Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka me anë të një statusi në “Facebook” i ka dalë në mbrojtje kryetarit të PD-së, Lulzim Bashës.
Në këtë shënim të shkurtër Ndoka sulmon ish-ministrat dhe zyrtarët e lartë të PD-së të mbetur jashtë listave të kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 25 qershorit.
Demokristiani, shkruan se kritikët e Bashës, pasi hëngrën të tjerët në PD, tani duan të kafshojnë edhe kryetarin.
“Topalli, Bode e kompani, kanë ngrënë të tjerët në PD, tani kërkojnë të ‘kafshojnë’ kryetarin e tyre!”, shkruan Ndoka.
I kontaktua nga Tirana Today lidhur me emrat konkret që themeluesit e PD-së kanë spostuar nga rradhët e kësaj partie ai tha: “ Çdo grua në PD ka provuar takat e Jozefinës duke filluar nga Albina Karamitro”.
Karamitro ka qenë një nga figurat më të rëndësishme të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në Legjislaturën e III të Kuvendit të Shqipërisë gjatë viteve 1996-1997.