pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişGrandPashaBet Şikayettambet güncel giriştaraftarium24betasusjustin tvrestbetdeneme bonusujustin tvkolaybetjustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibombelugabahisimajbetmatbet girişbetvakticasibombetgitbetgitcasibompiabellacasinopusulabet girişbetplayjojobetjojobet girişbetsalvadorsonbahis girişholiganbetgrandpashabetwbahiswbahis girişbetsalvadornesinecasino girişnesinecasinoibizabet girişibizabetbahiscom girişbahiscomBettilt girişBettiltjojobet resmi adresmatbet girişbelugabahisbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişcasinoroyalbetsalvadorpalacebetteosbetbahiscasinoromabetgameofbetradissonbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişsuperbetinpiabellacasinoonwincasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetsezarcasinosezarcasinosezarcasinosezarcasinomarsbahiscasinowonjojobetjojobetbettiltbahiscomsuperbetinhititbetholiganbetgrandpashabetmatbetmarsbahispusulabetmarsbahiscratosroyalbetbetplayjojobet girişPusulabetPusulabetJojobetgrandpashabet girişHoliganbetdeneme bonususuperbetin girişkralbetimajbetmatbetpusulabet girişvdcasinomatbetmarsbahisimajbetmatbet girişpusulabetcasibom girişcasibomjojobet girişgrandpashabetjojobetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusu veren sitelergrandpashabetjojobetholiganbet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Efektet vdekjeprurëse të dezinformimit

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha

Nga: Daniel Milo “Center for European Policy Analysis”

Pandemia e Covid-19 dhe pasojat e saj shkatërruese sociale dhe ekonomike, kanë siguruar një shans të artë për aktorët dashakeqë, që të sjellin në qendër të vëmendjes narrativat e tyre anti-perëndimore. Si Rusia, ashtu edhe Kina kanë përfituar shumë nga situata.

Por qasja e Moskës, të paktën në fillim, duket se ka qenë më e suksesshme, meqë ajo ishte ndërtuar mbi një “manual dezinformimi” që ka qenë në përdorim për vite me radhë, sidomos në Evropën Qendrore dhe Lindore (EQL).

Mjerisht efektet e tij kanë qenë dyfish katastrofike, pasi ato jo vetëm që kanë përhapur me sukses dyshimet mbi kompetencën e Perëndimit për t’u përballur me një krizë të rëndë si ajo aktuale, por ka të ngjarë që të kenë shkaktuar mijëra të vdekur më shumë në rajon përmes promovimit të teorive të rrezikshme të konspiracionit.

Edhe pas më shumë se 30 viteve pas rënies së komunizmit, EQL perceptohet ende si “nën-baza e butë, si e BE-së po ashtu edhe e NATO-s”. Për shkak të gjeografisë dhe historisë, Rusia e sheh ende këtë rajon si oborrin e saj të pasmë, ndaj përpiqet që të ndikojë mbi zhvillimet në rajon në mënyra të ndryshme, duke synuar gjithçka, nga energjia tek politika ekonomike, përmes mbështetjes së partive politike ekstremiste, dhe përmes përpjekjeve të sofistikuara të dezinformimit.

Ndërsa të gjitha vendet e rajoni u bashkuan me BE-në dhe NATO-n më shumë se 10 vjet më parë, imazhi i Perëndimit si “qyteti i shndritshëm mbi kodër”, i mishëruar nga BE, NATO dhe Shtetet e Bashkuara, duket se po humbet joshjen e tij,dhe midis votuesve po shfaqet një qëndrim më i kujdesshëm, mbase edhe më oportunist.

Një qëndrim i tillë dëshmohet dhe në raportin e fundit të GLOBSEC Trends, ku 52 për qind e popullsisë së vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore,thanë se do të preferonin që vendi i tyre të kishte një sjellje të drejtpeshuar midis Perëndimit dhe Lindjes.

Është një manifestim i një vetë-identifikimi të fortë me identitetin e Evropës Qendrore, një dëshmi e një historie të ndërlikuar rajonale, por që sinjalizon gjithashtu edhe një lodhje në rritje me premtimin e dështuar të “konvergjencës” ekonomike evropiane.

Vendet ish-komuniste në rajon, janë mësuar me të gjitha përfitimet nga anëtarësimi në BE, dhe garancitë e sigurisë të ofruara nga NATO. Ndryshimet rrënjësore pozitive që ndodhën 15 apo 10 vjet më parë,shihen tani si një e kaluar e largët. Politika ka ndryshuar pjesërisht edhe si rezultat i kësaj amnezie.

Në pushtet në gjithë rajonin erdhën politikanë populist, që e përdorën shpesh BE-në dhe politikat e saj si një “thasë boksi” që duhen grushtuar, sidomos duke u përqendruar në vlerat e lidhura dhe të promovuara nga BE-ja (si barazia gjinore, të drejtat LGBTI, mos-diskriminimi), të cilat u cilësuan si të huaja dhe kërcënues për identitetin kombëtar, apo për të ashtuquajturat vlera tradicionale.

Konflikti midis Hungarisë dhe Komisionit Evropian për kushtëzimin e sundimit të ligjit, që e paralizoi për pak kohë miratimin e buxhetit të ri të BE-së për vitet 2021-2027 dhe paketën e rimëkëmbjes nga Covid-19,e ilustron në mënyrë të përsosur këtë ndryshim të qasjes. Narrativat euro-skeptike që  e etiketojnë BE-në si të dobët dhe të paaftë, dhe nga ana tjetër si një fuqi që kërkon të çmontojë identitetin kombëtar, janë një taktikë e preferuar e dezinformimit rus apo kinez.

Dhe duket se taktika të tilla funksionojnë, të paktën në një farë mase. Evropianët e këtij rajoni, duket se po jetojnë në dy realitete paralele. Në njërin, ata po shijojnë avantazhet e anëtarësimit në BE, ndërsa në tjetrin ngrenë zërin se Brukseli po u vjedh identitetin.

Ky dyzim është dëshmuar më së miri në analizën e fundit të GLOBSEC. Ndërsa anëtarësimi në BE mbështetet nga 75 për qind e evropiano-qendrorëve, 38 për qind e tyre bien dakord me idenë se BE po shkatërron vlerat tradicionale dhe identitetin e tyre kombëtar.

Pandemia e Covid-19 dhe reagimi fillestar i ngadaltë nga ana e BE-së, dhe veçanërisht mungesa e koordinimit në blerjen e pajisjeve mjekësore, si dhe mungesa e mbështetjes reciproke në muajt e parë të krizës, u përdor nga Rusia dhe Kina për të rritur praninë e tyre në rajon.

Ndërsa Kina përdori diplomacinë e saj të maskave, për të fituar zemrat dhe mendjet e evropianëve, duke pasur një rezultat të përzier, fushatat e dezinformimit me origjinë ruse, kishin qëllime të ndryshme në përputhje me strategjinë rajonale afatgjatë të Moskës. Ato synuan ta portretizojnë rendin liberal demokratik perëndimor si të dobët dhe të paaftë, ndërsa kanë  promovuar shumë teori konspirative, shpesh kontradiktore, mbi origjinën e virusit.

Në fazat e hershme të pandemisë, Rusia promovoi disa teori konspirative, që bënin përgjegjës për pandeminë Shtetet e Bashkuara, ose tentoi ta portretizonte virusin si një armë biologjike të SHBA-së kundër Kinës. Më vonë, fokusi kaloi tek frikësimi, duke këshilluar njerëzit që të shmangin vaksinat anti-Covid-19, që janë gjoja një mjet për të futur mikroçipe në trupin e tyre.

Dhe tani që po nis fushata e vaksinimit në shkallë të gjerë, “farat e dyshimit” të mbjella në fillim të vitit 2020, po japin “frytet’ e tyre të tmerrshme. Një e treta e popullsisë së rajon (34 për qind), beson tani se Covid -19 është i rremë, dhe një e katërta (26 për qind) beson se koronavirusi është prodhuar enkas nga Shtetet e Bashkuara.

Për më tepër, duket se ekziston një lidhje direkte midis pranimit të gjerë të teorive të konspiracionit mbi Covid-19 nga burime pro-ruse, dhe një gatishmërie të ulët për t’u vaksinuar. Sipas GLOSBEC, vetëm 37 për qind e evropianëve në këtë rajon,pranojnë të vaksinohen kundër Covid-19, një normë  shumë më e ulët sesa në Gjermani (60 për qind), apo në Shtetet e Bashkuara(63 për qind).

Për më tepër, në disa vende në Evropën Qendrore dhe Lindore u zhvilluan protesta të mëdha, ndonjëherë edhe të dhunshme, kundër mbajtjes së maskave apo vaksinimit. Ndryshe nga vala e parë, gjatë valës së dytë së pandemisë, EQL regjistroi një nga normat më të larta si të vdekshmërisë ashtu edhe të infeksioneve.

Teoritë e konspiracionit, pa dyshim që do të kushtojnë shumë jetë. Ndaj është jetike të forcohen përpjekjet për të kundërshtuar dhe neutralizuar ndikimin e këtyre teorive. Ndërsa disa vende si Sllovakia, kanë ndërmarrë hapat e parë të rëndësishëm në këtë drejtim, duhet bërë më shumë për të shpëtuar jetë njerëzish, dhe për të mbrojtur shoqëritë në një kohë kur ndikimi negativ i dezinformimit është më i fortë se kurrë.

Burimi i lajmit: https://cepa.org/the-deadly-effects-of-disinformation/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: dezinformimefektevdekjeprurëse

TË LIDHURA

Bota

Dronët ukrainas godasin rafinerinë e naftës në Moskë, pezullohen fluturimet në katër aeroporte

18:03 | 16/06/2026
Bota

Marrëveshja e paqes mes Iranit dhe SHBA-së, zbulohet vendi ku do të firmoset memorandumi të premten

17:28 | 16/06/2026
Bota

Plane për të sulmuar ndeshjen e UFC-së, disa të arrestuar

16:24 | 16/06/2026
Next Post

Origjina e Covid-19/ Kina thirrje SHBA-ve: OBSH të hetojë edhe në vendin tuaj

Publikohen modelet, ja si mund të duket fleta e votimit më 25 prill

Vdekjet nga Covid/ Berisha: Me këtë revansh do përfundojmë me 12 mijë viktima







JU REKOMANDOJMË

Tunisia's French head coach Sabri Lamouchi during the 2026 World Cup Group F football match between Sweden and Tunisia at the Monterrey Stadium in Guadalupe on June 14, 2026.  (Photo by Julio Cesar AGUILAR / AFP)

Humbja në ndeshjen e parë të Botërorit, shkarkohet trajneri

16:47 | 15/06/2026

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marta Kos: Përmbushja e IBAR-it hap një fazë të re për Shqipërinë në rrugën drejt BE-së

by mirseda
20:22 | 16/06/2026
0

Edhe Shqipëria ka bërë së fundmi një hap të rëndësishëm përpara, duke përmbushur standardet e përkohshme për...

Hoxha me Krichbaum: Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

20:20 | 16/06/2026

12 ditë nga zhdukja e Eglant Koçit/ Policia në kërkim të Armand Shakajt, autori ndryshon pamjen

20:03 | 16/06/2026

PE voton raportin për Shqipërinë, 4 amendamente kyçe nga e majta për integrimin në BE

19:52 | 16/06/2026

Aksident pranë urës së Drejtorisë së Policisë në Tiranë, përplasen një motomjet dhe një automjet

19:40 | 16/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com