Drejtori i Emergjencave në Ministrinë e Mbrojtjes, Haki Çako, shprehet se do të rinisin kërkimet tek rrënojat e hotelit Mira Mare në Durrës.
Teksa vëzhgonte prishjen e hotel Vila Verde në Durrës, Çako tha se në lidhje me këtë rast ka insistuar vetë pronari i hotelit. Çako deklaroi se të gjitha rastet do të vëzhgohen me kujdes, duke lënë të kuptohet se për çdo pretendim do të merret parasysh dhe do të punohet nga ekspertët e huaj dhe shqiptarë.
“Do ta vlerësojmë rastin. Nuk ka rezultuar të ketë persona. Por verimet do të jenë shumë të kujdesshme”, tha ai për Report Tv.