Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“E mbytën me litar dhe e hodhën në rezervuar”, flet vajza: Nuk e njihja fare, unë mbledh lule

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“E mbytën me litar dhe e hodhën në rezervuar”, flet vajza: Nuk e njihja fare, unë mbledh lule

Ngjarja e rëndë e cila ka të bëjë me të riun i cili u mbyt me litar dhe u hodh në rezervuar, ka marrë një tjetër rrjedhë. Policia pretendon se motivi i krimit ishte lidhja me vajzën, e cila kishte një lidhje paralele dhe me njërin prej autorëve të krimit. Lidhur me këtë krim të rëndë, uniformat blu arrestuan për vrasjen shtetasit Valter Mollaj, Idlir Mollaj dhe Bledi Angjo.

18-vjeçarja Martina P., ka folur sot në emisionin “Me zemër të hapur” për vrasjen e Martin Çeços në Maliq, të riut i cili u mbyt me litar dhe u hodh në rezervuar. Martina mohoi të kishte pasur lidhje me 26-vjeçarin Martin Çeço dhe madje deklaroi se nuk e njihte fare. Ndërsa për të arrestuarit tha se punonin bashkë dhe emrat e tyre i kishte dhënë pas kërcënimeve nga policia.

Hetimet zbuluan se 26-vjeçari Martin Çeço ishte mbytur me litar, dhe më pas trupi ishte hedhur në rezervuar. Shkak i krimit dyshohet të ketë qenë një vajzë me të cilën kishte folur 26-vjeçari, por që mendohet se ka qenë në lidhje me një nga autorët e dyshuar, Valter Mollajn. Ekspertiza zbuloi gjurmë gishtash në litar që i përkasin 3 personave; Valter Mollajt, Edlir Mollajt dhe Bleti Angjos. Nga verifikimet e policisë, blutë kanë dyshime të forta se vajza ka qenë në një lidhje me një nga autorët e dyshuar, Valter Mollajn. Të tre këta persona u lanë në “arrest me burg” nga Gjykata e Korçës për akuzën e “vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim”.

“Nuk jam në shkollë. Mbledh lule. Erdhi na mori policia, se unë nuk dija gjë fare, më thanë për një sqarim dhe ne shkuam. Nuk e njihja fare Martin Çeçon, nuk kisha biseduar me të. Fare. Më kishte çuar ftesë në Facebook dhe unë nuk e pranova se nuk e njihja. Kishte çuar një mesazh, por unë nuk ia ktheva. Nuk e kam parë as në fytyrë, thjesht në telefon. Valter Mollën e njoh, është nga fshati jonë. Është këtu me ne, na ndihmon. Policia më thoshte trego për Martinin, do të çojmë në burg dhe thashë për Valter Mollën. Më thoshin që trego, unë s’dija asgjë. Çfarë të tregoja për Martinin dhe nga frika e pranova akuzën.

Valter Molla dhe Idlir Molla nuk ishin aty kur po flisja me policët, erdhën më vonë. Mua nuk më bashkuan fare me ta. Kam vite që i njoh, këtu kanë jetuar, na kanë ndihmuar, i ndihmonim. Ngaqë e kishim babain e sëmurë. Bledi Angjo ishte çobani i Valit. Nuk e di çfarë marrëdhënie kishin, se unë kisha një vit që isha zënë me Valin se nuk i vajta një ditë në punë. Martin Çeço nuk kanë pasur lidhje fare me Valter dhe Lefter Mollën. Nuk kishin lidhje ata me Martinin. Nuk kam pasur lidhje me Valterin”, tha 18-vjeçarja.

Tags: Bledi AngjoIdlir MollajMartin ÇeçorezervuarValter Mollaj

TË LIDHURA

Qytetarët ankohen për klorin dhe erën e ujit në Tiranë, bashkia: Brenda normës, kujdes depozitat
Aktualitet

Qytetarët ankohen për klorin dhe erën e ujit në Tiranë, bashkia: Brenda normës, kujdes depozitat

20:43 | 27/01/2026
Drejtuesi i burgut takon kryeinfermierin para arratisjes së Altin Ndocit
Aktualitet

Drejtuesi i burgut takon kryeinfermierin para arratisjes së Altin Ndocit

20:16 | 27/01/2026
Adriatik Lapaj: “Me 31 janar kundër barbarisë, sot vidhen 53 mln €”
Politikë

Adriatik Lapaj: “Me 31 janar kundër barbarisë, sot vidhen 53 mln €”

19:29 | 27/01/2026
Next Post
Serbia e konfirmon: Me Shqipërinë dhe Maqedoninë shkojmë në Bruksel

Serbia e konfirmon: Me Shqipërinë dhe Maqedoninë shkojmë në Bruksel

Kushi: Financim shtesë për universitetet publike për ndërkombëtarizimin dhe programet prioritare

Kushi: Financim shtesë për universitetet publike për ndërkombëtarizimin dhe programet prioritare

Vendimi i qeverisë/Nga 1 korriku rriten me 30% pagat e ushtarakëve

Vendimi i qeverisë/Nga 1 korriku rriten me 30% pagat e ushtarakëve







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

Zarfi i zi në shtëpi, Rogerti merr dënimin nga Vëllai i Madh
Showbizz

Zarfi i zi në shtëpi, Rogerti merr dënimin nga Vëllai i Madh

by mirseda
21:50 | 27/01/2026
0

Pas një sërë debatesh të ashpra në shtëpinë e “Big Brother VIP”, të shoqëruara me gjuhë fyese,...

“Kush të ka traumatizuar, mami apo babi?”/ Komentet e Rogertit, Mali shpërthen në lot

“Kush të ka traumatizuar, mami apo babi?”/ Komentet e Rogertit, Mali shpërthen në lot

21:28 | 27/01/2026
Leonora bën dedikimin rrëqethës në ditëlindjen e babait të saj të ndjerë

Leonora bën dedikimin rrëqethës në ditëlindjen e babait të saj të ndjerë

21:05 | 27/01/2026
Qytetarët ankohen për klorin dhe erën e ujit në Tiranë, bashkia: Brenda normës, kujdes depozitat

Qytetarët ankohen për klorin dhe erën e ujit në Tiranë, bashkia: Brenda normës, kujdes depozitat

20:43 | 27/01/2026
Drejtuesi i burgut takon kryeinfermierin para arratisjes së Altin Ndocit

Drejtuesi i burgut takon kryeinfermierin para arratisjes së Altin Ndocit

20:16 | 27/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com