Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Edhe sa kohë do të qëndrojë në post Merkel? Cilën dëshiron kancelarja si pasuese

6 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha, W-Instant
Edhe sa kohë do të qëndrojë në post Merkel? Cilën dëshiron kancelarja si pasuese

Largim i parakohshëm i Merkelit? Për këtë po flitet shumë. Në fokus është vendosur kryetarja e re e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer. Po si do të futej ajo në zyrën e kancelares?

Në fillim të prillit, kancelarja gjermane, Angela Merkel largoi dy piktura nga zyra e saj dhe i dërgoi në një muze të Berlinit. Janë pikturat „Thyesja” dhe „Kopshti me lule” të Emil Noldesë, pronë e fondacionit Pasuria Kulturore Prusiane që ekspozohen deri në shtator si pjesë e një ekspozite, e cila trajton afrinë politike të piktorit me nacionalsocializmin. Për këtë arsye, Merkel nuk do t’i varë sërish pikturat në vjeshtë. Ajo që bie në sy është se Merkel nuk do më piktura të tjera në zyrë. „Kancelarja federale ka arritur në përfundimin, se fillimisht muri i bardhë pa një pikturë të re duket bukur dhe do ta lerë kështu”, thuhet nga zyra e kancelares.

Diskutime pas kuintave në Berlin

Pas 14 vitesh në krye të qeverisë, Angela Merkel ka hyrë në epilogun e karrierës. Postin e kryetares së CDU-së ajo e ka dorëzuar ndërkohë. Annegret Kramp-Karrenbauer është kryetarja e re e partisë dhe nuk është ndonjë sekret, që Merkel e dëshiron atë si pasuese. Por kur? Dhe në cilën mënyrë? Për këtë po diskutohet gjithnjë e më me zë të lartë në Berlinin politik, që nga momenti, kur kancelarja Merkel gati nuk po duket në fushatën zgjedhore europiane aktualisht. Parë me ftohtësi, dhe ky është tipar i studiueses së shkencave ekzakte, Merkel, është rrjedhojë logjike, që kryetarja e dikurshme nuk duket më në universin e kryetares së re të partisë. Merkel po i lë hapësirë, Kramp-Karrenbauerit që të gjenerojë pozicionet e saj dhe të fitojë peshën politike që i nevojitet.

CDU anon sërish djathtas 

E duket se AKK, siç e quan veten Annegret Kramp-Karrenbauer po ndjek rrugën e saj dhe kërkon ta ndërrojë kursin e partisë konservatore. Nuk bëhet fjalë për reforma të mëdha, por nuk mund të mos e kuptosh, se kryetarja e re po ndjek një politikë gjithnjë e më konservatore. Si në temën e migrimit, të martesës mes homoseksualëve dhe integrimin europian – Kramp-Karrenbauer është më pak liberale se paraardhësja Merkel.

Kjo e gëzon krahun konservator të CDU-së e bashkë me të edhe Friedrich Merz, që në vjeshtën e kaluar luftoi për postin e kryetarit. Tani ai duket më shpesh në krah të konkurrentes së tij dhe duken se të dy po krijojnë një marrëdhënie të mirë. Në vend të Merkelit, AKK del në fushatën europiane në krah të Friedrich Merz, që nuk e fsheh se nën një kancelare Kramp-Karrenbauer ai do të merrte me dëshirë një post. Por për këtë duhet që AKK të hyjë njëherë në zyrën e kancelares.

Partia Socialdemokrate, SPD jo e afërt me AKK

Zyrtarisht Angela Merkel i qëndron planit, të qëndrojë në post deri në fund të mandatit në vitin 2021. Por pas kuintave po flitet për skenarë të mundshëm me qëllim që t’i ofrohen Kramp-Karrenbauerit shanse të mira startimi. Një ndërrim i tillë personeli në zyrën e kancelarisë nuk ka pasur kurrë më parë dhe ky kalim nuk është aq i thjeshtë në Gjermani. Kancelarët zgjidhen nga Bundestagu. Aty CDU dhe CSU ka shumicën. Socialdemokratët, SPD, kanë bërë ndërkohë të ditur se Kramp-Karrenbauer nuk do të bëhej në asnjë rast kancelare me votën e tyre. Me këtë ata duan të pengojnë që Merkel të largohet para kohe nga detyra: që AKK të krijojë një bonus të sajin e me këtë avantazh të dalë në zgjedhjet e vitit 2021.

Nuk ka më mbështetje koalicioni i madh 

Por me këtë SPD do të rrezikonte zgjedhje të reja. Askush nuk do ta donte një skenar të tillë tek socialdemokratët, sepse sondazhet nuk janë premtuese për këtë parti. Prej muajsh SPD nuk e kalon kufirin e 17%, 3% më pak se në zgjedhjet e fundit parlamentare. Sipas sondazheve edhe CDU/CSU ka zbritur 3% krahasuar me zgjedhjet fundit. Pra as koalicioni i madh nuk e krijon dot më mazhorancën.

Annegret Kramp-Karrenbauer mund të përpiqet që me partinë liberale, FDP dhe Të Gjelbrit të krijojë një koalicion tre partiak. Shumica për këtë ekziston, por kujtojmë se pas zgjedhjeve të vitit 2017, koalicioni trepartiak dështoi. Dy vite më pas mund të jenë Të Gjelbrit dhe jo FDP që të hapin probleme. Nëse në vitin 2017 ata mezi arritën 9%, tani kanë kapur majat në sondazhe, afër 20%. E si të mos duan ata zgjedhje të reja që të rrisnin kështu pushtetin.

Vendimi i dhjetorit 

E ndoshta në fund është SPD-ja ajo që do të vendosë se sa kohë do të qëndrojë në post, Angela Merkel. Kësaj pyetjeje Merkel i është përgjigjur, se do të qëndrojë deri në fund të legjislaturës. Zyrtarisht deri në fund të 2021-t. Por a do të qëndrojnë kaq kohë së bashku, CDU, CSU dhe SPD që bashkë krijojnë aktualisht koalicionin e madh? Në marrëveshjen e koalicionit thuhet, se në gjysmën e mandatit do të bëhet bilanc dhe do të vendoset për vazhdimësinë e koalicionit.
SPD do ta bëjë këtë në kongresin e partisë në dhjetor 2019. E se çfarë atmosfere do të sundojë në këtë kongres, kjo do të varet nga rezultatet e zgjedhjeve në lande. Më 26 maj zhvillohen zgjedhjet europiane, më pas zhvillohen zgjedhje në Bremen, në shtator në Brandenburg dhe Saksoni, në tetor në Tyringen. Për socialdemokratët me rezultate katastrofike në sondazhe e zgjedhje të mëparshme do të thotë- dridhu dhe shpreso.

Piktura të reja në zyrën e kancelarisë?

Rezultatet e dobta do të forconin në parti ato forca që ishin kundër koalicionit të madh me CDU/CSU. E ata nuk janë pak. Nëse ata arrijnë shumicën tek të deleguarit mund ta detyrojnë kryesinë e partisë që të largohet nga koalicioni kundër dëshirës së saj. SPD do ta çonte veten kështu në opozitë. E kjo do të thoshte fund i epokës së Merkelit. Teorikisht ajo mund të përpiqej që të krijonte një koalicion tre partiak, por kjo nuk ka gjasa. E vërtetë në këtë moment do të binte ora e Annegret Kramp-Karrenbauerit. Me ose pa zgjedhje, ajo mund të hynte në zyrën e kancelares që në vitin 2020. E me siguri do të varte piktura të reja në muret e bardhë. DW

Tags: cilëndëshironedhekancelarjakoheMerkelpasuesepostqëndrojë

TË LIDHURA

Zelensky propozon takim trepalësh me Trump dhe Putin: Presidenti rus po luan me zjarrin!
Bota

Zelensky propozon takim trepalësh me Trump dhe Putin: Presidenti rus po luan me zjarrin!

11:39 | 28/05/2025
Çështja e gjuhës së pakicës spanjolle jehonë në të gjithë Evropën
Bota

Çështja e gjuhës së pakicës spanjolle jehonë në të gjithë Evropën

10:57 | 28/05/2025
Kuvendi rikthehet nesër pas zgjedhjeve, ja rendi i ditës së seancës plenare
Kryesore

Kuvendi rikthehet nesër pas zgjedhjeve, ja rendi i ditës së seancës plenare

10:01 | 28/05/2025
Next Post
Elbasan/ Arrestohet 30-vjeçari, plagosi me thikë një person

Elbasan/ Arrestohet 30-vjeçari, plagosi me thikë një person

Basha si Kryemadhi: Pse Murataj nuk u kap në 6 vite? Shteti ka rënë!

Protesta e radhës, Basha mbledh Kolegjin e Kryetarëve

Kërkon prova të tjera për vdekjen e Admir Murataj, Gjykata i lë dy javë afat Prokurorisë

Grabitja në Rinas/ Zbulohet identiteti i katër të arrestuarve

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025




TË FUNDIT

Ilir Beqaj në GJKKO: Gjykata e ka pushuar procedimin penal duke më dhënë pafajësi!
Aktualitet

Ilir Beqaj në GJKKO: Gjykata e ka pushuar procedimin penal duke më dhënë pafajësi!

by mirseda
13:57 | 28/05/2025
0

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në seancën për dosje e “Sterilizimit”, është shprehur se gjykata e ka...

Kapet në Burrel 24-vjeçari i shpallur në kërkim, i dënuar për prodhim dhe shitje të n*rkotikëve

Arrestohet në Tiranë 26-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kazakistani

13:53 | 28/05/2025
Vodhën automjetin në Tepelenë dhe e shitën në Gjirokastër, në pranga 3 të rinj

Vodhën automjetin në Tepelenë dhe e shitën në Gjirokastër, në pranga 3 të rinj

13:51 | 28/05/2025
Xhensila dhe Ledri, prapë bashkë?

Xhensila dhe Ledri, prapë bashkë?

13:48 | 28/05/2025
Raporti i DIA-s: Mafia shqiptare po fiton lidership në trafikun e kokainës!

Raporti i DIA-s: Mafia shqiptare po fiton lidership në trafikun e kokainës!

13:44 | 28/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com