Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

E nisën vrullshëm, por zhduken menjëherë tregtarët e “Bitcoin”

7 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
E nisën vrullshëm, por zhduken menjëherë tregtarët e “Bitcoin”

Edhe pse fillimisht “Bitcoin” pati jehonë dhe rritje të madhe në tregjet botërore, tani situata s’është e mirë, pasi është zhvlerësuar ndjeshëm. Kjo qasje e re e kriptovalutave pati shtim edhe në vendin tonë, por duket se tregtarët që mësyjnë këtë fushë janë tërhequr.

Zhvlerësimi në bursën botërore ishte një indikator, i cili  i detyroi tregtarët të mendojnë seriozisht për fatin e tyre në këtë fushë. Kriptomonedhat duket se nuk janë në ditët e tyre më të mira. Luhatjet e mëdha në çmim dhe humbjet në vlerë  duket se kanë bërë që “tregtarët” e kriptovalutave në Shqipëri të heqin dore prej tyre. Në faqen LocaBitcoin tashmë ka mbetur vetëm një syresh, nga pesë që kanë qenë fillimisht.

Shitësi aktual i bitcoin në localsbitcoin Albania është “BtcExMtl”. Ai deklaron se ka mbi një mijë tregtime të konfirmuara, me 696 partnerë të ndryshëm. Blerja e parë është bërë para tre vitesh e tetë muajsh.

Shitësit e tjerë që më parë tregtonin bitcoin në Shqipëri, si Bitcoinremi’, ‘DragosWarrior’,  ‘‘Nar75’ dhe ‘Excoins.me’ nuk figurojnë më online. Çmimet e kriptomonedhave kanë rënë ndjeshëm në muajin e fundit, pasi arritën nivele të larta të këmbimit, deri në 18 mijë dollarë.Aktualisht një Bitcoin po këmbehet në nivelin 8000 dollarëve, me luhatje të herëpashershme. Të gjitha monedhat virtuale kanë pësuar rënie. Monedhat së bashku kanë një vlerë tregu prej 305 miliardë dollarësh.

“Të gjitha institucionet financiare ndërkombëtare kanë paralajmëruar vazhdimisht mbi rreziqet që mbart përdorimi i monedhave virtuale. Autoriteti Bankar Europian në mënyrë të vazhdueshme ka bërë thirrje për kujdes ndaj përdorimit të monedhave virtuale, veçanërisht Bitcoin. EBA paralajmëronte se me rritjen e popullaritetit të monedhave virtuale, duhet të bënin kujdes dhe të ishin të ndërgjegjshëm lidhur me rreziqet që lidhen më përdorimin e tyre”-shkruan Monitor.

Gjithashtu Banka e Shqipërisë dhe AMF, deklaruan se në Shqipëri nuk ka asnjë kompani të licencuar prej tyre. E kontaktuar nga Monitor, Banka e Shqipërisë bëri të ditur se nuk ekziston asnjë subjekt financiar i licencuar për tregtimin e monedhës virtuale Bitcoin në Shqipëri. Kuadri rregullator i Bankës së Shqipërisë nuk e parashikon kryerjen e një veprimtarie të tillë në Shqipëri.

Edhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare informon se nuk ka pasur asnjë kompani të licencuar për tregtimin e Bitcoin në Shqipëri.

Autoritetet mbikëqyrëse europiane paralajmëruan edhe së fundmi lidhur me përdorimin e monedhave virtuale, në një njoftim që u ripublikua dhe nga Banka e Shqipërisë. Sipas tyre, monedha virtuale, që ekzistojnë aktualisht janë përfaqësimi dixhital i një vlere që as nuk është e emetuar dhe as nuk është e garantuar nga një bankë qendrore apo autoritet publik, dhe nuk e kanë statusin ligjor të monedhës apo parasë. Ato janë tejet të rrezikshme, dhe përgjithësisht nuk janë të mbuluara nga aktive të trupëzuara dhe nuk rregullohen nga legjislacioni i BE-së; rrjedhimisht, ato nuk u ofrojnë konsumatorëve mbrojtje ligjore.

Tags: Bitcoine nisenmenjëherëporTregtarëtvrullshemzhduken

TË LIDHURA

Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar
Aktualitet

Kamionçina përplas motorin në aksin Vorë-Fushë Krujë, dy të plagosur

21:00 | 11/09/2025
Ndahet nga jeta psikologia e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Ilirjeta Metushi
Aktualitet

Ndahet nga jeta psikologia e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Ilirjeta Metushi

20:22 | 11/09/2025
Manja: Rikthehem në shtëpinë time, te komisioni parlamentar i ligjeve
Politikë

Manja: Rikthehem në shtëpinë time, te komisioni parlamentar i ligjeve

18:12 | 11/09/2025
Next Post
Përmbytjet në Shkodër, transportohen tre pacientë dializantë

Përmbytjet në Shkodër, transportohen tre pacientë dializantë

Dirigjenti shqiptar udhëheq sonte koncertin e Orkestrës Simfonike të Kanadasë në Ulqin

Dirigjenti shqiptar udhëheq sonte koncertin e Orkestrës Simfonike të Kanadasë në Ulqin

Befasuese…Dalin foto nga koha kur Rudina Magjistari dilte me barkun jashtë

Befasuese...Dalin foto nga koha kur Rudina Magjistari dilte me barkun jashtë

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025
Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025




TË FUNDIT

A po bën Vjosa Osmani kalkulime për një mandat të dytë?
Kosovo

A po bën Vjosa Osmani kalkulime për një mandat të dytë?

by mirseda
21:33 | 11/09/2025
0

Vjosa Osmani u bë presidente e Kosovës në prillin e 2021-tës. Asaj i kanë mbetur edhe pak...

Gjermania angazhohet për të mbrojtur qiellin polak, Franca dërgon tre avionë Rafale

Gjermania angazhohet për të mbrojtur qiellin polak, Franca dërgon tre avionë Rafale

21:27 | 11/09/2025
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Kamionçina përplas motorin në aksin Vorë-Fushë Krujë, dy të plagosur

21:00 | 11/09/2025
Ndahet nga jeta psikologia e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Ilirjeta Metushi

Ndahet nga jeta psikologia e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Ilirjeta Metushi

20:22 | 11/09/2025
Sulmi terrorist i 11 shtatorit – Ambasada amerikane në Prishtinë kujton viktimat, mbajnë një minutë heshtjeje

Sulmi terrorist i 11 shtatorit – Ambasada amerikane në Prishtinë kujton viktimat, mbajnë një minutë heshtjeje

20:19 | 11/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com