Urdhri i Stomatologëve që parashikon rritjen dyfish të çmimeve për shërbimet stomatologjike, duket se nuk është mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë.
Kjo e fundit është shprehur kundër vendimit të tarifave dysheme për shërbimet dentare. Burime i thanë “BalkanWeb” se vendimi i Urdhrit të Stomatologëve është i paaplikueshëm sepse nuk është tagër i këtij institucioni.
Nëse një mbushje dhëmbi para 1 janarit kushtonte 2 mijë lekë të reja, sot kjo shifër sipas Urdhrit të Stomatologëve do të kushtonte 4 mijë lekë të reja, ose 60 për qind më shtrenjtë.
Pavarësisht vendimit të urdhrit për rritje e çmimeve dysheme të shërbimeve bazë dentare, kjo nismë nuk mund të aplikohet pasi i mungojnë kompetencat vendimmarrëse.