Një 14-vjeçar është dërguar rreth orës 15:00 të mëngjesit në spitalin e Vlorës. Sipas infoemacioneve të para, adoleshenti u dërgua pa jetë në spital, ndërsa nuk dihen shkaqet që kanë çuar në vdekjen e tij.
Aktualisht po hetohet për zbardhjen e shkaqeve që i morën jetën të riut nga Vlora me iniciale P.P. Dyshimet e para të mjekëve, por edhe familjarëve lidhen me një intoksikim të mundshëm. Ekspertët mjeko-ligjorë pritet të kryejnë autopsinë, ndërsa trupi i 14-vjeçarit është dërguar në morg.
Familjarët e 14-vjeçarit, në gjendje të rënduar psikologjike, kanë thënë se djali ka qenë në gjumë dhe se dyshonin që ai mund të jetë helmuar. Po ashtu, ata kanë deklaruar se i biri nuk vuante nga ndonjë sëmundje, si dhe nuk kanë vërejtur shenja dhune në trupin e tij.