Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Edi Rama: “Nuk do plakem keq” – Kryeministri shqiptar mes artit dhe politikës

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Edi Rama: “Nuk do plakem keq” – Kryeministri shqiptar mes artit dhe politikës

Edi Rama hapi në Berlin ekspozitën e tij të dytë personale brenda një kohe të shkurtër në Gjermani. Gjatë vizitës së tij private, Rama nuk pati asnjë takim me përfaqësues zyrtarë.

Deutsche Welle: Artisti nga Kosova Petrit Halilaj kur hyri në ekspozitë tha: Është si të hysh në një hapësirë mendore, në kokën e Edit. E vërtetë?

Isha shumë i kënaqur që erdhi Petriti. Ai është një superstar, është një djalë fantastik dhe ishte vërtet kënaqësi që ishte këtu dhe shprehu konsideratat e tij pozitive për këtë ekspozitë.

Edi Rama: Ju pikturoni  me bojëra uji mbi dokumente politike, a ka ndonjë lidhje midis përmbajtjes së letrave dhe asaj që pikturoni?

Politika këtu nuk ka asnjë lidhje. Unë thjesht gjatë kohës së punës vizatoj, vizatoj gjatë takimeve, vizatoj gjatë telefonatave, gjatë momenteve të pauzave dhe është një proces krejt i natyrshëm, ku dora ndjek njërin sy dhe njëri sy ndjek dorën, ndërkohë që vëmendja është e gjitha e përqendruar tek diskutimet, tek puna, tek vendimet për t’u marrë, tek çështjet për t’u adresuar.

Pra, nuk keni parë ndonjë bashkëvarësi, ndonjë ndryshim, ta zëmë, mes pikturës mbi një letre që e keni bërë për kancelaren Angela Merkel dhe një letre për presidentin Ilir Meta?

Jo nuk e kam parë këtë gjë.

Në një intervistë për shtypin gjerman ju kishit thënë se hytë në politikë, në fillim të viteve 1990, për shkak të një detyrimi qytetar, se të qenit artist nuk ju çlironte nga kjo përgjegjësi. Tani jeni politikan dhe vazhdoni të merreni me art. Është një vendim ky i vetëdijshëm, i marrë me intuitë, apo një strategji “exit”.

Unë e kam organike, e kam njësoj si ajrin që thith. Faktikisht nuk më pengon, përkundrazi, më ndihmon. Sepse ndërkohë puna ime vazhdon normalisht, edhe kjo pjesa tjetër vazhdon normalisht.

Kur vini në Gjermani media ju etiketon si simpatizant të kancelares Merkel. A mos jeni i zhgënjyer paksa nga politika e saj ndaj Ballkanit?

Absolutisht nuk kam asnjë arsye që të zhgënjehem. Ajo është një mike e vërtetë e popujve të të gjithë rajonit tonë, është një lider vizionar dhe jashtëzakonisht i qartë për të ardhmen. Mbi të gjitha është një shembull fantastik lidershipi dhe një pishtarmbajtëse e vendosur e idesë sonë.

Pyes, sepse është krijuar përshtypja se kohët e fundit ju po afroheni më shumë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat aktualisht po bëjnë edhe presion të madh për çështjen e Kosovës.

Shtete  Bashkuara të Amerikës kanë qenë të angazhuara dhe mbështetëse të Kosovës qysh në ditën një dhe pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës Kosova nuk do të ishte çliruar dot nga kthetrat e Beogradit dhe nuk do të ishte dot shteti i pavarur që është sot. Kështu që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë qysh në ditën një mbështetëse të palëkundura të zhvillimit të demokracisë në Shqipëri dhe qysh në ditën një Shqipëria ka qenë qartësisht e shprehur për partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht se kush ka qenë në qeveri, e majta dhe e djathta.

Çfarë prisni ju nga qeveria gjermane konkretisht në muajt e ardhshëm?

Nuk pres asgjë të veçantë, sepse qeveria gjermane gjithnjë ka bërë gjërat e duhura në botë dhe në rajon. Është një qeveri shumë serioze e një vendi shumë serioz e një shteti realisht mik që ka qenë jashtëzakonisht shumë e pranishme në Shqipëri mes programeve të mbështetjes dhe që investon jashtëzakonisht shumë për demokratizimin e rajonit dhe për integrimin evropian të rajonit, përfshirë edhe Shqipërinë.

Gjermania është kundër  ndryshimit të kufijve si zgjidhje mes Serbisë dhe Kosovës. Një argument është se kjo zgjidhje e dialogut Serbi-Kosovë do ta vononte hyrjen e vendeve të rajonit në BE. A pajtoheni me këtë argument?

Në këndvështrimin tim ka një proces të domosdoshëm dialogu, i cili duhet të finalizohet dhe padyshim që duhet të finalizohet në një marrëveshje historike mes Serbisë dhe Kosovës. Përsa na takon neve, ne mbështesim çdo marrëveshje që ka pa ekuivok mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe BE-së. Kaq. Të tjerat pastaj janë “dokrra hini”, siç thoshte At Gjergj Fishta.

Edi Rama pikturon mbi dokumente dhe letra që zakonisht i përdor si politikan. Këtu një letër drejtuar presidentit të Shqipërisë Ilir Meta ku reagon ndaj refuzimit që i bëri kreu i shtetit emërimit të Sandër Lleshajt si ministër i brendshëm.

Edi Rama pikturon mbi dokumente dhe letra që zakonisht i përdor si politikan. Këtu një letër drejtuar presidentit të Shqipërisë Ilir Meta ku reagon ndaj refuzimit që i bëri kreu i shtetit emërimit të Sandër Lleshajt si ministër i brendshëm.

Një marrëveshje që u arrit në Ballkan ishte ajo e Prespës, e cila u kurorëzua të premten me votën që i dha parlamenti grek. Si e shikoni ju të ardhmen e shqiptarëve në kuadër të Maqedonisë së Veriut?

Besoj që ka qenë një hap absolutisht i rëndësishëm historik. Është dashur një periudhë e stërgjatë kohe bllokimi, konflikti, pengesash, por edhe një lidership kurajoz për të realizuar një marrëveshje që çliron përfundimisht një ngërç të madh në rajonin dhe u hap perspektivë të gjithë popujve të përfshirë në këtë proces, qoftë maqedonasve, qoftë shqiptarëve.

Një pyetje për politikën e brendshme. Opozita është bashkuar dhe ka paralajmëruar protesta për t’ju rrëzuar nga pushteti. A ju frikësojnë këto kërcënime?

Unë nuk flas për politikën e brendshme asnjëherë kur jam jashtë vendit.

Ku e shikoni veten në të ardhmen, kur të mos jeni më kryeministër i Shqipërisë? Si artist apo si ndërmjetësues ndërkombëtar?

Unë nuk shikoj filxhan. E bukura e kësaj jete asnjëherë nuk planifikohet. Thjesht mund të ëndërrohet. Përsa i përket mënyrës si e ëndërroj, kjo është shumë intime për ta ndarë me ju. Por them që nuk do plakem keq, si ca që nuk ikin dot nga politika dhe që lemerisin kalamajtë e këmbëngulin për të qenë pjesë, ndërkohë që mund të bënin diçka shumë më fisnike në periudhën e fundit aktive të jetës.

*) Dhoma e galerisë carlier gebauer ishte veshur me letër-muri, ku ishin printuar piktura të mëhershme të tij. Karakteristike për pikturat e Ramës është se ai pikturon mbi dokumente dhe letra që zakonisht i përdor në jetën e përditshme. Me një letër të ngjashme ai ka veshur edhe zyrën e tij në Tiranë. Në ekspozitën e Berlinit janë janë ekspozuar ndër të tjera edhe një letër në anglisht drejtuar kancelares gjermane Angela Merkel, si edhe një letër drejtuar presidentit të Shqipërisë Ilir Meta për emërimin e ministrit të brendshëm.  Ekspozita e titulluar “Works” qëndron e hapur në galerinë carlier gebauer në Berlin deri më datën 9 mars 2019. /(Burimi:DW)
 

TË LIDHURA

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit
Aktualitet

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

20:41 | 12/02/2026
PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin
Politikë

PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin

19:14 | 12/02/2026
Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total
Aktualitet

Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total

18:37 | 12/02/2026
Next Post
Mbytet 50-vjeçari, trupi i viktimës ende në lum

Mbytet 50-vjeçari, trupi i viktimës ende në lum

Ai ishte Tito jugosllav, apo një gjeneral rus që i vodhi identitetin Josipit të vërtetë?

Ai ishte Tito jugosllav, apo një gjeneral rus që i vodhi identitetin Josipit të vërtetë?

“Strakosha nuk bëri asnjë pritje”, trajneri i Lazios bëhet qesharak

“Strakosha nuk bëri asnjë pritje”, trajneri i Lazios bëhet qesharak







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton
Kosovo

Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

by mirseda
21:14 | 12/02/2026
0

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 90 vota një rezolutë përmes së cilës ka kërkuar nga Dhomat...

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

20:41 | 12/02/2026
Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

20:20 | 12/02/2026
Zgjedhjet në AAK: Haradinaj tërhiqet nga drejtimi, s’kandidon as për president

Zgjedhjet në AAK: Haradinaj tërhiqet nga drejtimi, s’kandidon as për president

19:40 | 12/02/2026
PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin

PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin

19:14 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com