E mërkurë, 16 Qershor, 2021
24.5 C
Tirana

Qëndrimi në zyrë, si të luftoni dhimbjet e shpinës dhe kokës

Ata që ulen për një kohë të gjatë në një tavolinë për punë nuk i bëjnë mirë shëndetit , aq sa nga një studim i bërë në Itali 8 nga 10 punonjës kanë vuajtur ose vuajnë nga çrregullime të lidhura me mënyrën në të cilën punojnë. Një hulumtim i bërë nga Loudhouse i paraqitur në Ministrinë e Shëndetësisë në Itali gjatë konferencës “Shëndeti në zyrë” kanë dalë rezultate se kjo punë me orë të zgjatura ulur jep efekte negative në shëndet. Në tre vitet e fundit, sipas analizës, 61% e të anketuarve kanë raportuar dhimbje shpine, 55% dhimbje koke, 49% dhimbje në shpatull ose tension, 49% probleme me sy, 47% dhimbje qafë dhe 31% dhimbje në dorë ose krah.

Këto rezultate vijnë dhe në bazë të zakoneve të përditshme ku 97% duhet të ulen dhe të mos lëvizin, 90% mbajnë një pozicion të shtrënguar, 85% qëndrojnë në pozicion me këmbë të kryqëzuara. “Shëndeti nuk është thjesht një gjendje fizike, por një mirëqenie me veten dhe mjedisin e punës”, u shpreh Cavuoti, president i Rete Ufficio Italia, organizata që organizoi konferencën ”Shëndeti në zyrë”.

Ja disa nga këshillat që u dhanë në konferencë:

Këshilla kundër dhimbjes së shpinës nga zyra. Në qoftë se është mbrapa domethënë në shpinë, nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të marrim një pozicion të saktë para kompjuterit. Vetëm atëherë, shumë nga shqetësimet do të lehtësohen dhe ne do të lehtësojmë disa dhimbje në shpinë tonë të dobët.

Mos harroni, pra:

1.mbani shtyllën kurrizore drejt

2.ngrihuni shpesh dhe kaloni disa minuta në ushtrime të shpinës dhe të qafës

3.qetësoni shpatullat dhe lëvzni qafën për të shplodhur muskujt e tendosur

Lexo edhe :   Gurët e tëmthit, shkaktarët dhe të rrezikuarit

4.kundër dhimbjes së dorës, herë pas here lëvizni dorën dhe gishtat në të gjitha drejtimet

Këshilla kundër dhimbjes së kokës së zyrës

Më shpesh dhimbja e kokës në zyrë nxitet nga faktorë që shkojnë përtej qëndrimit “të thjeshtë”. Është e vërtetë që shpesh dhe mbi të gjitha nervat dhe muskujt janë në gjendje të shkaktojnë një çrregullim më të përhapur në kokë, por ka edhe shkaqe të tjera, të tilla si stresi, mungesa e gjumit ose ushqimi i dobët, që na shkaktojnë këtë dhimbje.

Lexo edhe :   Gurët e tëmthit, shkaktarët dhe të rrezikuarit

Për të luftuar stresin, përpiquni të rifitoni kohën tuaj dhe ndoshta duke shkëmbyer një bisedë të shkurtër me kolegët e punës për të folur për diçka më tërheqëse për tu larguar sado pak nga monotonia përpara kompjuterit.

2.Meditoni! Shumë studime shkencore tregojnë se si meditimi është në gjendje të mbajë stresin larg.

3.Ngrihuni nga tavolina juaj dhe pini një çaj të butë detoksifikues.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Dritë jeshile për shqiptarët/ BE heq kufizimet, çfarë duhet të dini

Rënia e shifrave të infektimit si rezultat i vaksinimit, i ka dhënë dritën jeshile shqiptarëve që të udhëtojnë në vendet e BE-së. Vendimi është...

Euro 2020/ Turqi-Uells 18:00, Turqia pret reagim, ndeshja e fundit mes tyre 6-4

18:00: Turqi - Uells (Grupi A, Baku) Turqia u shkërmoq nga Italia në Romë të premten, për një pjesë të madhe të ndeshjes e mbyllur...

Ishte krahu i djathtë i Arta Markut/KPK shkarkon prokuroren e njohur të Tiranës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën vendimin e shkarkimit nga detyra për prokuroren e Tiranës, Alketa Zifla. Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar...

‘Basha vodhi zgjedhjet’, grupimi ‘Për PD’-në zbardh shkeljet

Grupimi 'Për PD-në' ka dalë në një konferencë për media, ku kanë listuar arsyet pse Basha fitoi një mandat të tretë në krye të...

Euro 2020/ Dita hapet me Finlandë-Rusi, për rusët detyrim fitorja ndaj fqinjëve

Faza e grupeve të UEFA EURO 2020 hyn sot në xhiron e ndeshjeve të dyta. Finlanda përballet me Rusinë, Turqia përballet me Uellsin dhe...