Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Ekskluzive nga Marin Mema/Njihuni me mrekullinë shqiptare të Përmetit

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Ekskluzive nga Marin Mema/Njihuni me mrekullinë shqiptare të Përmetit

Parku Kombëtar “Bredhi i Hotovës” në Dangëlli është padyshim një nga mrekullitë e natyrës shqiptare. Edhe pse rrugëtimi rreth 30 apo më shumë kilometra nga Përmeti është i vështirë për shkak të rrugës që nuk ka asnjë metër të shtruar, pamja në të kundërt ofron mrekulli më vete.

Parku ka një hapësirë rreth 34 mijë hektarë dhe për fat të mirë i ka shpëtuar deri diku dalldisë kolektive e shkatërrimtare që preku në masë zonat e pyllëzuara në të gjithë vendin.Plot 1200 hektarë janë të mbuluara vetëm më masivët e mbrojtur të bredhit, ndërkohë që nuk mungojnë lisat, panja, shkoza, ilqe e kështu më radhë.

Këtu nuk ka lokale, nuk ka ndërtime betonizuese, nuk ka asnjë lloj infrastrukture moderne, madje edhe fshatrat përreth mbahen me një numër të kufizuar banorësh.

Sigurisht bota shtazore pas moratoriumit, por edhe statusit të veçantë që gëzon ky vend ka nisur të pasurohet përsëri. Në park janë hasur kaprollë, ariu i murrmë, derri e lepuri i egër, e sigurisht dhelpra, ujqër e deri dhi të egra.Është e pamundur të jesh në këtë vend e të mos mahnitesh. Raporti me natyrën këtu është i drejtpërdrejtë.

Kanionet, monumentet e natyrës e më tej edhe ato të kulturës janë një tjetër resurs i jashtëzakonshëm.

Nuk mungojnë livadhet e grykat e vetmuara mes pyllit, të cilat nuk ka sesi te mos kenë ndikuar edhe në penën e të madhit Naim Frashëri, fshati i të cilit ndodhet pak kilometra më tej.

Sigurisht një vizitë në fshatrat përreth është e domosdoshme për të shijuar jo vetëm mikpritjen e rrallë, por edhe gatimet tradicionale e kaq shumë të shijshme.
Ndoshta ky nuk do të ishte një udhëtim luksoz, komod apo i zhurmshëm, nuk ka fshatra të tejmbushur me banorë, hotele të mëdhenj dhe elementë të tjerë si këto, megjithatë kjo zonë mbetet një nga më të bukurat që ofron e gjithë Shqipëria.

Për ata që duan të prekin natyrën, të ndjejnë shpirtin e zemrën e saj, mërmëritjet e pemëve shekullore dhe ajrin e pastër, “Bredhi i Hotovës” është destinacioni ideal. Mos e humbisni! Të huajt e përzgjedhin shpesh këtë vend, ndërsa ne e njohim shumë pak. Ndoshta është koha për diçka ndryshe, pse jo?!

EKSKLUZIVE PËR TIRANA TODAY, NGA MARIN MEMA

Tags: ekskluziveMarin MemamrekullinëNjihuniPërmetitshqiptare

TË LIDHURA

Aktualitet

“Ndriço mendjet tona”,Rama ka një lutje për popullin e tij nga bazilika e Zojës së Këshillit të Mirë

09:14 | 05/02/2026
Me probleme në frymëmarrje, shtrohet me urgjencë në QSUT ish-presidenti Alfred Moisiu
Aktualitet

Me probleme në frymëmarrje, shtrohet me urgjencë në QSUT ish-presidenti Alfred Moisiu

22:00 | 04/02/2026
Disa tërmete në juglindje, më i forti 4.1 ballë – situata nën monitorim
Aktualitet

Disa tërmete në juglindje, më i forti 4.1 ballë – situata nën monitorim

21:16 | 04/02/2026
Next Post
Parashikimi për Vllaznia-Laçi, FSHF thirrje Xhelal Mziut: Je i ftuar të…

Parashikimi për Vllaznia-Laçi, FSHF thirrje Xhelal Mziut: Je i ftuar të…

Aksidentohet autobusi me shqiptare në Serbi, nëntë persona të plagosur  

Aksidentohet autobusi me shqiptare në Serbi, nëntë persona të plagosur  

Euro shënon tjetër rënie të lartë, ekspertët ngrenë supet

Euro shënon tjetër rënie të lartë, ekspertët ngrenë supet







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

“Ndriço mendjet tona”,Rama ka një lutje për popullin e tij nga bazilika e Zojës së Këshillit të Mirë

by mirseda
09:14 | 05/02/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka vizituar bazilikën e famshme të Zojës së Këshillit të Mirë gjatë vizitës së...

Mbahet sot në GJKKO seanca paraprake për Ilir Metën

Mbahet sot në GJKKO seanca paraprake për Ilir Metën

09:10 | 05/02/2026
BE e gatshme të rifillojë punën për marrëveshjen e tarifave me SHBA-në

BE e gatshme të rifillojë punën për marrëveshjen e tarifave me SHBA-në

22:21 | 04/02/2026
Me probleme në frymëmarrje, shtrohet me urgjencë në QSUT ish-presidenti Alfred Moisiu

Me probleme në frymëmarrje, shtrohet me urgjencë në QSUT ish-presidenti Alfred Moisiu

22:00 | 04/02/2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trumpin, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trumpin, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

21:58 | 04/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com