Safet Gjici investoi 120 mijë euro teksa ofroi në skuadër dy lojtarë ekspertë të Superligës, konkretisht Shkurtaj dhe Rroca. Por, duket se egoja e Gjicit është shumë e madhe dhe kërkon patjetër të sjellë titullin kampionat në Kukës.
Së fundmi, ai ka bërë një tjetër lëvizje teksa ka arritur të mbyllë një marrëveshje me ish-mesfushorin e Kombëtares, Valdet Rama.
Ky i fundit po ashtu ka pranuar ofertën e Gjicit, duke firmosur një kontratë të vlefshme deri në fund të këtij sezoni me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër vit. Rama pritet të përfitojë afro 9 mijë euro në muaj.