Një ish-kandidate politik është qëllua për vdekje nga gruaja e të dashurit të saj në një shtëpi në periferi të Filadelfias, dhe më pas agresorja ka qëlluar veten, ka bërë të ditur policia.
Jennair Gerardot, 48 vjeç, hyri në shtëpinë e Meredith Chapman, 33 vjeç, dhe e priti atë kur u kthye në shtëpi të hënën në mbrëmje.
Hetuesit thonë se znj. Gerardot gjatë atentati ishte maskuar. Ajo kishte zbuluar se burri e tradhtonte Meredith Chapman, dhe për t’u hakmarrë ajo e ka vrarë atë dhe më pas ka qëlluar veten.
Të dy gratë janë gjetur në shtëpi nga policia. Detektivët thanë se trupi i Gerardot u gjet në kuzhinë, jo shumë larg Chapman. Policia gjeti dhe dy plumba në vendngjarje. Zyrtarët gjetën bashkëshortin e Jennair Gerardot, Mark Gerardot, i cili po rrinte jashtë shtëpisë ku ndodhi ngjarja tragjike.
Pasi lexoi tekstet shqetësuese që i kishte shkruar bashkëshortja e tij Gerardot, ai i tha policisë: “Gruaja ime mund të jetë brenda”.
Ai kishte lënë një takim me të dashurën e tij Meredith Chapman për darkë atë mbrëmje, por u shqetësua kur ajo nuk erdhi në takim, tha ai për hetuesit.
Policia tha se Gerardot ishte “duke pritur” për viktimën e saj. TIRANA TODAY