Koronavirus vazhdon të përhapet me shpejtësi në të gjithë botën, ku regjistrohen raste të shumta të prekurish dhe viktimash.
Pozitive me këtë virus ka rezultuar edhe boksierja kosovare, Fabiana Bytyqi, kampione bote në “WBC”. Lajmi është konfirmuar nga vetë babai i boksieres, i cili në një prononcim të dhënë është shprehur, se ai së bashku me vajzën e tij kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.
“Ka dy javë që jemi duke u përballur me këtë virus. Fabiana është më mirë se unë. Ajo po kurohet në shtëpi dhe është pranë shërimit ku për tre-katër ditë do të bëjë testin e fundit duke u siguruar se është shëruar plotësisht.
Unë jam në spital prej 12 ditësh dhe po e marr veten. Do të dal nga spitali ndoshta për një javë ose 10 ditë.”, u shpreh babai i Fabianës për “Kosova Boxing”.