Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Tragjedia e Leicesterit/U dogj bashkë me vajzën, kush ishte miliarderi tajlandez

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Tragjedia e Leicesterit/U dogj bashkë me vajzën, kush ishte miliarderi tajlandez

Drejtorët e klubit të Leicester kanë mbërritur të gjithë me radhë në stadiumin “King Powers” këtë mëngjes, pasi klubi do të dalë në një komunikatë për shtyp në lidhje me rrëzimin tragjik të helikopterit të pronarit të tyre.

Konfirmimi për personat që kanë qenë në bord është vonuar deri më tani pasi pritet të zbardhet ekspertiza e trupave të gjetur në mjetin fluturues. Por mediat në Anglia dhe burimet e tyre kanë arritur të zbulojnë se kush ka hipur në atë helikopter pas ndeshjes Leicester-West Ham.

Sipas burimeve të afërta më familjen e pronarit të klubit të “dhelprave”, Vichai Srivaddhanaprabha vetë personi në fjalë ka qenë në bord, por nuk mbetet me kaq sepse është zbuluar se edhe vajza e tij, Voramas Raksriaksorn.

Në total kanë qenë 5 persona në bord, dy nga familja e pronarit të Leicester, dy pilotët dhe një person i 5-të, identiteti i të cilit nuk është zbuluar ende, por mendohet të jetë një drejtues në klubin e futbollit.

Rrëzimi i helikopterit dyshohet të jetë shkaktuar nga një problem teknik në motor. Dëshmitarët okularë kanë deklaruar se mjeti u ngrit në ajër mbi kupolën e stadiumit dhe më pas bëri disa rrotullime pasi helika në bishtin e tij pësoi defekt. Menjëherë pas këtij episodi mjeti është përplasur fuqishëm në parkingun e stadiumit duke shpërthyer në flakë.

Mëngjesin e sotëm është fotografuar helikopteri që ka mbetur si një hekurishte e deformuar edhe pse autoritetet e kanë mbuluar një pjesë të tij, gjithsesi mjeti fluturues do t’i nënshtrohet ekspertizës për të gjetur shkaqet e rrëzimi të tij para se të largohet nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë tifozë të shumtë të Leicester kanë shkuar sot pranë vendit të ngjarjes ku kanë vënë lule në nder të presidentit të tyre që me shumë mundësi do të shpallet i vdekur në orët në vijim.

Për t’u njohur më mirë me pronarin e Leicester Cityt më poshtë keni profilin e tij:

Si u bë i pasur Srivaddhanaprabha dhe sa është vlera e pasurisë së tij?

Srivaddhanaprabha ka lindur në Bangkok, Tajlandë në prillin e 1958.

Ai themeloi kompaninë gjigante të shitjes me pakicë ‘King Power Duty Free’ në Bangkok në vitin 1989, e cila më pas e bëri shumë të pasur.

Sipas Forbes vlera e pasurisë së tij është 4.29 miliardë euro. Srivaddhanaprabhas në vitin 2009 i është dhënë dekorata mbretërore nga mbreti i Tajlandës.

Kur e bleu klubin e Leicesterit?

Srivaddhanaprabha e bleu Leicesterin në gushtin e 2011 për 39 milionë funte (43.81 milionë euro). Ai menjëherë emëroi djalin e tij, Aiyawatt Srivaddhanaprabha, si zëvendës-kryetar të klubit.

Arritjet e Leicesterit nën Srivaddhanaprabhan?

Leicesteri e fitoi Premier Ligën në sezonin 2015/16 duke regjistruar kështu një nga befasitë më të mëdha në futbollin anglez. Shanset e Dhelprave para fillimi të sezonit për të fituar titullin ishin 5000 me 1, por skuadra e Claudio Ranierit i befasoi të gjithë.

Si shpërblim për titull ai i dha çdo lojtari nga një veturë BMW i8, vlera e secilës është 112 mijë euro.

A është Srivaddhanaprabha pronar edhe i ndonjë klubi tjetër të futbollit?

Po, ai është pronar edhe i klubit belg, OH Leuven, të cilët bëjnë gara në kategorinë e dytë të futbollit belg.

Tags: bashkedogjIshteLeicesteritmiliarderitajlandeztragjediavajzën

TË LIDHURA

Pritet të ftohet nga Sylvinho, Seferi “pushton” Turqinë
Sport

Pritet të ftohet nga Sylvinho, Seferi “pushton” Turqinë

12:42 | 17/03/2026
Të gjithë ndeshjet në “Air Albania”, përcaktohet kalendari i ‘Final 4’
Sport

Të gjithë ndeshjet në “Air Albania”, përcaktohet kalendari i ‘Final 4’

12:20 | 17/03/2026
Seferi protagonist në Turqi, dhuron asist me Bodrumspor
Sport

Seferi protagonist në Turqi, dhuron asist me Bodrumspor

20:57 | 16/03/2026
Next Post
Harrojeni Ronaldon, Granit Xhaka sapo shënoi një gol të “çmendur” (Video)

Harrojeni Ronaldon, Granit Xhaka sapo shënoi një gol të “çmendur” (Video)

Projekt-propozimi: Listë çmimesh dysheme për dentistët! Ja tarifat e propozuara

Projekt-propozimi: Listë çmimesh dysheme për dentistët! Ja tarifat e propozuara

U cilësua si ekstremisti grek, por i vrari ishte me kombësi…

U cilësua si ekstremisti grek, por i vrari ishte me kombësi...







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

20:33 | 11/03/2026




TË FUNDIT

SPAK mbyll hetimet për Ahmetajn: Akuza për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie
Aktualitet

SPAK mbyll hetimet për Ahmetajn: Akuza për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie

by mirseda
13:57 | 18/03/2026
0

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së...

Rama furnizuesve: Mos rëndoni qytetarët, ulni fitimin ose rikthehet Bordi

Rama furnizuesve: Mos rëndoni qytetarët, ulni fitimin ose rikthehet Bordi

13:55 | 18/03/2026
Nafta mbi 2000 lek/litër, Rama: Rritje e moderuar, bursat +40%

Nafta mbi 2000 lek/litër, Rama: Rritje e moderuar, bursat +40%

13:52 | 18/03/2026
Ish-vjehrra e Xhuana Nikollajt: E ndjera, është atje ku s’duhet të ishte!

Ish-vjehrra e Xhuana Nikollajt: E ndjera, është atje ku s’duhet të ishte!

13:32 | 18/03/2026
Aksident në aksin Korçë-Maliq! Përplasen dy makina, raportohet për të lënduar

Aksident në aksin Korçë-Maliq! Përplasen dy makina, raportohet për të lënduar

13:31 | 18/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com