E rëndë në Fier, 30-vjeçarja ka humbur jetën gjatë lindjes të shtunën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në maternitetin e Fierit, ku ka humbur jetën një grua nga Mallakastra.

Sipas burime të Faxweb.al se gruaja 30-vjeçare ka humbur jetën gjatë lindjes pasditen e të shtunës.

Familjarët e të resë hedhin pretendime në drejtim të stafit në spital, që sipas tyre kanë bërë mjekim të pakujdesshëm.

Bëhet fjalë për një 30-vjeçare nga Mallakastra. Gazetari Ervis Kuçi raporton për BalkanWeb se Elisabeta Lamaj sapo kishte bërë spinalen, ishte ndjerë keq dhe kishte ndërruar jetë. Të gjendur në këto kushte mjekët kishin ndërhyrë për të shpëtuar fëmijën.