Vdekjet nga Covid/ Berisha: Me këtë revansh do përfundojmë me 12 mijë viktima

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë parashikimin e numrit të viktimave nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Berisha tha se vetëm për 3 ditë kanë ndërruar jetë 43 persona, dhe nëse ecet me këto ritme, bilanci do të shkojë në mijëra njerëz.

Pjesë nga biseda

Sali Berisha: Së pari dua të bëj një sqarim, këto janë vdekje të tepërta që përfshijën vdekjet nga COVID dhe të gjitha shkaqet e tjera por sot treguesi i vdekjeve të tepërta është më i besueshmi për të ndjekur trajektoren e pandemisë. Çdo vend i botës ka tregues më të saktë, lindjet dhe vdekjet. Vdekjet nga COVID janë spitalore. Basha solli dokumentat që faktonin se numri i të vdekurve nga COVID sipas kartelave ishte dy herë më i madh sesa ai që deklaronte Manastirliu.

I referohen certifikatës së firmosur nga mjeku…

Sali Berisha: Mjekët kanë qenë korrekt. Anatomia tha që Ministria po gënjen me statistikat. Mjekët e spitalit duhet mos ta pranojnë një mashtrim të tillë. Në Shefqet Ndroqi vdiqën 12 vetë dhe u dhanë vetëm 5. Treguesi më i saktë është ai i vdekjeve të tepërta. Po përdoret gjerësisht.