Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Ekskluzive/ Xhisiela, a po përdoret si “mish për top” nga politika? A po e “vrasim” për të dytën herë?!

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, TT
Ekskluzive/ Xhisiela, a po përdoret si “mish për top” nga politika? A po e “vrasim” për të dytën herë?!

Nga: Marsela Sinani/Rasti i Xhisiela Malokut ka përplasur fort klasën politike, ka ngritur shumë pikëpyetje lidhur edhe me sigurinë, e më kaotike dhe më shpresë paktë mbetet shoqëria shqiptare, ku duket sikur ka mbetur mes katër rrugëve.

Mjafton që një krijesë e pafajshme, të endet si një leckë, e të gjithë ta përdorin pa të keq. Shpesh përçohet mesazhi se askush nuk është mbi ligjin, por a do të ketë drejtësi në këtë rast? PD dhe LSI, çdo ditë e më shumë po buçasin me të madhe se krimi ka kapluar vendin, e se e keqja më e madhe vjen nga Rama, me “shokët e tij kriminela”.

Ndonëse rasti i dhunës së ushtruar ndaj 25-vjeçares Xhisiela Malokot, nga djali i deputetit socialist, ka shkaktuar një reagim të fortë në shoqëri, media dhe politikë, çdo ditë e më shumë po përsëritet i njëjti refren i dalë bojë tashmë: policia bëri detyrën!

Për të hedhur dritë në këtë situatë kaotike, “Tirana Today” ka intervistuar pedagogen në psikologji, Dr Brunilda Laboviti, dhe aktivisten Rezearta Caushaj. Psikologia, në një intervistë ekskluzive, rendit disa nga rrethanat që mund të ndikojnë tek vajzat e gratë, për të tërhequr kallëzimin ndaj dhunuesit të tyre.

“Jetojmë në një shoqëri që femrat të cilat janë pre e dhunës (fizike, psikologjike, seksuale), janë të parat që gjykohen nga shoqëria jonë! Marrë shkas nga rastet e viteve të fundit, për t’iu renditur disa nga rrethanat të cilat detyrojnë viktimet e dhunës të tërhiqen nga kërkesa për mbrojtje në organet kompetente.

Pikë së pari, shoqëria jonë bën gjyqin social dhe moral të viktimës, dhe nuk e fuqizon atë në përballjen me pasojat e dhunës. Së dyti, kushtet familjare dhe sociale në të cilat gratë dhe vajzat jetojnë.

Së treti, mungesa e një stabiliteti ekonomik për secilën nga këto gra. Së katërti, mos funksionimi i të gjitha strukturave sociale, juridike dhe mbështetëse për mbrojtjen dhe fuqizimin e këtyre rasteve”, u shpreh Brunilda Laboviti.

Në mbrojtje të vajzës ka dalë edhe Shoqëria Civile, e cila do të zhvillojë një protestë në shenjë sensibilizimi. Aktivistja Rezearta Caushaj vendos pikat mbi ‘i’, referuar asaj se çfarë kërkojnë. Së pari, ata kërkojnë që në bazë të ekspertizës të bëhet arrestimi i agresorit. Po kështu, një masë e menjëhershme të merret edhe ndaj deputetit, për t’iu nënshtuar hetimeve.

“Sa për protestën, ajo është protestë solidarizimi me viktimën Xh.M, që megjithëse është vërtetuar se është dhunuar, përdhunuar dhe torturuar, (meqë fikja e cigares në trup klasifikohet e tillë), nuk dimë t’i jetë ofruar ndihma e specializuar e psikologut, të jetë referuar te shërbimet apo qëndrat e specializuara kundër dhunës ndaj grave, apo t’i jetë krijuar mundësia ligjore për t’u mbrojtur.

Në fakt, ne besojmë se asnjë nga të mësipërmet nuk është bërë. Kërkojmë që në bazë të ekspertizës, të bëhet arrestimi i agresorit, duke e konsideruar absurd faktin që ai qëndron ende i lirë.

Kërkojmë që deputeti Rraja dhe kushdo tjetër i përfshirë, të dorëzojnë imunitetet, për t’iu nënshtruar hetimeve. Kërkojmë pastrimin e institucioneve nga gjithë zinxhiri përgjegjës për mohimin e drejtësisë së Xhisiela Malokut, si në çdo vend demokratik dhe modern, duke i konsideruar të papranueshme deklaratat e kryeministrit, se institucionet kanë funksionuar, ndërkohë që vajzës i është dashur të shkojë nga një komisariat në tjetrin, ku e kanë dorëzuar njëri pas tjetrit tek dhunuesit.

Nuk mundet që krimet ndaj Xhisiela Malokut të hetohen nga të njëjtit njerëz, të cilët i mohuan asaj mbrojtjen ligjore nga dhunuesit. Vetëm pasi të jenë bërë shkarkimet e personave përgjegjës sipas hierarkisë, mund të na rikthehet besimi tek përfundimet e mundshme të një hetimi. Deri atëherë, ne nuk njohim asnjë hetim të stisur për të mbuluar një krim shtetëror.

Protesta nuk ka si synim të rrëzojë qeverinë, por ne do të advokojmë për mosnjohje të asnjë lloj hetimi pa pastrim të institucioneve të përfshira dhe arrestim të agresorëve.

Gjithashtu, përshëndesim nënkomisar Nuhun, pa të cilin besojmë se kjo histori, e fryrë apo jo, nuk do të ishte marrë vesh kurrë. E konsiderojmë të turpshëm faktin që asnjë nga personat me pushtet të përmendur, nuk është thirrur të jap llogari para zgjedhësve dhe popullit në seancë plenare. Mendojmë se të gjitha këto, e mbajnë peng Xhisiela Malokun”, tha Rezearta.

Dhuna ndaj Xhisielës provohet nga raporti mjeko-ligjor, dhe po ashtu fakti që 25-vjeçarja ka denoncuar për këtë dhunë të shkaktuar nga Rexhep Rraja, djali i deputetit Rrahman Rraja.

Shumë pyetje lindin natyrshëm, e për të cilën shoqëria shiptare duket sikur është zënë në grackë. Nëse policia ka bërë detyrën dhe ai nuk është favorizuar, pse nuk është shoqëruar në polici Rexhep Rraja? Po ashtu, pse Xhisiela është sorollatur në disa komisariate, pasi nuk ia merrnin denoncimin?

TIRANA TODAY

 

Tags: / PsikologiaShoqeria civileXhisiela Maloku

TË LIDHURA

U shkrumbuan dhjetëra apartamente, zjarri  pranë QSUT-së mund të jetë ndezur nga disa të mitur
Aktualitet

Zjarri nxjerr në pah mungesën e sigurimit të pronave dhe banesave në Shqipëri

22:21 | 16/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash
Aktualitet

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…
Aktualitet

Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

21:50 | 16/04/2026
Next Post
“Rama, Basha, Monika e Saliu mos të bëjnë sikur u pikon zemra për Xhisielën, ende po na “përdhunojnë”

"Rama, Basha, Monika e Saliu mos të bëjnë sikur u pikon zemra për Xhisielën, ende po na "përdhunojnë"

Çollaku vë me “shpatulla” pas murit Hoxhën: Na thuaj çfarë i ndodhi para dy ditësh Xhisielës?

Çollaku vë me "shpatulla" pas murit Hoxhën: Na thuaj çfarë i ndodhi para dy ditësh Xhisielës?

Zbardhet mesazhi/ “Nikolla i garanton vendin për në Juridik djalit të kryetrafikantit”

Zbardhet mesazhi/ "Nikolla i garanton vendin për në Juridik djalit të kryetrafikantit"







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

U shkrumbuan dhjetëra apartamente, zjarri  pranë QSUT-së mund të jetë ndezur nga disa të mitur
Aktualitet

Zjarri nxjerr në pah mungesën e sigurimit të pronave dhe banesave në Shqipëri

by mirseda
22:21 | 16/04/2026
0

Sigurimi i banesave në Shqipëri mbetet ende një praktikë pak e përhapur, duke reflektuar një kulturë të...

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

21:53 | 16/04/2026
Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

21:50 | 16/04/2026
Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

21:20 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com