Njerëzit kanë qëndrime të ndryshme lidhur me konsumimin e një filxhani kafeje, që nga orari e deri tek të mirat dhe pasojat që mund të kemi. Por një studim i fundit u ka dalë në mbrojtje konsumuesve të shpeshtë, ku citohet se kafeja të zgjat jetën. Sipas studimit në fjalë, rezulton se kafeja ul me 12% vdekshmërinë dhe funksionon edhe mbi ata që i tolerojnë më pak efektet e saj. Kërkimi është publikuar në revistën Lacet Internal Medicine, dhe është kryer nga specialistët e qendrës kombëtare amerikane kundër kancerit.
Studiuesit janë bazuar në statistikat e 500 mijë britanikëve, të cilët i kanë ndjekur dhe monitoruar për 10 vjet. Konsumi mesatar duket se është 2-3 në ditë, por shumë prej tyre arrinin të pinin edhe 8 kafe në ditë, dhe nuk kishin pasoja në shëndet.
Kërkuesit thonë se ende nuk e kanë të qartë se si ndikon kafja në zgjatjen e jetës, por kjo pije përbëhet nga mbi një mijë përbërës, përfshirë antioksidantët që mund të influencojnë në mbrojtjen qelizore.