Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

E FUNDIT/ Kryeministri Rama: Nuk do bëj më avokatin e Saimir Tahirit!

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
E FUNDIT/ Kryeministri Rama: Nuk do bëj më avokatin e Saimir Tahirit!

Kryeministri Edi Rama, nuk ka ndërmend të bëjë më avokatin e Saimir Tahirit. Kështu deklaroi para pak minutash kreu i qeverisë, teksa tha se është detyra e organit ligjzbatues të vendosë për këtë, ndërsa tha se nuk është penduar për të gjithë mbështetjen që i ka dhënë Tahirit në kohën kur ishte ministër i Brendshëm.

Rama ngriti në piedestal Tahirin, teksa tha se ka bërë një punë të shkëlqyer dhe se ringriti Policinë e Shtetit, ndërsa shtoi se nuk i ka ndërhyrë kurrë në punën e tij.

Po ashtu, kryeministri tha se shpreson që të mos jetë çështja e Tahirit gabimi më i madh i tij politik.

FJALA E RAMËS:

A është i pafajshëm Tahiri? Në Shqipëri pas prindërve të tij, i pari njeri që dëshiron të besojë pafajësinë e tij jam unë, por unë nuk jam prindi i tij. Në 8 vite punë në PS në opozitë, ai ishte i riu i parë që hyri në seli pas meje, kur sapo isha zgjedhur kryetar. Kishte qenë vullnetar, u paraqit përmes e-maili ku donte të lexoja disa ide për reformimin e PS.

U bë zëdhënësi i ri i partisë, i ngjiti shkallët një e nga një me ambicie të fortë e vullnet të veçantë. Për meritat e tij në punë, u zgjodh ministër i Brendshëm, i dhashë të gjitha meritat e besimin, por siç tregoi koha atij iu deshëm më shumë se te gjithë të tjerët, nuk i ndërhyra në zgjedhjen e bashkëpunëtorëve në ministrinë e Brendshme. I kam miratuar pa ngurrim kandidaturat që më ka paraqitur në policinë e shtetit. Çdo shqetësim i qytetarëve për Policinë e Shtetit ia kaloja ministrit dhe aty mbyllej, nuk mbaj mend të kem folur apo takuar ndonjë drejtor policie, përveç takimeve të punës me ta me ministrin. Nuk kam lejuar që ministri të vihej në siklet, as për gjobat e politikanëve, as për ankesat për këtë apo atë drejtor policie që nuk u bindej më deputeteve në telefon sipas traditës.

Në ndonjë rast kam bërë edhe debat, me ton të lartë me ndonjë anëtar të grupit sepse tradita mizerabël dhe presioni e bënë të vështirë për deputetët të përshtateshin me këtë rregull, që atëherë dukej si kufizimi i pushtetit të deputetëve.

E vërteta është që pas disa kohësh u arrit mirëkuptim dhe u respektua kjo linjë e panjohur deri në 2013. Edhe aleatëve të vegjël iu ndalua futja e duarve nën mëngët e Policisë së Shtetit. 

Unë mbroja bindjen se nuk bëhet shtet me ndërhyrje dhe telefonata, por kisha bindjen se të zgjedhësh ministrinë në 2013 për të ringritur Policinë e Shtetit, duhej ta ushtroje mandatin në fuqi të plotë.

Për të luftuar kriminalitetin, nuk mund të ishe një prift me mjekër të rruar si paraardhësit e Tahirit. Ai ishte ministri më jetëgjatë, por jo sepse ra nga qielli, apo ishte ia afërt me mua, por sepse unë dhe deputetët i dhamë besim të jashtëzakonshëm dhe nuk ia kursyem mbështetjen sa herë ishte e nevojshme.

Sot s’është dita për të renditur se sa shumë fitoi vendi dhe policia e shtetit nën drejtimin e Tahirit, s’jemi mbledhur ta dekorojmë Saimir Tahirin, por të flasim për çfarë duhet të bëjmë lidhur me kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që nuk kërkon vetëm disa masa, por edhe arrestimin e Samir Tahirit.

Nuk do kishte kuptim të merresha me pyetjen: a është i pafajshëm Saimir Tahiri? Normale kjo s’mund të kërkohet nga unë, por shumëkush e kërkon me të drejtë ça mendoj unë. Kush është mendimi im i sinqertë përballë kësaj, sepse është një situatë atipike. Tahiri ishte ministri më popullori në sytë e shumicës dhe më i urryeri në sytë e pakicës.

Konceptohej nga të gjithë si bashkëpunëtori dhe i preferuari im në kabinet. E vërteta është se Tahiri ishte bashkëpunëtori im i ngushtë, isha unë që për arsye se ministri i brendshëm ishte në pozitën më të vështirë, u gjenda pranë për të mbrojtur punën e tij të palodhur.

Sot Saimir nuk është më ministër dhe një fijë peri e ndan viktimën e një sulmi të papërmbajtshëm nga heroi I rremë, për të cilin pretendojnë se ka ndërtuar një mbretëri të krimit të organizuar. Unë shihem edhe si njeriu I tij më I afërt në historinë 4 vjecare të sukseseve të pamohueshme. E kam të qartë detyrimin e pashmangshëm për sqarimin e opinionit publik. Dua të flas sot sa më qartë dhe drejtpërdrejt jo për të vërtetën e Tahirit, por timen.

Shumëkush kanë pritur që tanimë unë t’i bashkohem qëndrimit të Tahirit kundër një gjyqi farsë që për hir të vërtetës i ngjan një farsë të inskenuar nga amatore inatçinj. Por jo, e kam bërë këtë rregullisht, i jam bashkuar atij kur ishte ministër dhe i bëhej i njëjti gjyq nga prokurori i gjykatës i veshur si deputet. Kush e pret këtë edhe sot s’ka asnjë faj, por në fakt për mua pyetja a është I pafajshëm Tahiri nuk është aspak e lehtë.

Përgjigjen e Saimirit e kam dëgjuar edhe sy më sy edhe në publik, edhe më parë disa herë, është e njëjta siç e keni dëgjuar ju dhe tërë Shqipëria, asnjë fjalë më shumë asnjë më pak “me makinën kam gabuar por pa asnjë qëllim duke mos më shkuar mendja gjëkundi, asgjë nga këto tjerat nuk është e vërteta, zero”.

Mua sot nuk mund të më mjaftojë sot përgjigja e Saimir Tahirit, e kam të pamundur të mjaftohem me fjalën e tij  sepse akuzat janë gatuar në duart e një organi ligjzbatues. Ishte zhgënjimi më i rëndë dhe mësimi më i hidhur nëse do zbuloja në fund që Saimir Tahiri nuk është ai që unë njoh. Ju them, kushdo le të mendojë ç’të mendojë, jo e lëshoi, jo ia mblodhi Saja, nuk më intereson!

Për mua nga çasti i parë pas çlirimit të asaj çorbe deri kur të dalë e vërteta, pyetjes “a është i pafajshëm” nuk kam për t’iu përgjigjur duke sulmuar.

Boll e kam bërë avokatin e Saimirit për 4 vjet. E kam bërë me vetdijen më të plotë dhe pa ma kërkuar kurrë ai, Samiri e ka kërkuar dhe e ka thënë qartë që nuk ka nevojë që asnjë nga ne të bëjë avokatin e tij. E kam bërë me pasionin për të ndryshuar Shqipërinë dhe dinjitetin e policisë së shtetit. E kam bërë me mish e me shpirt pa shkëmbyer kurrë asnjë favor tjetër, përveç miqësisë, ideve dhe energjive. A jam pizhman sot? Jo nuk jam dhe skam si të jem. Gjithçka bëmë në një punë dreqi pa diskutim nuk kanë munguar gabimet.

Uroj me të gjithë qenien time të mos e kem pizhmanin e jetës time politike gjithçka i kam dhënë Saimir Tahirit.

Detyra jonë si avokat ka mbaruar ditën që Samiri pajtoi një avokat për të hyrë në betejën e drejtësisë. Kjo parti s’ka për t’u bërë asnjëherë mburoja e dikujt në emër të drejtësisë.

Drejtësi po, deri në fund, arbitraritet jo dhe ta harrojë kush e çon në mend./ Tirana Today

Tags: avokatinkryeministriramasaimir tahiri

TË LIDHURA

Mbahej i burgosur në Venezuelë, Ministria e Jashtme: Jozef Ndoci ndodhet i lirë dhe i sigurt
Aktualitet

Mbahej i burgosur në Venezuelë, Ministria e Jashtme: Jozef Ndoci ndodhet i lirë dhe i sigurt

19:16 | 16/01/2026
SPAK dhe BKH “zbarkojnë” në KULLËN “Alban Tower” në mes të Tiranës!
Aktualitet

SPAK dhe BKH “zbarkojnë” në KULLËN “Alban Tower” në mes të Tiranës!

18:44 | 16/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë
Aktualitet

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
Next Post
Rama: Refuzojmë kërkesën për arrestimin e Tahirit; 5 pikat ku biem dakord me Prokurorinë

Rama: Refuzojmë kërkesën për arrestimin e Tahirit; 5 pikat ku biem dakord me Prokurorinë

Basha thirrje BE-së dhe SHBA-ve: Ushtroni presion ndaj Ramës, po kërcënon drejtësinë!

Basha thirrje BE-së dhe SHBA-ve: Ushtroni presion ndaj Ramës, po kërcënon drejtësinë!

Rama përjashton Tahirin nga Partia Socialiste: Unë e dua Saimirin, por…

Rama përjashton Tahirin nga Partia Socialiste: Unë e dua Saimirin, por...







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Eliona Pitarka reagon e shokuar pas akuzave për dezinformim mbi dietat e fëmijëve
Showbizz

Eliona Pitarka reagon e shokuar pas akuzave për dezinformim mbi dietat e fëmijëve

by mirseda
22:10 | 16/01/2026
0

Eliona Pitarka ka reaguar publikisht pas deklaratës së mjekut ku ajo viziton vajzat, i cili u shpreh...

“Erdhe e paftuar në shtëpinë time”/ Limi ia thotë në sy Albës, shpërthen banorja

“Erdhe e paftuar në shtëpinë time”/ Limi ia thotë në sy Albës, shpërthen banorja

22:07 | 16/01/2026
Ervin Salianji: Bashkimi i opozitës dhe rotacioni, qëllimi i takimeve me strukturat e PD-së në Lezhë

Ervin Salianji: Bashkimi i opozitës dhe rotacioni, qëllimi i takimeve me strukturat e PD-së në Lezhë

21:59 | 16/01/2026
Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

21:01 | 16/01/2026
Tre protesta kundër Ramës, ja çfarë i ndan faktorët opozitarë

Tre protesta kundër Ramës, ja çfarë i ndan faktorët opozitarë

20:11 | 16/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com