E premte, 5 Mars, 2021
12 C
Tirana

Parlamenti grek voton zgjerimin në Jon/ Mitsotakis: Rama na dha të drejtë

Pas dy ditësh diskutime, parlamenti grek ka aprovuar më shumicë votash projektligjin me anë të të cilit, Greqia zgjeron ujërat e saj territoriale nga 6 ne 12 milje detare në detin Jon.

“Për herë të parë Greqia rritet me më shumë se 10% jo me pushtim, apo në dëm të shteteve të tjera , por në bazë të së drejtës ndërkombëtare”, ka deklaruar kryeministri Mitsotakis, ku i është referuar edhe deklaratës se homologut të tij shqiptar se ishte e drejta legjitime e Athinës ta kryente këtë proces, ashtu sic e ka kryer edhe Shqipëria para 30 vitesh.

Sipas kreut të qeverisë greke, votimi ka ardhur si rezultat i një sërë lëvizjesh të rëndësishme diplomatike dhe strategjike që ka bërë Greqia.

Ndër të tjera, Mitsotakis u shpreh se ligji qe zgjeron zonën ku ushtron sovranitetin e saj Greqia, do të zbatohet më vonë edhe në jug dhe lindje të Kretës.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ronaldo drejt largimit, Juventusi “piketon” ish-sulmuesin e Interit

Situata e pandemisë nuk i ka ndihmuar klubet e futbollit nga ana financiare të cilat duket se janë me humbje për shkak dhe të...

Serbia merr 500 mijë vaksina kineze/ Vuçiç: Presim dhe 13 milion të tjera

500,000 doza të tjera të vaksinës kineze “Sinofarm”, kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Serbi. Lajmin e ka dhënë presidenti serb Aleksandër Vuçiç, në një...

Fenomeni “Tirja”,/ Bushati: Ndodh kudo, në Gjermani doktori vrau 118 pacientë

Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati e ka quajtur të turpshme faktin e fokusimit të vëmendjes ndaj rastit të sanitares së Shefqet Ndroqi, Tire...

Ministri francez: Vaksinat ruse dhe kineze, rrezik për shëndetin publik

Një ministër i kabinetit francez u bëri thirrje vendeve të Bashkimit Evropian të mos i përdorin vaksinat ruse ose kineze për COVID-19n, nëse ato...

Meta: Kush nuk voton, s’ka të drejtë të ankohet për pasojat e qeverisjes

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ka bërë thirrje shqiptarëve për të votuar masivisht në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Sipas Metës, ai qytetar që...