Kryeministri Edi Rama ka zbuluar arsyen përse nuk e jep dorëheqjen. Sipas tij, qeveria nuk mund të ngelet si një makinë pa shofer e pa motor.
Rama risolli në vëmendje zgjedhjet presidenciale në Francë dhe zgjedhjet në Gjermani, ndërsa iu përgjigj gazetarëve:
“Para pak ditësh u bë turi i parë presidencial në Francë. Presidenti i ardhshëm i Francës mori 24 për qind. Bëhet turi i dytë më pas. Ndërkohë, po ju kujtoj se kancelaria e Gjermanisë, ka marrë më pak sesa koalicioni në zgjedhje. Në demokraci qeveris ai që fiton, qeveris ai që merr i pari votat. Është e ndarë kjo punë dhe nuk jemi thirrur që të rishikojmë se si funksionon demokracia. Nëse ka raste, se kemi raste në ndonjë vend fqinj, ku tentohet shpikja e demokracisë, këto janë raste që nuk sjellin të mira. Në demokraci vendos shumica dhe pakica duhet të marrë vetëm një gjë: garancitë që në garë të jetë e barabartë me shumicën. Nuk mund të këtë ndërrim të pushtetit në tavolinë. Këtu bëhet fjalë për një lojë me porta të vogla tek fusha e qymyrit. Gim Fagu, thoshte pesçja e parë; unë po shkoj me 5 kalamajtë, dhe të shoh se kush fiton. Nuk është historia e jetës publike, një lojë me top midis dy pallateve, 8 dhe 6. Është përgjegjësi e madhe dhe nuk mund të jetë qeveria si një makinë pa shofer e pa motor, edhe të dalim në fushë e të lozim”, tha Rama.