Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

E mira e listave gjysmë të hapura

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore
Emrat/ 53 kandidatët që kualifikohen për organet drejtuese të KQZ

Monitor

Zgjedhjet e 25 prillit tashmë janë mbyllur. Partia Socialiste u konfirmua sërish, duke u bërë e para, pas Partisë së Punës, që do të qeverisë vendin për një mandat të tretë radhazi. Krahas 74 mandateve që mori direkt, ka edhe “premtim-ndihmën” e Partisë Social Demokrate, me 3 karrige të tjera shtesë. Partia Demokratike mori 59 mandate, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim mori 4 karriget e mbetura.

Ndërsa zgjedhjet këtë herë iu afruan një standardi të mirë për shpejtësinë e numërimit dhe nxjerrjen e rezultatit (por çuditërisht jo për sa i përket pjesëmarrjes së votuesve!!!), sërish debatet nuk munguan, duke filluar nga tjetërsimi i së drejtës për të votuar, nëpërmjet përdorimit abuziv të forcës së pushtetit, deri te dalja e informacionit në lidhje me përdorimin e të dhënave personale, në funksion të administrimit të fushatës zgjedhore dhe monitorimit të qëllimit të votës së votuesve.

Kjo tregoi se si një armatë e tërë punonjësish të administratës qendrore e lokale, të paguar nga taksat tona, ishte vënë në funksion të “numërimit” paraprak të votës dhe të patronazhimit të sjelljes elektorale të qytetarit. Një organizim ky, që do ta kishte zili edhe Instituti Kombëtar i Statistikave (INSTAT), i cili prej dy vitesh po tenton të bëjë Censusin e popullsisë (numërimi i njerëzve që jetojnë në vend) dhe ka një kosto rreth 16 milionë euro.

Risia që ngjalli interes dhe pritshmëri të larta ishte hapja e pjesshme e listave. Ky zhvillim, erdhi pas këmbënguljes së ekspertëve, por edhe disa partive, duke parë rezultatet zhgënjyese që kishte sjellë mbyllja e tyre. Listat e mbyllura, nëpërmjet të cilave caktimi dhe renditja e deputetëve potencialë bëhet nga kreu i partisë, u bënë me ndryshimet kushtetuese të 2008-s, që sollën rishikimin e sistemit nga mazhoritari kombëtar me përplasje direkte të kandidatëve në një zonë të caktuar, në sistem proporcional rajonal me lista të mbyllura.

Brenda një kohe të shkurtër, ishte e qartë që kjo uli nivelin e përfaqësimit, garën mes kandidatëve të forcave të ndryshme, i la zgjedhësit pa një alternativë për të votuar për një person të caktuar përveç Partisë dhe, mbi të gjitha, “çuditërisht” mundësoi përfshirjen e personave të dyshimtë në Kuvend. U desh një betejë e motivuar e opozitës dhe për turp të Institucionit më të lartë ligjbërës të vendit tonë, edhe ndërhyrja e organizmave dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë që ngulën këmbë të pastrohej Kuvendi nga kriminelët, duke zbatuar të ashtuquajturën “reformë të dekriminalizimit”.

Tani, pas përdorimit për herë të parë në votime të skemës së re, rezultati i aplikimit të listave pjesërisht të hapura, solli sërish zhgënjim. Shumë pak persona (vetëm tre) arritën të thyejnë herësin (numrin e votave të mjaftueshme që do t’u mundësonin të kapërcenin nga lista e pa sigurt në një mandat deputeti). Për më tepër u pa qartë se, zgjedhja e emrave për kandidatë për deputetë, në shumë raste, nuk përkonte me perceptimin e zgjedhësve për personat përkatës. Në mjaft raste, kandidatët që morën më shumë vota nga publiku do të qëndrojnë jashtë Kuvendit,
ndërsa do të hyjnë në të individë me një vlerësim minimal nga publiku. Kjo është e vërtetë për të dyja partitë kryesore.

Por, zbatimi i skemës me lista pjesërisht të hapura në zgjedhjet e këtij viti e pati një të mirë. Ndonëse procesi nuk prodhoi rezultat të dukshëm direkt, për vetë faktin se vetëm në 3 raste arriti të ndryshojë Listën e paraqitur në fillim të procesit nga subjektet politike, ai rriti transparencën dhe ndoshta pa dashje “zbuloi” indirekt mënyrën se si po funksionon “makina elektorale” për marrjen e votave nga partitë fituese.

-Së pari, sistemi tregoi se ka një lidhje midis investimit individual në fushatë të personazhit “kandidat” i cili është faktori më i rëndësishëm se sa “reputacioni publik historik” i tij për angazhimin e deritanishëm. Kjo bëri që emra me investim të kahershëm në politikë dhe shfaqje jo të vogël publike edhe në fushatë të mos arrijnë të hyjnë në Parlament.  E, ndërkaq, përmes thyerjes së herësit, individë të panjohur, pa lidhje me politikën, pa bërë asnjë fushatë elektorale publike në lidhje me angazhimin e tyre për programin e partisë dhe mbi të gjitha, krejt të panjohur në publik për ndonjë angazhim social apo partiak, me gjasa, janë pjesë e kësaj trupe të re ligjbërësish apo janë renditur shumë më lart se të parët në këto klasifikime për preferencat.

Ky është një element që flet për zbehje të rolit të Partisë si faktor për mbledhjen e votës, në favor të një skeme që e
përmbledh marrëdhënien për votën në një besim tek individi e jo te partia, programi i saj parimor apo ai zgjedhor. Fakti që vetë kryetari i Partisë Socialiste në Tiranë, i vendosur i treti në listë, nuk arriti të qëndrojë në të për këtë fenomen, është mjaft domethënës për këtë konkluzion.

-Së dyti, e lidhur me të parën, mekanizmi i përdorur nga subjekte për sigurimin e votës, fatkeqësisht nxjerr në pah se reforma e dekriminalizimit nuk arriti të “zhdukë” plotësisht efektet e saj, nëse nuk ka një vullnet të pastër në zbatimin e saj nga lidershipi i Partive në garë. Në fund të fundit, lista e mbyllur apo pjesërisht e mbyllur, është mbyllur nga dikush, i cili ka qenë i kujdesshëm që ajo të jetë “listë fituese”, duke mbajtur parasysh gjithçka që e bën atë të tillë.

-Së treti, në kushtet e një populli në varfëri ekstreme dhe me sa duket edhe të zhgënjyer nga ndikimi që ka vota e tij në përmirësimin e qeverisjes në këto dekada “mbi-premtimesh” e “nënrealizimesh”, mbetet tunduese oferta për blerje të votës ndaj një shpërblimi imediat material, aq më tepër kur kjo qëndron diçka e cila nuk penalizohet realisht, paçka se është e dënueshme formalisht në ligj.

Edhe 30 vjet pas rënies së komunizmit, demokracia ka ende shumë rrugë për të bërë në Shqipëri.
E me sa duket, pengesa e parë është pikërisht nga Parlamenti. Për sa kohë që nuk ka vullnet që zgjedhjet të jenë tërësisht të lira e të ndershme, vota do të deformohet dhe hyrja e personave me lidhje të dyshimtë në Kuvend nuk do të shmanget tërësisht, vendi do të vijojë të vuajë pasojat e një demokracie të cunguar.

 

Tags: instatlistat gjysme te hapuramonitor

TË LIDHURA

Kundër resortit! S’ka festë për ta, banorët e Rrjollit sërish në protestë
Aktualitet

Kundër resortit! S’ka festë për ta, banorët e Rrjollit sërish në protestë

12:52 | 14/03/2026
E rëndë në Tiranë, i moshuari qëllon me sëpatë gruan e tij, 68-vjeçarja transportohet në spital
Aktualitet

E rëndë në Shkodër/ Familjarët gjejnë pa shenja jete 19-vjeçarin, dyshohet se është vetëvarur

21:49 | 13/03/2026
Vlorë: 43-vjeçari dhunon policin bashkiak pas gjobës për parkim, arrestohet
Aktualitet

Vlorë: 43-vjeçari dhunon policin bashkiak pas gjobës për parkim, arrestohet

20:45 | 13/03/2026
Next Post
176 mijë të punësuar në biznesin e vogël, sot lista e aktiviteteve që përfitojnë nga paga e luftës

Tatimet: Prej datës 10 maj, asistencë në çdo vendbiznesi për Fiskalizimin

Qëndrimi në zyrë, si të luftoni dhimbjet e shpinës dhe kokës

Qëndrimi në zyrë, si të luftoni dhimbjet e shpinës dhe kokës

Foto / Media turke nxjerr foto nga recepsioni, një person ndihmon Fatih Özer

Mashtrimi/ Mediat turke: Si po fshihet në Shqipëri bosi i kriptomonedhës







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026




TË FUNDIT

Pas sulmeve amerikane, Irani paralajmëron Emiratet e Bashkuara Arabe: Do të godasim portet
Bota

Pas sulmeve amerikane, Irani paralajmëron Emiratet e Bashkuara Arabe: Do të godasim portet

by mirseda
13:32 | 14/03/2026
0

Ushtria e Iranit ka paralajmëruar se do të shënjestrojë portet në Emiratet e Bashkuara Arabe, si kundërpërgjigje...

Si në filma! Në 70 sekonda grabitësit rrëmbejnë ar e diamante me vlerë 1.7 mln $

Si në filma! Në 70 sekonda grabitësit rrëmbejnë ar e diamante me vlerë 1.7 mln $

13:30 | 14/03/2026
Gjithçka që duhet të dini për sfidën e sotme Inter – Atalanta

Gjithçka që duhet të dini për sfidën e sotme Inter – Atalanta

13:07 | 14/03/2026
Macron thirrje Izraelit për bisedime direkte me Libanin, ofron Parisin si ndërmjetës

Macron thirrje Izraelit për bisedime direkte me Libanin, ofron Parisin si ndërmjetës

13:05 | 14/03/2026
Kundër resortit! S’ka festë për ta, banorët e Rrjollit sërish në protestë

Kundër resortit! S’ka festë për ta, banorët e Rrjollit sërish në protestë

12:52 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com