Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Lobimi në SHBA/ Basha paraqitet në Prokurorinë e Tiranës

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Lobimi në SHBA/ Basha paraqitet në Prokurorinë e Tiranës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbërritur në Prokurorinë e Tiranës. Ai u thirr pak ditë më parë, që të dëshmojë në cilësinë e të pandehurit lidhur me lobimin e PD-së në SHBA.

Basha duhej të paraqitej të hënën e shkuar në Prokurori, por iu përgjigj asaj me anë të një letre, me arsyetimin se prokuroria nuk i ka vënë në dispozicion dokumentacionin e kërkuar.

Ditën e djeshme, Prokuroria e Tiranës vendosi një afat, duke kërkuar që policia ta shoqërojë kryedemokratin me forcë në rast se ai nuk paraqitej për të dëshmuar deri më 21 Qershor, kur do të mbahet edhe protesta e 9 kombëtare e opozitës së bashkuar.

Basha ka vendosur sot të shkojë para prokurorëve, ku do të japë llogari për lobimin prej 650 mijë dollarësh në SHBA për fushatën e elektorale të vitit 2017.

Një ditë më parë, në prokurori u paraqit ish-deputeti demokrat Arben Ristani.  I marrë si i pandehur për këtë çështje nga organi i akuzës, Ristani theksoi se nuk ka asnjë dokument që të jetë marrë me dhënie-marrje të pagesave për lobimin në SHBA.

“Akuza, sipas tyre, është pastrim parash dhe falsifikim dokumentacioni, por po jua them edhe një herë, është akuzë e organizuar dhe e nxitur politikisht, sepse unë, si ish-Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, nuk kam asnjë dokument që të ketë të bëjë me dhënie apo marrje financash me çdo lloj organi, qoftë brenda vendit, qoftë jashtë vendit me individë”.

Letra që Basha i dërgoi Prokurorisë

Jam njohur me aktin “Ftesë për paraqitje” datë 12 Qershor 2019, përcjellë me shkresën nr. 645 Prot. të datës 12 Qershor 2019, nga ku kam konstatuar se më ftoni të paraqitem në vendin, datën dhe orën e caktuar, “për të më njoftuar akuzën dhe për t’u marrë në pyetje me cilësinë e të pandehurit”.

Siç ju dhe opinioni publik jeni në dijeni, unë jam paraqitur në organin e prokurorisë mbi këtë çështje sa herë është kërkuar, në përputhje me ligjin. Këtë e kam bërë në respekt të plotë të ligjit, pavarësisht se në të gjitha rastet, thirrja e Kryetarit të Opozitës në prokurori mbi këtë çështje, është bërë gjithmonë pas paralajmërimit disa ditë përpara nga Qeveria dhe sa herë kjo e fundit ka qenë nën akuzë publike për skandale kriminale apo korruptive.

Në lidhje me Ftesën për Paraqitje të datës 12 Qershor 2019, ju informoj se njoftimi juaj nuk përmbush detyrimin ligjor të Kodit të Procedurës Penale (KPP), neni 308, pika 3, i cili kërkon që ftesa për t’u paraqitur duhet të përmbajë “parashtrimin e përmbledhur të fakteve që rezultojnë nga hetimet e bëra deri në atë çast”.

Ju nuk keni parashtruar asnjë fakt që ka dalë nga hetimet në njoftimin tuaj, duke mos plotësuar detyrimet tuaja ligjore.

Për këtë arsye, akti juaj i njoftimit është absolutisht i pavlefshëm, sikurse përcakton neni 128/ pika 1 shkronja c, i KPP-së që parashikon se “aktet janë absolutisht të pavlefshme kur nuk respektohen dispozitat që lidhen me thirrjen e të pandehurit, viktimës ose praninë e mbrojtësit kur ajo është e detyrueshme.”

Për sa më sipër, duke konfirmuar gatishmërinë time për të zbatuar ligjin, kërkoj nga prokuroria që të bëjë të njëjtën gjë. Në këto kushte, kërkoj plotësimin e ftesës për paraqitje, siç ju detyron ligji, duke rikonfirmuar gatishmërinë time për t’u paraqitur sipas njoftimit të ri të dërguar nga ana juaj në përputhje me ligjin.

LULZIM BASHA

TË LIDHURA

Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”
Aktualitet

Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

21:03 | 07/02/2026
Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital
Aktualitet

Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

20:56 | 07/02/2026
I dehur në timon, arrestohet kryeinspektori i zjarrfikësve në Elbasan
Aktualitet

I dehur në timon, arrestohet kryeinspektori i zjarrfikësve në Elbasan

20:41 | 07/02/2026
Next Post
Tensione në Kamëz/ Policia hedh gaz lotsjellës, një efektiv humb ndjenjat (Video)

Tensione në Kamëz/ Policia hedh gaz lotsjellës, një efektiv humb ndjenjat (Video)

Saimir Tahiri: Disa personave u intereson zvarritja e gjyqit, kam dyshimet e mia

Saimir Tahiri: Disa personave u intereson zvarritja e gjyqit, kam dyshimet e mia

“Më thërrasin sa herë plasin skandale”, Basha: Dosja e montuar në zyrën e Ramës

“Më thërrasin sa herë plasin skandale”, Basha: Dosja e montuar në zyrën e Ramës







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026




TË FUNDIT

Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”
Aktualitet

Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

by mirseda
21:03 | 07/02/2026
0

Dy pajisje argëtuese për matjen e forcës së krahut, të njohura si “boxer” dhe të instaluara në...

Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

20:56 | 07/02/2026
I dehur në timon, arrestohet kryeinspektori i zjarrfikësve në Elbasan

I dehur në timon, arrestohet kryeinspektori i zjarrfikësve në Elbasan

20:41 | 07/02/2026
SHBA, Senati i Nju-Jorkut përkujton 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

SHBA, Senati i Nju-Jorkut përkujton 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

19:46 | 07/02/2026
Milano proteston kundër Olimpiadës 2026: Fonde pa përfitim ekonomik

Milano proteston kundër Olimpiadës 2026: Fonde pa përfitim ekonomik

19:38 | 07/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com