Duket se çështja e pagave në ekipin e Flamurtarit është drejt zgjidhjes. Lajmi është konfirmuar dje për “Panorama Sport” nga administratori Sinan Idrizi.
Ky i fundit tha se këto ditë lojtarët do të marrin rrogat e prapambetura. Por, kreu i klubit la të kuptohej se ky do të jetë viti i fundit që kompanitë turke do administrojnë Flamurtarin, nëse Këshilli Bashkiak nuk i kthen paratë e borxheve të prapambetura që ka shlyer deri më sot.
“Këto ditë do shpërndahen rrogat e prapambetura që kemi ndaj lojtarëve. Ne edhe këtë vit do ta bëjmë detyrën tonë. Vitin tjetër do të shikojmë. Nuk mund të vazhdohet më kështu, pasi nuk ka rregulla loje. Ore, çfarë bëjnë këta këshilltarët bashkiakë? Pse nuk mblidhen?”