E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Dy tornado godasin Kinën, 10 viktima dhe mbi 300 të plagosur

Një valë e ashpër e motit të keq goditi Kinën qendrore dhe lindore gjatë natës, duke u pasuar me dy tornado të mëdha, të cilat shkaktuan dëme shumë serioze dhe morën jetë njerëzish.

Një nga dy tornadot goditi Wuhan-in, kryeqytetin e provincës Hubei, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Furtuna e erës ka rrëzuar pemët dhe shtyllat e dritës, ka dëmtuar strukturat dhe shtëpitë e shumta.

Rreth 30 shtëpi u shembën, dhe një vinç i madh u shemb në një kantier ndërtimi. Numri i të vdekurve është të paktën 6 dhe rreth 200 të plagosur, shkruan Inmeteo.

Një tjetër tornado, ndoshta më intensiv, goditi pastaj qytetin e Suzhou, afër Shangait, në lindje të Wuhanit. Në këtë rast, erërat e erës u regjistruan edhe mbi 200 kilometra në orë (tornado e mundshme e kategorisë F2). 4 persona u vranë dhe një është zhdukur. Rreth 130 u plagosën , shumica e tyre lehtë.

Numri i përgjithshëm i valës së motit të keq është 10 viktima dhe mbi 300 të plagosur, por mund të përkeqësohet me kalimin e orëve, pasi zjarrëfikësit janë në kërkim nën rrënoja.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   Gati 50,000 kafshë të gjalla kanë qenë në shitje në Vuhan para pandemisë

Asisti i Shaqirit nuk mjafton, Zvicra ndalet nga Uellsi (Video)

Përfundon ndeshja e dytë e kampionatit europian ''EURO 2020''. Ndeshja e vlefshme për grupin A, midis Uellsit dhe Zvicrës është mbyllur në barazim, me...

Zgjedhje për kreun e ri/ Gjana: Komisionerët e kandidatëve vetëm nga degët e PD

Komiosionerët e çdo kandidati për kryetar në PD duhet të jenë anëtarë të degës përkatëse të PD-së ku do propozohen për këtë proces. Ka...

Asnjë viktimë nga koronavirusi, 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19, nga 2.916 testime...

”Shpresoj të mos jetë si Trump”/ Putin flet për Biden para takimit në Gjenevë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shpreson se homologu i tij amerikan, Joe Biden, do të jetë më pak impulsiv se paraardhësi i tij, Donald...

Të shtëna me armë në SHBA, 13 të plagosur, autori ende i lirë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një person ka shtënë me armë duke lënë të...