Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Milot.
Nga informacionet paraprake për Tirana Today, mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, pranë rrugës së vjetër Laç-Lezhë.
Nga ky aksident bëhet me dije se pesë persona kanë mbetur të plagosur rëndë.
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe zjarrfikësja, të cilët kanë nxjerrë të plagosurit nga mjeti dhe u kanë dhënë ndihmën e parë mjekësore.
Sipas gazetarit të Tirana Today në vendngjarje, të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës.
Ende nuk ka një informacion të plotë lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore.