Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Shkarkohet drejtori i KESH, ja kush e zëvendëson

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shkarkohet drejtori i KESH, ja kush e zëvendëson

Shkarkohet drejtori i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, Agron Hetoja. Mësohet se në vend të tij është emëruar Benet Beci. Ky i fundit, deri më sot ka drejtuar Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

Javën e kaluar pati disa lëvizje të tjera në këtë Ministri dhe institucionet e varësisë. Zv/Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enis Aliko u largua nga detyra me urdhër të kryeministrit Rama. Në vend të tij u emëruar zv.ministër ish-deputeti Ilir Bejtja. Bejtja ishte drejtor në Ministrinë e Infrastrukturës, kur drejtohej nga Damian Gjiknuri.

KUSH ËSHTË DREJTORI I RI I KESH, BENET BECI?

Benet Beci është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë pranë Universitetit të Tiranës, dega Ekonomi Politike, në vitin 1987. Në vitin 2003 përfundon programin dy vjeçar “Master në Administrim Biznesi” (MBA) duke mbrojtur tezën “Sistemi bankar në tranzicion, tronditjet dhe mësimet”, pranë Fakultetit të Ekonomisë së Universitetit të Tiranës në bashkëpunim me Universitetin Nebrasca-Lincoln.

Beci e ka filluar karrierën profesionale në vitin 1987 në Ministrinë e Transporteve, ku ka kryer detyrën e inspektorit të tarifave dhe standardeve. Në vitin 1992 fillon të punojë si ekonomist në Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë në Bankën Kombëtare (sot Banka e Shqipërisë). Në vitet 1993-1999 vazhdon punën në Bankën Kombëtare Tregtare duke kryer funksione të ndryshme, si: specialist në Departamentin e Letërkredive dhe Financimeve të Huaja, specialist në Departamentin e Administrimit të Fondeve të Huaja, përgjegjës i Sektorit të Kredisë në Departamentin e Financave të Huaja. Gjatë periudhës Prill 1999 – Qershor 2003, ka vazhduar karrierën e tij profesionale si Drejtor Financiar në Fondin e Financimit Rural, për të vijuar më tej deri në Tetor 2005 si Drejtor Financiar në Unionin e Shoqatave të Kursim Kredisë, institucion financiar i krijuar nga transferimi i aseteve të Fondit të Financimit Rural.

Prej muajit Tetor të vitit 2005, mban postin e Drejtorit Ekzekutiv në Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Z. Beci ka qënë gjithashtu edhe Anëtar i Komitetit të Kontrollit të Bankës së Kreditit të Shqipërisë për periudhën Shtator 2005 – Janar 2008. Z. Benet Beci ka qenë anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë për periudhën Shkurt 2008 – Tetor 2012. Z.Beci ka kryer një sërë specializimesh brenda dhe jashtë vendit. Fushat e specializimeve janë kryesisht në sistemin bankar dhe funksionet e institucioneve të kredidhënies, analizës financiare, manaxhimin e riskut dhe përcaktimin e normave të interesit, manaxhimin efikas të institucioneve mikrofinanciare, buxhetimin, planifikimin dhe menaxhimin e projekteve, si dhe modelimin e institucioneve financiare dhe të kreditimit.

TË LIDHURA

Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset
Aktualitet

Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

21:50 | 15/10/2025
“Jam i armatosur, ku je se do të vras?”/ IMT dënon kërcënimin ndaj drejtorit
Aktualitet

“Jam i armatosur, ku je se do të vras?”/ IMT dënon kërcënimin ndaj drejtorit

21:47 | 15/10/2025
Vendimi i qeverisë, 753 mijë lekë fond shtesë për shpronësimet në “Rrugën e Arbrit”
Aktualitet

Vendimi i qeverisë, 753 mijë lekë fond shtesë për shpronësimet në “Rrugën e Arbrit”

21:01 | 15/10/2025
Next Post
Arzu prek me rrëfimin për djalin: Ai dhe nëna janë idhujt e mi (foto)

Arzu prek me rrëfimin për djalin: Ai dhe nëna janë idhujt e mi (foto)

Vrasja e 34-vjeçarit/“Arrest me burg” për autorin

Vrasja e 34-vjeçarit/“Arrest me burg” për autorin

“Gjaku lahet me gjak”, kërcënohet italiani që vrau të riun shqiptar pasi i hyri në shtëpi

“Gjaku lahet me gjak”, kërcënohet italiani që vrau të riun shqiptar pasi i hyri në shtëpi







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

20:20 | 14/10/2025




TË FUNDIT

Hamasi e konfirmon: Dorëzuam të gjitha pengjet që kishim “në dorë”
Bota

Hamasi e konfirmon: Dorëzuam të gjitha pengjet që kishim “në dorë”

by mirseda
22:04 | 15/10/2025
0

Hamasi ka lëshuar një deklaratë të re në minutat e fundit duke konfirmuar se ka dorëzuar në...

Vjen vala e acarit, IGJEUM paralajmëron stuhi dhe reshje të forta në gjithë vendin

Vjen vala e acarit, IGJEUM paralajmëron stuhi dhe reshje të forta në gjithë vendin

22:00 | 15/10/2025
Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

21:50 | 15/10/2025
“Jam i armatosur, ku je se do të vras?”/ IMT dënon kërcënimin ndaj drejtorit

“Jam i armatosur, ku je se do të vras?”/ IMT dënon kërcënimin ndaj drejtorit

21:47 | 15/10/2025
Vendimi i qeverisë, 753 mijë lekë fond shtesë për shpronësimet në “Rrugën e Arbrit”

Vendimi i qeverisë, 753 mijë lekë fond shtesë për shpronësimet në “Rrugën e Arbrit”

21:01 | 15/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com