Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Edi Rama, ky kryeministër i fasadës

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Edi Rama, ky kryeministër i fasadës

Rituali është i njëjtë thuajse çdo ditë. Kryeministri e fillon ditën duke ju drejtuar rrjeteve sociale, diku me një artikull të shtypit të huaj për Shqipërinë, diku me disa foto, diku me një video ajrore të një qendre urbane të transformuar.

Natyrisht gjithçka pozitive, asgjë negative apo me sens kritik. I zoti s’mund ta shajë mallin e tij. Por në fakt për këtë gjë mendojnë rregullisht lexuesit e shumtë të blogjeve dhe llogarive të Edi Ramës në internet. Një pjesë e reagimeve të tyre janë mjaft kritike, madje edhe ironike e tallëse.

Ata e ftojnë Ramën të shohë varfërinë, vendet e punës dhe korrupsionin, në vend që të merret “me lyerje fasadash”, duke i kujtuar se ky është sporti i tij i preferuar, që nga koha kur ishte kryetar i bashkisë së Tiranës.

Ndodhi edhe dje, kur disa pamje me dron të fshatrave Tamarë e Razëm, ngjallën debate në llogarinë e kryeministrit në Facebook. Dikush ironizonte me Ramën (i cili nuk harron të replikojë as nga Nju Jorku ku ndodhet tani), duke i bërë thirrje të mos  e përsërisë të njëjtën gjë. Pra të postojë fotografi.

Duket se ky pickim në distancë i pëlqen kryeministrit, pasi ai e vijon i pa shqetësuar këtë stil komunikimi, me gjithë sharjet e talljet që merr nga lexuesit, pa përtuar t’u përgjigjet në shumë raste. Është e tepërt të thuhet se kjo shfaqje publike e përditshme ka anët e saj të mira dhe të këqija. Më shumë të këqija sesa të mira, mund të thonë jo pak vëzhgues që rrinë e lexojnë çdo ditë “kacafytjet” dixhitale të kryeministrit me të panjohurit e rastit.

Por përtej këtij spektakli që konsumohet në pazarin e zhurmshëm të rrjeteve sociale, debati mes Ramës dhe lexuesve të tij ka brenda një listë çështjesh parimore e me rëndësi për mënyrën sesi po qeveriset ky vend.

Veç shumë halleve të tjera, ky vend ka pasur dhe ka edhe një problem të vjetër estetik, i cili ka bërë të rrudhin buzët mijëra e mijëra të huaj që kanë parë pluhurin e kudondodhur të rrugëve, mishin e therur që shitet anës autostradave, ndërtimet e shëmtuara pa leje dhe qytetet-konvikte, ku të merr frymën fasada e prishur e pallateve të komunizmit, barakat prej teneqeje të ndryshkur dhe rrugët plot gropa, mbi të cilat qëndrojnë varur tufa telash e antenash gjithfarë.

Kemi jetuar dhe vijojmë të jetojmë në një vend të shëmtuar, që të bën të ikësh me vrap nga rruga, trotuari, sheshi apo udhëkryqi, e të futesh në shtëpi apo në një ambient biznesi a kafene ku ndjehesh më mirë.

Ky peizazh afrikan është njëri ndër problemet madhore të tranzicionit shqiptar, e kotë të fshihemi pas gishtit. Kemi qenë tradicionalisht pre e të shëmtuarës, kemi jetuar dhe vazhdojmë të jetojmë në një vend që ka lumenjtë më të virgjër të Evropës, por njëherësh edhe më të ndoturit.

Jemi banorë të një shteti ku mbretëria e qeseve të ambalazhit shtrihet në të gjitha skajet e vendit dhe ku liqenet më ekskluzive mbulohen nga “ushtria” e shisheve plastike dhe plehrave gjithfarësh, si në rastin e Kukësit. Të këtij qyteti tejet piktoresk dhe me ajër të pastër, që rrethohet disa herë në vit nga një “unazë” e shëmtuar mbeturinash që pluskojnë në liqenin rreth tij. Si mund të durohet një pisllëk i tillë? Si mund të rriten fëmijët në një ambient si ky?

Katër vjet pasi qeveria shqiptare vendosi të ndërhyjë fuqishëm në qendrat urbane të mëdha e të vogla të vendit, është koha të themi se operacioni nuk ka qenë vetëm estetik dhe ç’është më e rëndësishmja nuk ka qenë një dështim. Përkundrazi. Tirana, Vlora, Berati, Korça e plot qytete të tjera, deri tek Belshi i vogël dhe i harruar, kanë zbuluar kënaqësinë dhe avantazhet e transformimit të qendrave të tyre.

Bizneset e turizmi janë rritur, pronat janë rivlerësuar, vëmendja e publikut është kthyer tek zona dikur të konsideruara si geto të pista. Shihni Pazarin e Ri që ta kuptoni këtë gjë më së miri. Këto ndryshime mund t’i quash makijazhe të tepruara, mund t’i anatemosh gjithë ditën e natën për fondet që kanë thithur, mund edhe të mos i pëlqesh (edhe me të drejtë), si në rastin e kullës së Korçës apo rrugës gjarpëruese të Plazhit të Durrësit, por në fund fare s’mund të rrish pa vënë në dukje se transformimi urban ka sjellë një përmirësim të prekshëm dhe të mirëpritur në ambjentin shqiptar. Që ka rënë në sy tek shqiptarët dhe sidomos të huajt.

Ndër kritikat më realiste që i bëhen Edi Ramës kur flitet për Rilindjen Urbane, është ajo e balancimit të estetikes, me të nevojshmen dhe prioritaren. E thënë ndryshe, është gjetja e atij ekuilibri mes pamjes dhe thelbit, që kryeministri nuk e ka gjetur, sipas kritikëve të tij. Bëhen fasada po pak më tutje, në anë të godinës së bashkisë së rregulluar të iks qyteti qëndrojnë turma të papunësh.

Rregullohen shëtitoret, por banorët e asaj qendre urbane e marrin bukën me listë. Jepen fonde për të ndërtuar sheshe e bulevarde por ka korrupsion në përdorimin e parave publike. Këto kritika qëndrojnë të gjitha në parim, por kurrsesi kjo oponencë nuk mund të paragjykojë dhe përjashtojë faktin se Shqipëria aktuale, kishte dhe ka ende nevojën urgjente, që pas rreth 30 vitesh nga rënia e komunizmit, të fillojë të marrë më në fund pamjen e një vendi normal.

Meritat e Ramës dhe skepticizmi i opozitës dhe i një pjese të opinionit publik, nuk janë përjashtuese. Këtu është problemi. Kishte dhe ka shumë papunësi, mosbesim tek qeverisja e institucionet, korrupsion e varfëri. Por kishte dhe ka një nevojë ulëritëse për të bukurën, normalen, të pastrën dhe të rregulltën. Kritikojeni gjithë ditën Ramën për vendet e punës, ruajeni të paprekur mosbesimin për politikat e qeverisë së tij, për punën e ministrave dhe bëmat e shëmtuara të zyrtarëve të shtetit.

Por kjo s’ka pse të na bëjë të mos shohim që kemi nevojë të ndihemi më mirë në ambientin ku jetojmë, në plazhin ku kalojmë pushimet, në rrugën që na çon për në punë dhe për sheshin ku fëmijët tanë kalojnë pasditet. Qendrat urbane janë pjesë e jetës shqiptare, madje element qendror i saj. Le t’i trajtojmë si të tilla, jo si aksesorë që shërbejnë për engledisjen  e sedrës dhe tekat e një apo shumë personave me pushtet. (Java News) 

Tags: edi ramafasadëskryeministerqytetetrilindja urbaneshemtuaraskender Minxhozi

TË LIDHURA

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE
Aktualitet

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE

11:47 | 17/03/2026
Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Next Post
Historia rrëqethëse, emigranti nga Mali i Zi lë mbi 3 milionë euro pasuri për fëmijët kosovarë

Historia rrëqethëse, emigranti nga Mali i Zi lë mbi 3 milionë euro pasuri për fëmijët kosovarë

Strategjia “Marko Polo” e presidentit kinez Xi Jinping

Strategjia “Marko Polo” e presidentit kinez Xi Jinping

Jo më radhë të gjata në sportele, dokumentet së shpejti do t’i keni në shtëpi

Jo më radhë të gjata në sportele, dokumentet së shpejti do t’i keni në shtëpi







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Arkeologët në Finiq: Epiri në lashtësi, rajon i botës greke

Arkeologët në Finiq: Epiri në lashtësi, rajon i botës greke

18:09 | 16/03/2026




TË FUNDIT

Mblidhet sot Asambleja e PS/ Nga zgjedhjet brenda strukturave, tek ato vendoret në 2027-ën
Aktualitet

Mblidhet sot Asambleja e PS/ Nga zgjedhjet brenda strukturave, tek ato vendoret në 2027-ën

by mirseda
08:24 | 21/03/2026
0

Mblidhet sot Asambleja e Partisë Socialiste. Ashtu siç ishte paralajmëruar, mbledhja e socialistëve do të mbahet mes...

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë

22:51 | 19/03/2026
Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

22:43 | 19/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com