Këngëtari Frederik Ndoci denoncoi dje ndërprerjen nga policia për disa netë me radhë të performancës së tij në një lokal në Velipojë.
Ndoci e publikoi rastin në Facebook, ku la të kuptohej me anë të komenteve, se sipas tij, ishte Voltana Ademi ajo që i kishte dërguar policinë në lokal.
Disa orë pas këtyre akuzave, ka reaguar edhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, e cila e cilëson lajmin si të pavërtetë dhe qesharak.
Me anë të një postimi në Facebook, Ademi shkruan se Bashkia që ajo drejton ka shumë më shumë punë serioze se sa të merret me gënjeshtra.
Reagimi i Ademit: