Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Ekskluzive nga Marin Mema/Qyteti i vdekur ilir, i harruar nga shqiptarët

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha, TT
Ekskluzive nga Marin Mema/Qyteti i vdekur ilir, i harruar nga shqiptarët

Të vizitosh Shasin nuk është e vështirë. Ai është lehtësisht i arritshëm nëse për vetëm pak kilometra del nga rruga që të drejton për në Ulqin. Këtu nuk ka asnjë rrethim mbrojtës, asnjë roje dhe kushdo mund të ikë e të vijë sipas dëshirës. Dukshëm vëmendja është e vogël, çka shkon në kundërshtim me rrënojat e shumta që flasin për ekzistencën e tij.  Ky qytet i vendosur mes dy qendrave të lashta, Shkodrës në njërin krah dhe Ulqinit në tjetrin, ka patur një jetë të vrullshme deri diku në vitin 1571. Nga ai moment gjithçka merr fund… Shasi u shkretua duke marrë mbi supe identifikimin si qyteti i vdekur. Por cila është historia e këtij qyteti, legjendat dhe të vërtetat që e rrethojnë edhe sot? Si humbi ai në mugëtirën e shekujve duke lënë pas vetëm këto rrënoja imponuese tashmë të mbetura nën shtetin malazez.

Kudo dallohen kishat e vjetra, muret rrethuese, ndërtesa të shpërndara, nekropole e mjaft elementë të tjerë vështirë të identifikueshëm. Pjesa e fortifikuar kap një hapësirë rreth dy hektarë, por qyteti në tërësi shtrihej edhe përtej në luginë siç dëshmojnë rrënojat arkeologjike, apo në thellësitë e liqenit të sotëm, ku banorët mendojnë se ka zanafillën qendra e parë prehistorike që më pas u shndërrua në Shasin e zhvilluar.Legjenda e cituar nga Pader Marin Serdani në vitin 1936, thotë se Shasi ka patur më shumë se 360 kisha. Një e dhënë kjo e theksuar që në shekullin e XVI e të XVII më parë nga Justiniani e më pas nga kleriku Marin Bici. Një kishë për çdo ditë të vitit, kështu vjen e tregohet kjo pjesë brez pas brezi nga banorët. Ajo është e njëjtë me atë që rrëfehet edhe në qytete të tjera mesjetare arbërore çka sipas arkeologëve ngelet në trajtën e gojëdhënave, të cilat është e pamundur të gjejnë një mbështetje shkencore, por mjaftojnë për të nënkuptuar zhvillimin e madh që kishte qyteti i Shasit.Sot në të gjithë territorin janë zbuluar rrënojat e 14 apo 15 kishave, por arkeologët mendojnë se ka mjaft të tjera. Shasi në mesjetë ishte një qendër e rëndësishme kishtare dhe këtë e tregojnë gërmadhat që i përkasin kësaj periudhe. Megjithatë kjo është vetëm pjesa e dukshme, sepse në themelet e tyre historia shkon shumë më thellë. Gjithçka komplikohet nëse kërkon një datim të saktë të moshës së këtij qyteti. Por kur lindi Shasi dhe si kaloi nga lashtësia në periudhën mesjetare… Askush nuk mund të japë një përgjigje të gjithëpranuar, profesorët e arkeologët shqiptarë mendojnë se qeramika prehistorike që ka dhënë nëntoka e këtij vendi dëshmon për një vendbanim shumë të hershëm, që ka vijuar në periudhën e hekurit, e më pas atë të lashtësisë, si një zinxhir i pashkëputur që lidhet me vendasit autoktonë të kulturës ilire.Gërmime në Shas janë bërë diku në vitet 1980, por me sa duket pikërisht këto zbulime që i jepnin Shasit frymëmarrje shumë më të hershme sesa mbërritja e popullsive sllave në rajon, detyruan Akademinë e Shkencave të Serbisë të ndërpriste gjithçka. Shasi nuk duhej gërvishtur më tej, sepse të vërtetat e tij flisnin më shumë sesa duhet…Jo më kot Shasi sipas dokumenteve rezulton të ketë lidhje me qytetet më të njohura arbërore të mesjetës siç ishin Sarda, Drishti, Danja e me radhë, në fakt duket se fati i tyre ka qenë i lidhur pashmangshmërisht me njeri tjetrin, jo thjesht në planin e shkëmbimeve tregtare.

EKSKLUZIVE PËR TIRANA TODAY, NGA MARIN MEMA

Tags: ekskluzivei harruari vdekurIlirMarin MemaQytetishqiptaret

TË LIDHURA

Disa zona pa energji elektrike dhe rrugë të bllokuara në Shkodër
Aktualitet

Disa zona pa energji elektrike dhe rrugë të bllokuara në Shkodër

22:32 | 18/11/2025
Deputetët e PD inspektojnë dëmet nga moti në Kurbin; qytetarët në vështirësi
Aktualitet

Deputetët e PD inspektojnë dëmet nga moti në Kurbin; qytetarët në vështirësi

21:05 | 18/11/2025
Fier, goditet me thikë pas një konflikti 33-vjeçari, shpallet në kërkim autori
Aktualitet

Fier, goditet me thikë pas një konflikti 33-vjeçari, shpallet në kërkim autori

20:26 | 18/11/2025
Next Post
Përfundojnë manovrimet serbe me avionë luftarak mbi Preshevë

Përfundojnë manovrimet serbe me avionë luftarak mbi Preshevë

Video/Presidenti i “Judicial Watch” godet Ramën: PS-ja financohet direkt nga Sorosi, ja faktet

Video/Presidenti i “Judicial Watch” godet Ramën: PS-ja financohet direkt nga Sorosi, ja faktet

(Video) Nëna për pak i merr jetën foshnjës, i bie të fikët dhe bie mbi djalin

(Video) Nëna për pak i merr jetën foshnjës, i bie të fikët dhe bie mbi djalin







JU REKOMANDOJMË

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Kamëz: Sekuestrohen 2.2 kg kokainë, arrestohen dy kushërinj

Kamëz: Sekuestrohen 2.2 kg kokainë, arrestohen dy kushërinj

18:04 | 13/11/2025




TË FUNDIT

Nën hetim nga SPAK, Belinda Balluku shfaqet për herë të parë në Kuvend, i pranishëm edhe Rama
Politikë

Nën hetim nga SPAK, Belinda Balluku shfaqet për herë të parë në Kuvend, i pranishëm edhe Rama

by mirseda
10:30 | 19/11/2025
0

Kryeministri Edi Rama dhe zv.kryemiistrja Belinda Balluku kanë shkuar për herë të parë sot në Kuvend, pas...

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Këngëtari i famshëm largohet 24 orë pasi u fut në BBVK5

Këngëtari i famshëm largohet 24 orë pasi u fut në BBVK5

10:27 | 19/11/2025
E veçantë në Kuvend, seanca bashkëdrejtohet nga Peleshi dhe Sofia

E veçantë në Kuvend, seanca bashkëdrejtohet nga Peleshi dhe Sofia

10:10 | 19/11/2025
Rrugë të bllokuara dhe mungesë energjie në disa zona, si paraqitet situata sipas qarqeve

Rrugë të bllokuara dhe mungesë energjie në disa zona, si paraqitet situata sipas qarqeve

10:01 | 19/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com