Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Eduard Selami: Po s’dolëm nga tutela e Berishës, nuk e kemi të gjatë  

9 vjet ago
in Të Gjitha
Eduard Selami: Po s’dolëm nga tutela e Berishës, nuk e kemi të gjatë  

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ish kryeministri Sali Berisha dhe deputeti i PD, Eduard Selami, gjate homazheve tek Memoriali i Azem Hajdarit, me rastin e 16 vjetorit te ndarjes se tij nga jeta./r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha, Lawmaker, Sali Berisha and Eduard Selami, during homage to Memorial of Azem Hajdari, on the occasion of the 16th anniversary of its separation from life.

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Eduard Selami thekson se nëse kjo forcë politike nuk del nga hija e Berishës, atëherë nuk do ta ketë të gjatë ekzistencën e saj.

Selami vuri në dukje se lista që hartoi Basha për zgjedhjet e 25 qershorit u krye e gjitha nën ndikimin e kryeministrit Berisha. Ndërsa shpjegoi se humbja e PD-së në zgjedhjet e 25 qershorit ishte e pritshme.  

Kjo humbje sipas tij erdhi për gabime të brendshme të selisë blu dhe lidershipit i saj, që sipas Selamit, u shkel statuti i partisë.

Selami, a ishte i papritur ky rezultat i dobët i Partisë Demokratike?

Shenjat dukeshin, kishte një qetësi që nuk më pëlqente. Në 2013-tën ne dolëm në opozitë dhe ne nuk e morëm mesazhin e popullit. Ishim një opozitë me kokën prapa dhe rezultati nuk është befasues.

Është thënë se Basha nuk i shpëtoi dot hijes së rëndë të Berishës dhe ndikimi i tij duket se ishte lista e 25 qershorit, ku u latë jashtë ju dhe figura të tjera historike të PD. A ndikoi lista e Bashës në humbje?

Kjo nuk është shkencë ekzakte. Shqetësimi i parë nuk ishte problemi i emrave. Por, si mund ta quash dalje nga hija kur lista u hartua në mënyrë personale? Nuk u zbatua statuti. Kur ne në shtëpinë tonë flasim hapur për problemet, atëherë mund t’i ndryshojmë gjërat. Unë e kam mbështetur listën sepse ishte shumë vonë. Kur ne të vendosim meritokraci dhe konkurrencë do të mund të ndryshojmë dhe të sjellim një frymë të re. Basha e kishte këtë rast dhe nuk e përdori, prandaj jemi këtu. Duhet ta vendosë baza listën, jo demokrati, apo edhe socialisti.

Ju morët pjesë në fushatë. Sa e vështirë ishte të merrje pjesë kur ju e dinit që nuk do të ishit pjesë e Kuvendit?

Aspak. Problem nuk është kjo, problemi është kultura. Po guxove të kundërshtosh kryetarin je jashtë. Kjo është histori e shëmtuar sepse nuk është çështje personash, por çështje demokracie. Nëse ia pret je në autoritarizëm dhe jo në demokraci. 20 kryetarë të degëve rajonale të PD u hoqën pa u lajmëruar fare. Këto janë probleme që kemi prej 20 vjetësh.

Ju jeni përfaqësuesi i parë i PD që flisni pas humbjes. Ata që e njohin PD thonë se është një makineri e vërtetë elektorale. Pra, baza e PD është ndër më aktivet të saj. Përse nuk funksionoi?

Marrim rastin tjetër me pushtetin lokal. U zgjodhën kandidatët për kryetarë bashkie? Këto janë kompetencë e bazës, nuk u bë kështu. Prandaj duhet një debat i pastër, jo për t’i drejtuar gishtin një njeriu por për të bërë gjërat më mirë.

Mungojnë 200 mijë vota dhe ka një përputhje mes 200 mijë votave që i mungojnë PD-së dhe 200 mijë që mungojnë në shkallë kombëtare. Duket sikur 95 për qind e atyre që nuk kanë shkuar në votime janë mbështetës të PD. Por, Basha tha dje se rezultati u cenua nga shit-blerja e votave. Por ato thjesht kanë ndenjur në shtëpi. A e besoni këtë tezë të Bashës?

Nuk mund të mohosh një fenomen të shëmtuar që ekziston në Shqipëri dhe këtu është fajtore edhe PD, edhe PS, edhe LSI. Këto janë disa probleme që vetëm duke zgjidhur problemet e brendshme do të mund t’i zgjidhim. Por, kjo nuk mund të përdoret si alibi. Nëse ne duhet të kthehemi në forcë shprese, ne duhet të vendosim më parë rregull në shtëpinë tonë.

A i druheni një ndërhyrjeje të Berishës në procesin e zgjedhjes së kryetarit?

Jo, nuk i druhem.

A do ta takoni?

Po.

Është pak a shumë e njëjta situatë kur kandiduan Basha me Olldashin, kur Berisha e shprehu hapur mbështetjen për Bashën…

Nëse zoti Berisha mendon se zoti Basha është personi që duhet të vazhdojë drejtimin e PD, kjo është e drejta e tij dhe mua nuk më mbetet qejfi.

Nëse Berisha del dhe thotë se demokratët duhet të votojnë Bashën, ju mendoni se keni ende shanse të zgjidheni?

Po. Për mendimin tim kjo është çështje vizionesh. Zoti Berisha ka preferencat e tij dhe nuk ka pse ta fshehë mbështetjen për Bashën.

Nuk mendoni që ka ardhur koha që PD duhet të çlirohet nga tutela e Berishës?

Nëse PD nuk çlirohet nga tutela e kujtdo, atëherë kjo do të jetë e gabuar./Marrë me shkurtime nga intervista në ‘‘Top Story’’

Tags: bashaEduard Selamihija e berishesPD

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
(VIDEO) Kili eliminon Portugalinë me penallti, finalistja e parë e Kupës së Konfederatave

(VIDEO) Kili eliminon Portugalinë me penallti, finalistja e parë e Kupës së Konfederatave

Shtypi i ditës, 29 qershor 2017

Shtypi i ditës, 29 qershor 2017

Shtypi nga bota, 29 qershor 2017

Shtypi nga bota, 29 qershor 2017







JU REKOMANDOJMË

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026
Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

by mirseda
14:25 | 12/03/2026
0

Delegacioni i Bashkimit Europian ka reaguar pas votimit në Kuvend kundër kërkesës së SPAK për arrestimin e...

Seanca paraprake ndaj Metës,: Nuk kam fshehur pasurinë. Kam bërë jetë të thjeshtë, jo luksi

Seanca paraprake ndaj Metës,: Nuk kam fshehur pasurinë. Kam bërë jetë të thjeshtë, jo luksi

14:21 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Rama

Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Rama

12:54 | 12/03/2026
Në burg prej më shumë se 1 viti/ Meta heq dorë nga kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurisë

Në burg prej më shumë se 1 viti/ Meta heq dorë nga kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurisë

12:52 | 12/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com