E shtunë, 6 Mars, 2021
11 C
Tirana

Rama publikon hartat: Ja si e shiti Berisha detin në vitin 2008 (Foto)

Kryeministri Rama, teksa ka folur për çështjen e detit me Greqinë, për herë të parë ka publikuar mbrëmë hartat e viteve 2001, 2008 dhe 2012, ku përcaktohet vija e drejtë bazë, që do të thotë se çdo marrëveshje dhe çdo ndarje e ujërave territoriale dhe zonës ekonomike bëhet duke u nisur nga kjo vijë.

”Në këto harta vija e drejtë bazë sipas ligjit 2001 përcakton kufirin e ujërave të brendshëm. Pra ajo vija e kuqe, të gjitha ujërat brenda profilit të thepisur i fut brenda dhe për të ndarë kufirin ku është uji territorial dhe ku shtrihet zona ekonomike, fillohet nga vija bazë e kjo ishte e 2001”, tha Rama në emisionin Open.

Duke u përqendruar në hartën e vitit 2008 kur edhe u bënë negociatat me Greqinë , Rama tha se Shqipëria humb 1290 km2 dhe kufirin e saj detar.

“Ja çfarë bën Sali Berisha me propozim të Nishanit. Në vitin 2008 dhe Berisha, dhe Nishani, shikoni se çfarë i bëjnë Shqipërisë. Me ligj ia heqin vijën bazë dhe e fusin në profilin e vetë tokës. Shqipëria humb 1290 km2 dhe kufirin e vet detar. Del si vend si pa det fare. Dhe mbi këtë bazë në 2008 bëhet marrëveshja e famshme, ku përllogaritja e ujërave për të ndarë kufirin ujërat territoriale dhe zonën ekonomike niset jo nga vija bazë, por brenda atyre dhëmbëve, pra humbet territor”, përfundoi Rama.

Ai theksoi se në vitin 2012, me propozim të Gramoz Ruçit në parlament rifuti vijën bazë dhe e riktheu në gjendjen e mëparshme, por dëmi ishte bërë.

Lexo edhe :   Basha: 41.5 % e popullsisë jeton me më pak se 5.5 dollarë në ditë

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ronaldo drejt largimit, Juventusi “piketon” ish-sulmuesin e Interit

Situata e pandemisë nuk i ka ndihmuar klubet e futbollit nga ana financiare të cilat duket se janë me humbje për shkak dhe të...

Serbia merr 500 mijë vaksina kineze/ Vuçiç: Presim dhe 13 milion të tjera

500,000 doza të tjera të vaksinës kineze “Sinofarm”, kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Serbi. Lajmin e ka dhënë presidenti serb Aleksandër Vuçiç, në një...

Fenomeni “Tirja”,/ Bushati: Ndodh kudo, në Gjermani doktori vrau 118 pacientë

Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati e ka quajtur të turpshme faktin e fokusimit të vëmendjes ndaj rastit të sanitares së Shefqet Ndroqi, Tire...

Ministri francez: Vaksinat ruse dhe kineze, rrezik për shëndetin publik

Një ministër i kabinetit francez u bëri thirrje vendeve të Bashkimit Evropian të mos i përdorin vaksinat ruse ose kineze për COVID-19n, nëse ato...

Meta: Kush nuk voton, s’ka të drejtë të ankohet për pasojat e qeverisjes

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ka bërë thirrje shqiptarëve për të votuar masivisht në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Sipas Metës, ai qytetar që...