Aktori i mirënjohur Muharrem Hoxha, ka folur për rolet e tij në komeditë më të famshme, teksa ka qenë i ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” në “Ora News”. Ai ka zbuluar disa detaje interesante edhe për rolin e tij në komedinë ku rrihet për shkak se nuk e di se çfarë bën në mëngjes, drekë dhe darkë.
Aktori ka treguar se 4 ditë pas xhirimeve ka fjetur me këmishë, pasi i vinte turp nga gruaja. “Më tha Arian Çuliqi, Rreme dy minuta punë është. Ajo dy minuta, kishte inat me burrin e vet e më bëri mut. Më bëri sallat. Një dubël bëmë dhe më mbyti. Katër ditë nuk e hiqja këmishën kur flija me gruan. Më vinte zor jashtë mase, i thoja mërdhif”, tha ai.