Një aksion i madh policor ka ndodhur së fundmi në Tiranë, motivi i të cilit është sekuestrimi i pasurive që janë vënë në mënyrë të paligjshme.
Mësohet se Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 5 milionë euro pasuri të shtetasit Sokol Markut dhe vëllait të tij E.Marku.
Dy vëllezërit nga Mirdita janë hetuar në Spanjë për trafik droge dhe dyshohet se jepnin para me fajde.
Janë kapur në total 18 mjete luzose, 10 pasuri të paluajtshme dhe 2 biznese. 32-vjeçari Sokol Marku ka qenë i hetuar për drogë dhe për pastrim parash në Spanjë dhe në vendin tonë.
Operacioni është kryer në kuadër të ligjit antimafia që vijon të jetë në fuqi. Sokol Marku është një emër i njohur i botës së krimit, ku kryesor ka qenë trafikimi i lëndëve narkotike dhe pastrimi i parave.