Të qenit në qendër të vëmendjes dhe të ekspozosh një jetë luksoze duket se është kthyer në një motiv tashmë për disa nga të famshmit.
I tillë është rasti i Xhesika Ndojit, e cila ka vjedhur një foto nga modelja Oriola Marashi. Kjo e fundit ka postuar një foto me një buqetë të madhe trëndafilash që formonin shkronjën XH, për të motrën Xhulian, e cila kishte ditëlindjen.
Mirëpo, pak më vonë e njëjta foto është postuar nga Xhesika Ndoji. Këngëtarja ka marrë foton nga modelja dhe e ka postuar si t’ia kishin bërë asaj këtë dhuratë të këndshme.