Një vajzë dyshohet se është marrë peng ditën e sotme në zonën e Insitutit në Kamzë.
Mësohet se një qytetar ka telefonuar policinë dhe ka thënë se një vajzë e kanë futur me forcë në makinë.
Telefonata e qytetarit ka alarmuar policinë, e cila ka shpërndarë disa patrulla në terren.
Burime nga uniformat blu theksojnë se, pritet të verifikohen kamerat në zonë për të kuptuar çfarë ka ndodhur.
Akoma mbetet e paqartë nëse kemi të bëjmë me një pengmarrje ose jo
Ende nuk ka ndonjë reagim zyrtar nga policia në lidhje me këtë ngjarje.