Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Ekskluzive nga Marin Mema/Ja si i harrojmë varret mbretërore dhe historinë Ilire

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha, TT
Ekskluzive nga Marin Mema/Ja si i harrojmë varret mbretërore dhe historinë Ilire

Varret monumentale të Selcës së Poshtme në krahinën e Mokrës janë sot një nga vlerat më të mëdha të arkeologjisë shqiptare, e në të njëjtën kohë më pak të mbrojturat nga abuzuesit e shumtë. Pjesa më e rëndësishme e sitit arkeologjik përfaqësohet pikërisht nga këto monumente të rralla të kulturës dhe trashëgimisë ilire. Për herë të parë siç ka saktësuar arkeologu i ndjerë Hasan Ceka rrënojat e vendbanimit janë zbuluar diku në vitin 1948 gjatë një ekspedite që preku gjurmët e para të këtij vendi të fshehur.

Varret janë pesë, katër prej tyre të ndërtuar në shkëmb, ndërsa njëri i mbështetur mbi blloqe të mëdha guri. Për fat të keq relievet zbukurues të tyre janë dëmtuar shumë, aq sa shpesh është thuajse e pamundur t’i dallosh. Ato kanë qëndruar aty për shekuj, si simbole identifikues se këto varre ishin bërë për prijës apo mbretër ilirë, ndaj edhe studiuesit shpesh kanë hamendësuar për historinë e tyre. E megjithatë, sot është e dhimbshme të shikosh e të prekësh, sesi gjendja e tyre po degradon ditë pas dite… Në dhomat e gurta dallohen lehtësisht dëmtimet e kohës, lagështira, rrëshqitjet, gërvishtjet e ndryshme, ku më shumë e ku më pak, çdo monument ka pjesën e tij.
Gërmimet e kryera këtu kanë dhënë tre periudha të ndryshme arkeologjike . E para dhe më e hershmja i përket periudhës së hekurit, e dyta nga shekulli i IV para erës sonë deri në atë të I të erës sonë , ku me sa duket ka patur edhe zhvillimit më të madh. Faza e fundit sipas arkeologëve shkon nga shekulli i IV deri ne atë të VI çka është lehtësisht e dallueshme edhe nga objektet e zbuluara arkeologjike.

Sipas arkeologut Neritan Ceka varret e gdhendura në shkëmb përbëjnë një shfaqe unike në arkitekturën Ilire, dhe mesa dihet deri më sot edhe në atë ballkanike. Në lashtësi kjo hapësirë dominohej nga fisi ilir i dasaretëve, ndërsa qyteti i këtushëm mendohet se ka qenë Pelioni. Elementët e lënë pas nga autorët e lashtë, flasin për beteja e përballje të mëdha në këto zona. Padyshim më të famshmet janë ato të vitit 335 para Krishtit kur Aleksandri i madh ndërmori një fushatë të gjerë për të shtypur kryengritjet e ilirëve dhe prijësit të tyre Glaukut e po ashtu Klitit. Të dhëna të tjera kanë lënë edhe autorë të mëpasshëm, por ajo çka ka rëndësi është fakti se ende edhe sot identitifikimi i këtij qyteti me Pelionin e lashtë mbetet në trajtën e hamendësimeve. Ai ende pret të marrë një përgjigje përfundimtare nga ekspertët e fushës.

EKSKLUZIVE PËR TIRANA TODAY, NGA MARIN MEMA

Tags: harrojmëhistorineilirembretërorevarret

TË LIDHURA

Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
21 të lënduar nga protesta e djeshme, dy efektivë me djegie të rënda, njëri prej tyre…
Aktualitet

Ministri i Drejtësisë Lamallari : Mirënjohje për punonjësit e Policisë së Shtetit

09:53 | 11/02/2026
Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aktualitet

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

22:26 | 10/02/2026
Next Post
Refuzim për azil dhe më pas arrestim, historia e trishte e familjes shqiptare në Francë

Refuzim për azil dhe më pas arrestim, historia e trishte e familjes shqiptare në Francë

Protestë për taksën e Rrugës së Kombit, banorët përplasen me policinë

Protestë për taksën e Rrugës së Kombit, banorët përplasen me policinë

Video/ Taksa për Rrugën e Kombit /Shkopa gome dhe gurë, banorët: Na provokuan

Video/ Taksa për Rrugën e Kombit /Shkopa gome dhe gurë, banorët: Na provokuan







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

by mirseda
12:02 | 11/02/2026
0

Ish-kreu i Burgjeve Agim Ismaili në GJKKO, mbahet sot seanca paraprake

Ish-kreu i Burgjeve Agim Ismaili në GJKKO, mbahet sot seanca paraprake

11:40 | 11/02/2026
Ujësjellësi çon në SPAK ish-kryebashkiakun e PS-së! Gjolek Guci i Memaliajt  merret i pandehur

Ujësjellësi çon në SPAK ish-kryebashkiakun e PS-së! Gjolek Guci i Memaliajt merret i pandehur

11:07 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!

Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!

11:03 | 11/02/2026
Rama: Shërbimet sociale, në nivel vendor! Gonzato: Po investojmë më shumë se 100 mln €

Rama: Shërbimet sociale, në nivel vendor! Gonzato: Po investojmë më shumë se 100 mln €

10:59 | 11/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com