Këngëtarja Arilena Ara ka qenë e rezervuar lidhur me jetën e saj personale. Teksa ka qënë e ftuar në emisionin e Ermal Mamaqit, ajo tregoi një rast ku e kishin propozuar, duke i kërkuar dorën në shtëpi. Historia në fjalë ka ndodhur dy vite më parë, e ndërsa djali e njihte vetëm nëpërmjet ekranit këngëtaren.
“Para 2 vitesh vjen në shtëpi një zotëri nga shumë larg, dhe i kërkon mamit dorën time. Djali vetë më kishte parë në televizor, dhe më donte për grua. Donte të ma ngopte mua djalin e tij. ‘E kam djalin serioz, të mirë, kam derra, kam pula, kam lopë, prodhojmë kaq qumësht në vit.
Madje djali im është aq i fortë, sa ndeshet me arushën’, tha.
Mami i tha që s’kemi vajzë për të martuar se janë të vogla, do mbarojnë shkollën. Ai tha të mendohemi, dhe kishte sjellë një top të madh me gjalp. Mamit i pëlqeu ta mbante gjalpin me thënë të drejtën. Ja mori dhe i tha; vajzën nuk ta jap. Iku ai, e mbajtëm topin”, tha Arilena.