Lulzim Basha ka thirrur në një mbledhje urgjente grupin e PD-së. Kjo mbledhje vjen një ditë pas kritikave publike, që Eduart Selami, Majlinda Bregu dhe Jozefina Topalli i bënë Bashës, lidhur me bojkotimin e zgjedhjeve.
Mësohet se mbledhja do të mbahet sot në orën 18.30, ndërsa pjesëmarrja është e detyrueshme.
Selami, Bregu dhe Topalli i kërkuan dje Bashës që të thërrasë forumet për vendimmarrjen e PD-së.
Vetë kreu i Partisë Demokratike ritheksoi sot se do vazhdojë t’i bojkotojë zgjedhjet, teksa foli në “Çadrën e Lirisë”, ndërsa zgjodhi që të mos u përgjigjej kritikave të deputetëve demokratë.