kryeministrinë

Protesta e opozitës: Policia blindon Kryeministrinë

17:12 | 10/02/2026
Balliu: Integrimi europian s’mund të merret peng për Ballukun

Balliu: Integrimi europian s’mund të merret peng për Ballukun

17:11 | 10/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com